Sa mallra u transportuan përmes detit? - Koksi dhe produktet e rafinuara të naftës zënë shumicën e volumit

Ledina Elezi/SCAN
Volumi i mallrave të tregtuara me det, duke përfshirë mallrat e eksportuara dhe të importuara, arriti në 1.546,3 mijë ton në tremujorin e dytë të këtij viti, tregues ky që është rritur me përafërsisht 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Konkretisht, volumi i mallrave të eksportuara me det zë 40,6% ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të eksportuara. Ndërsa, mallrat e importuara zunë pothuajse 65% ndaj gjithë totalit të volumit të mallrave të importuar në tremujorin e dytë të vitit.
Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit në Sarandë, janë katër portet detare të cilët shërbejnë për transport mallrash. Vetëm nga Porti i Durrësit, i cili konsiderohet porti kryesor në vend, janë transportuar gati 95% e volumit të mallrave të transportuar me det gjatë tremujorit të dytë 2024, ose 2.034 mijë ton mallra, volum që është rritur me 26,5%, vlerësuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Po cilat janë llojet kryesore të mallrave të transportuara përmes rrugëve detare?
Referuar të dhënave zyrtare nga INSTAT, rreth 17% e mallrave të transportuara nga portet ishin koksi dhe produktet e rafinuara të naftës. Ndërkohë, grupi "Produkte të tjera minerale (jo metalike)" përbën 14,2% të mallrave të transportuara. Metalet bazë, produktet metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve, zënë 11,2 % të totalit, ndërsa grupi i mallrave "Qymyr dhe linjit, naftë bruto dhe gaz natyror" përbën vetëm 9% të mallrave të transportuar.
Së fundmi është hapur edhe gara ndërkombëtare për portin e ri tregtar në Porto Romano, i cili pritet ta kthejë Shqipërinë në një pikë strategjike për tregtinë dhe sigurinë në të gjithë rajonin, duke nxitur flukse të reja tregtare dhe shkëmbimesh.
Sondazh

Emërohen drejtorët e rinj të institucioneve - Porti i Durrësit, AKBN, Kadastra dhe IKMT
Ndryshimet në kabinetin qeveritar, kanë sjellë lëvizje në drejtimin e disa institucioneve. Pas emërimit të Pirro Vëngut, në postin e ministrit të......

Për çfarë u përdor huaja bankare? - Rekord financimi për individët dhe bizneset në qershor
Armela Duka/SCAN Kredia e re për muajin qershor, fiksohet pranë 31 miliardë lekëve, ose rreth 309 milionë euro. Qershori është një prej muajve që......

Pasagjerët nga ajri shënojnë rritje në 64.7% - INSTAT: Tregtia e mallrave arriti në 571 ton
Diamila Leka/ Scan Në tremujorin e dytë të këtij viti, transporti ajror ka shënuar rritje me 64.7% nga ku kanë udhëtuar me linja ajrore 2.879.158......

Ministrat e rinj betohen në Presidencë - Pas votimit një ditë më parë në Kuvend
Diamila Leka/SCAN Një ditë pas votimit në Kuvend të ndryshimeve në qeveri, katër ministrat e rinj të ekzekutivit janë betuar përpara Presidentit të......

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rënie këtë mëngjes duke humbur pikë nga rritja që shënoi ditën e djeshme teksa është blerë sot me 92.1 lekë dhe është......

Legalizimet, ATP hap aplikimet për fondin 5 mln USD - Skema për pronarët që preken nga ndërtimet pa leje, dokumentet që duhen
Ada Hazizolli/SCAN Prej reformës së ndërmarrë në 2014-n, duket që e vetmja skemë, e cila ka funksionuar ka qenë ajo për kompensimin e pronarëve, të......

20.47% më tepër kontrata për “Karton Jeshil” - Flukset e larta hyrëse sollën një “boom” kërkesash për sigurim kufitar
Ledina Elezi/SCAN Rekordit të flukseve hyrëse dhe dalëse të shtetasve shqiptarë dhe të huaj në gjashtë muajt e parë të vitit 2024, i është përgjigjur......

Ervin Mete në përcjelljen e detyrës: Ishte rrugëtim konsolidues për institucionin dhe financat publike!
E . S /SCAN Ervin Mete i përcjell detyrën Ministrit të ri të Financave, Petrit Malaj, pas votimit në Kuvend dhe ceremonisë së betimit në Presidencë. Në......