Bota Postuar më 31 Korrik 2024, 16:57

Çmimet e naftës rriten - Tensionet në Lindjen e Mesme rëndojnë mbi investitorët

Nga SCAN TV
Çmimet e naftës rriten - Tensionet në Lindjen e Mesme

Edel Strazimiri/ SCAN

 

Çmimet e naftës së papërpunuar amerikane, njohur gjithashtu si WTI, u rrit 3.56% në 77.39 dollarë për fuçi, ndërsa Brent u rrit me 3.08% në 80.48 dollarë, pasi tensionet në Lindjen e Mesme po nxisin paqëndrueshmërinë e tregut.

Kjo vjen pasi Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei është betuar për hakmarrje ndaj Izraelit për vrasjen e shefit politik të Hamasit, në një vrasje shokuese që rrezikon përshkallëzimin e konfliktit.

Khamenei tha se Izraeli "përgatiti një dënim të ashpër për veten" pasi Ismail Haniyeh u vra në një sulm ajror para agimit në kryeqytetin iranian Teheran të mërkurën.

"Ne e konsiderojmë hakmarrjen e tij si detyrën tonë," tha Khamenei në një deklaratë në faqen e tij zyrtare, duke thënë se Haniyeh ishte "një mysafir i dashur në shtëpinë tonë".

Komentet e tij erdhën pasi Hamasi e vuri fajin për sulmin në këmbët e Izraelit.

Në një deklaratë, grupi tha se Haniyeh u vra "në një sulm ajror sionist në rezidencën e tij në Teheran pasi ai mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit".

Izraeli ishte zotuar se do të vriste Haniyeh dhe liderë të tjerë të Hamasit lidhur me sulmin e grupit në Izrael më 7 tetor.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat