Abuzimi me mikrokreditë, Presidenti Begaj-Kuvendit: Nevojitet reagim i fortë. Kuvendi, adresa e saktë për t’i dhënë fenomenit zgjidhje

Presidenti i Republikës u komunikoi sot komisioneve parlamentare të ligjeve dhe të ekonomisë gjetjet dhe konstatimet lidhur me trajtimin që i është bërë të ashtuquajturit “skandali me mikrokreditë” nga institucionet publike të vendit.
Gjetjet dhe konstatimet, sipas njoftimit të presidencës vijnë pas komunikimit institucional dhe informimit nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Drejtësisë për hapat e ndërmarra prej tyre në përballimin e situatës.
Bashkë me shqetësimin për pasojat e rënda që kjo skemë abuzive ka ngarkuar në shpinën e një numri tejet të lartë qytetarësh, të cilët u përkasin shtresave vulnerabël dhe pa mjete mbrojtëse, Presidenti i Republikës sensibilizon për nevojën për një reagim të fortë, të bashkërenduar dhe efikas të të gjithë strukturave kompetente, për të dominuar jo vetëm këtë skemë abuzimi, por për të siguruar që të tilla ngjarje në të ardhmen të parandalohen në gjenezë.
“Komisionet parlamentare disponojnë instrumenta të mjaftueshme ligjore për të mbikëqyrur reagimin institucional dhe për të udhëhequr procesin e përmirësimeve ligjore” shkruhet në njoftimin e Presidencës.
“Analiza e ngjarjeve më bën të besoj se “grabitja me mikrokreditë” nuk duhet të perceptohet thjesht si një çështje penale që duhet të ndjekë rrugën e vet procedurale, por rasti duhet të shihet në një këndvështrim më të gjerë. Rasti kërkon vlerësim edhe në këndvështrimin administrativ për të parë shkallën e funksionimit të mekanizmave mbikëqyrës ligjorë, sepse mund të ketë nevojë për korrigjime dhe përmirësime, me qëllim që të parandalohet shumëfishimi i modelit abuzues dhe kërcënimi që ai sjell për stabilitetin dhe sigurinë kombëtare.
Nga pozicioni zyrtar jam përpjekur të zhvilloj dialog konstruktiv institucional me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, dhe Ministrin e Drejtësisë, z. Ulsi Manja, për të kuptuar dhe vlerësuar në thellësi ngjarjet dhe fenomenin. Shfrytëzoj rastin për të falënderuar publikisht dy titullarët e institucioneve për bashkëpunimin, transparencën dhe sinqeritetin e këtij komunikimi” shkruhet në komunikimin e Presidentit Begaj.
Sipas kreut të shtetit, ndjeshmëria publike ndaj abuzimit me administrimin e kredive me probleme është shumë e lartë dhe shqetësimi qytetar është legjitim.
“Çështja do të krijojë qetësi kur publiku të perceptojë se institucionet janë në sintoni të plotë me këtë shqetësim, kanë identifikuar dhe po punojnë për zgjidhjet e duhura. Qytetarët kanë nevojë të kuptojë se shteti dhe institucionet janë me ta dhe kundër abuzuesve. Kjo çështje nuk zgjidhet me politizim apo me retorikë të panevojshme. Kuvendi është adresa më e saktë dhe më kompetente për t’i dhënë fenomenit zgjidhjen e plotë, të suksesshme, përfundimtare e të pakthyeshme” shkruhet më tej në komunikimin e Presidentit.
Sondazh

EU4Schools, 57 objekte arsimore të përfunduara deri tani!
Përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, UNDP Albania nënvizon se 57 objekte arsimore kanë......

Çmimet e naftës rriten - Tensionet në Lindjen e Mesme rëndojnë mbi investitorët
Edel Strazimiri/ SCAN Çmimet e naftës së papërpunuar amerikane, njohur gjithashtu si WTI, u rrit 3.56% në 77.39 dollarë për fuçi, ndërsa Brent u rrit......

Inflacioni i Eurozonës rritet edhe në korrik: A janë në rrezik uljet e normave të BQE-së?
Edel Strazimiri / SCAN Inflacioni në eurozonë u rrit sërish në korrik, duke sfiduar pritshmëritë e ekonomistëve dhe duke ngritur disa pikëpyetje në......

Transporti me tren, shifra modeste - Ecuria e projekteve që synojnë përmirësimin e transportit të mallrave dhe pasagjerëve
Ola Mitre / SCAN Mungesa e infrastukturës hekurudhore e ka çuar këtë transport drejt rënies së vazhdueshme, teksa shifrat e pasagjerëve janë tejet të......

Sa mallra u transportuan përmes detit? - Koksi dhe produktet e rafinuara të naftës zënë shumicën e volumit
Ledina Elezi/SCAN Volumi i mallrave të tregtuara me det, duke përfshirë mallrat e eksportuara dhe të importuara, arriti në 1.546,3 mijë ton në......

Emërohen drejtorët e rinj të institucioneve - Porti i Durrësit, AKBN, Kadastra dhe IKMT
Ndryshimet në kabinetin qeveritar, kanë sjellë lëvizje në drejtimin e disa institucioneve. Pas emërimit të Pirro Vëngut, në postin e ministrit të......

Për çfarë u përdor huaja bankare? - Rekord financimi për individët dhe bizneset në qershor
Armela Duka/SCAN Kredia e re për muajin qershor, fiksohet pranë 31 miliardë lekëve, ose rreth 309 milionë euro. Qershori është një prej muajve që......

Pasagjerët nga ajri shënojnë rritje në 64.7% - INSTAT: Tregtia e mallrave arriti në 571 ton
Diamila Leka/ Scan Në tremujorin e dytë të këtij viti, transporti ajror ka shënuar rritje me 64.7% nga ku kanë udhëtuar me linja ajrore 2.879.158......