Për çfarë u përdor huaja bankare? - Rekord financimi për individët dhe bizneset në qershor

Armela Duka/SCAN
Kredia e re për muajin qershor, fiksohet pranë 31 miliardë lekëve, ose rreth 309 milionë euro. Qershori është një prej muajve që historikisht është karakterizuar nga një kërkesë e lartë për financim. Nëse analizojmë historikun e kredisë së re nga qershori i vitit 2016, konstatojmë se qershori i vitit aktual ka siguruar rekord pasi është 48.7% më i lartë se 8 vite më parë. Shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë të analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel” konfirmojnë edhe njëherë rolin e sektorit bankar në mbarëvajtjen e ekonomisë gjatë kësaj periudhe.
Rritja e ndjeshme e kreditimit gjatë qershorit në terma mujorë nuk ka qenë e njëjtë si për bizneset, ashtu edhe për individët. Gjatë këtij muaji janë dhënë nga bankat 22.2 miliardë lekë hua për bizneset dhe 8.8 miliardë lekë për individët.
Por për çfarë u përdor huaja nga individët? Kredia për blerje banesash duket se vazhdon të udhëheqë tendencën. Përkatësisht 49% e kredisë së marrë investohet në blerjen e pasurive të paluajtshme. Shifrat tregojnë se kryesisht individët kanë preferuar që kryesisht huanë ta marrin në monedhën vendase. Konkretisht, nga 8.8 miliardë lekë, huaja e marrë në lekë rezulton të jetë afro 6.9 miliardë, ndërsa në euro, afro 1.8 miliardë lekë.
Edhe pse vërehet një rënie e vogël e vrullit të muajve të mëparshëm, kryesisht efekt sezonal, kredia e re për blerje banese këtë qershor regjistron gjithashtu një rekord të ri, si në euro, ashtu edhe në lekë. Lidhur me qëllimet e tjera të përdorimit të huasë vëmë re se një pjesë e konsiderueshme e saj është përdorur për mallra jo të qëndrueshëm, dhe më pak për mallra të qëndrueshëm.
Nga ana tjetër, bizneset shpenzuan më shumë për blerje pajisjesh dhe pasuri të paluajtshme. Vlera e përdorur për këto kategori arrin në afro 2 miliardë lekë.
Sondazh

Pasagjerët nga ajri shënojnë rritje në 64.7% - INSTAT: Tregtia e mallrave arriti në 571 ton
Diamila Leka/ Scan Në tremujorin e dytë të këtij viti, transporti ajror ka shënuar rritje me 64.7% nga ku kanë udhëtuar me linja ajrore 2.879.158......

Ministrat e rinj betohen në Presidencë - Pas votimit një ditë më parë në Kuvend
Diamila Leka/SCAN Një ditë pas votimit në Kuvend të ndryshimeve në qeveri, katër ministrat e rinj të ekzekutivit janë betuar përpara Presidentit të......

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rënie këtë mëngjes duke humbur pikë nga rritja që shënoi ditën e djeshme teksa është blerë sot me 92.1 lekë dhe është......

Legalizimet, ATP hap aplikimet për fondin 5 mln USD - Skema për pronarët që preken nga ndërtimet pa leje, dokumentet që duhen
Ada Hazizolli/SCAN Prej reformës së ndërmarrë në 2014-n, duket që e vetmja skemë, e cila ka funksionuar ka qenë ajo për kompensimin e pronarëve, të......

20.47% më tepër kontrata për “Karton Jeshil” - Flukset e larta hyrëse sollën një “boom” kërkesash për sigurim kufitar
Ledina Elezi/SCAN Rekordit të flukseve hyrëse dhe dalëse të shtetasve shqiptarë dhe të huaj në gjashtë muajt e parë të vitit 2024, i është përgjigjur......

Ervin Mete në përcjelljen e detyrës: Ishte rrugëtim konsolidues për institucionin dhe financat publike!
E . S /SCAN Ervin Mete i përcjell detyrën Ministrit të ri të Financave, Petrit Malaj, pas votimit në Kuvend dhe ceremonisë së betimit në Presidencë. Në......

Rekord falsifikimi i vajit të ullirit në Europë - Me rritjen e çmimeve, shtohen dhe rastet e mashtrimeve në tremujorin e parë
Dorina Kurtaj / SCAN Vendoset një rekord i ri në Bashkimin Europian: Regjistrimet e mashtrimeve dhe falsifikimit të vajit të ullirit, pasi çmimi i......

Shpenzimet ushtarake globale shënojnë rekord të ri - Arritën rekordin 2.3 trilionë USD. SHBA në krye të listës, rritet Europa
Dorina Kurtaj / SCAN Shpenzimet ushtarake globale arritën një rekord prej 2.3 trilion dollarësh në vitin 2023, mes një përkeqësimi të paqes dhe......