Kosova Postuar më 1 Gusht 2024, 10:14

632,67 mln euro remitanca në 6 muaj - Rriten dërgesat e emigrantëve në Kosovë kundrejt vitit të kaluar

Nga SCAN TV
632,67 mln euro remitanca në 6 muaj - Rriten dërgesat e

Dorian Koça/SCAN

 

Remitancat në Kosovë kanë regjistruar vlera të larta në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se dërgesat e emigrantëve deri në maj 2024 arritën në 512.96 milionë euro, 9.56 milionë euro ose 1.9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Ndërsa, sipas vlerësimeve paraprake remitancat për muajin qershor ishin rreth 119.71 milionë euro, duke arritur kështu vlerën për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 në 632.67 milionë euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit qershor kanë qenë përmes institucioneve financiare jo banka 60.14%, përmes bankave komerciale 15.5% dhe kanaleve tjera 24.36%.

Dërgesat e emigrantëve në Kosovë për vitin 2023 regjistruan rekordin e gjashtë viteve të fundit duke arritur në rreth 1,344 miliardë euro, ose 10% më shumë se viti paraardhës.

Remitancat në Kosovë vijojnë të vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, që përbëjnë rreth 55% të totalit, ndjekur nga SHBA dhe vendet e tjera të Eurozonës.

Ndërkohë, investimet direkte në Kosovë deri në fund të majit 2024 ishin 341.22 milionë euro, në rritje prej 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit kaluar dhe investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 84.14 milionë euro.

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...