Transporti me tren, shifra modeste - Ecuria e projekteve që synojnë përmirësimin e transportit të mallrave dhe pasagjerëve

Ola Mitre / SCAN
Mungesa e infrastukturës hekurudhore e ka çuar këtë transport drejt rënies së vazhdueshme, teksa shifrat e pasagjerëve janë tejet të ulta, në raport me transportin rrugor dhe atë ajror. Aktualisht janë disa projekte ku kanë nisur punimet apo janë hedhur hapa drejt projektimit apo financimit të tyre, por deri në përfundim të tyre gjatësia e rrjetit hekurudhor në shfrytëzim në vend mbetet vetëm 253 km. Gjithsesi, teksa shifrat janë tejet të ulta, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar sivjet është shënuar një përmirësim i lehtë.
Kështu, në 4 linjat e shfrytëzueshme Kufi- Gjorm, Durrës–Elbasan, Rogozhinë-Fier dhe Fier-Vlorë, gjatë periudhës prill–qershor të këtij viti u transportuan 143 mijë ton mallra apo 2.8 % më shumë në krahasim me tremujorin e dytë 2023. Ndërkohë që, numri i pasagjerëve për këtë periudhë u regjistrua në 4091, duke shënuar rritje me 24.3 %, krahasuar me 3-mujorin e dytë 2023.
Përmirësimi i i kësaj situate pritet të vijë pas vënies në funksion të linjës së re hekurudhore Tiranë –Durrës dhe degëzimit të ri drejt Rinasit, punimet e së cilës pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm.
Paralelisht, është siguruar financimi për rehabilitimin e hekurudhës Vorë – Hani i Hotit, teksa punimet parashikohet të nisn vitin që vjen dhe të përfundojnë në viti 2030. Një tjetër projekt është edhe lidhja hekurudhore Durrës-Prishtinë, që gjithsesi është në fazë projektimi.
Ndërkaq, edhe më i largët duket projekti i hekurudhës Shqipëri – Greqi, me një gjatësi prej 130 km. Rreth 3 vjet më parë, Bashkimi Evropian hapi procedurën për vlerësimin e investimit, por deri më tani nuk ka njoftime publike mbi avancimin e projektit.
Sondazh

Sa mallra u transportuan përmes detit? - Koksi dhe produktet e rafinuara të naftës zënë shumicën e volumit
Ledina Elezi/SCAN Volumi i mallrave të tregtuara me det, duke përfshirë mallrat e eksportuara dhe të importuara, arriti në 1.546,3 mijë ton në......

Emërohen drejtorët e rinj të institucioneve - Porti i Durrësit, AKBN, Kadastra dhe IKMT
Ndryshimet në kabinetin qeveritar, kanë sjellë lëvizje në drejtimin e disa institucioneve. Pas emërimit të Pirro Vëngut, në postin e ministrit të......

Për çfarë u përdor huaja bankare? - Rekord financimi për individët dhe bizneset në qershor
Armela Duka/SCAN Kredia e re për muajin qershor, fiksohet pranë 31 miliardë lekëve, ose rreth 309 milionë euro. Qershori është një prej muajve që......

Pasagjerët nga ajri shënojnë rritje në 64.7% - INSTAT: Tregtia e mallrave arriti në 571 ton
Diamila Leka/ Scan Në tremujorin e dytë të këtij viti, transporti ajror ka shënuar rritje me 64.7% nga ku kanë udhëtuar me linja ajrore 2.879.158......

Ministrat e rinj betohen në Presidencë - Pas votimit një ditë më parë në Kuvend
Diamila Leka/SCAN Një ditë pas votimit në Kuvend të ndryshimeve në qeveri, katër ministrat e rinj të ekzekutivit janë betuar përpara Presidentit të......

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rënie këtë mëngjes duke humbur pikë nga rritja që shënoi ditën e djeshme teksa është blerë sot me 92.1 lekë dhe është......

Legalizimet, ATP hap aplikimet për fondin 5 mln USD - Skema për pronarët që preken nga ndërtimet pa leje, dokumentet që duhen
Ada Hazizolli/SCAN Prej reformës së ndërmarrë në 2014-n, duket që e vetmja skemë, e cila ka funksionuar ka qenë ajo për kompensimin e pronarëve, të......

20.47% më tepër kontrata për “Karton Jeshil” - Flukset e larta hyrëse sollën një “boom” kërkesash për sigurim kufitar
Ledina Elezi/SCAN Rekordit të flukseve hyrëse dhe dalëse të shtetasve shqiptarë dhe të huaj në gjashtë muajt e parë të vitit 2024, i është përgjigjur......