Shqipëria Postuar më 31 Korrik 2024, 12:51

Emërohen drejtorët e rinj të institucioneve - Porti i Durrësit, AKBN, Kadastra dhe IKMT

Nga SCAN TV
Emërohen drejtorët e rinj të institucioneve - Porti i

 

Ndryshimet në kabinetin qeveritar, kanë sjellë lëvizje në drejtimin e disa institucioneve. Pas emërimit të Pirro Vëngut, në postin e ministrit të Mbrojtjes, në krye të Autoritetit Portual Durrës, është vendosur Kreshnik Bajraktari, i cili ka mbajtur më parë detyrën e këshilltarit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ai ka një eksperiencë të gjatë në fushën e transporteve dhe ka drejtuar për 8 vite qendrën e trafikut urban në kryeqytet. Bajraktari ka përfunduar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Pas emërimit të Petrit Malaj Ministër i Financave, në krye të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, është vendosur Erlind Sulo, i cili prej pak muajsh drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare.

Pas emërimit të Ervin Hoxhës Ministër i Brendshëm, në krye të Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit është rikthyer Dallëndyshe Bici. Vendin e lënë vakant nga kjo e fundit në drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e ka zënë Lorena Goxhobelli, e cila pas disa detyrave të rëndësishme në administratën publike, prej qershorit 2022 shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit të Mbrojtjes.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat