Shqipëria Postuar më 31 Korrik 2024, 15:51

EU4Schools, 57 objekte arsimore të përfunduara deri tani!

Nga SCAN TV

 

Përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, UNDP Albania nënvizon se 57 objekte arsimore kanë përfunduar deri në tani në kontekstin e Programit “EU4Schools”, “BE për Shkollat”.

Objektet arsimore janë ndërtuar sipas parimeve bazë të “Rindërtojmë më mirë” dhe “Rindërtojmë së bashku” duke mishëruar standardet më të larta bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor.

UNDP Albania njofton njëkohësisht se 5 objekte të tjera janë momentalisht në proces rindërtimi dhe/ose riparimi.

Programi “EU4Schools” financohet nga Bashkimi Evropian me 75 milion Euro dhe zbatohet nga UNDP Albania në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare. Ky program nuk synon vetëm të rindërtojë dhe/apo të riparojë 60+ strukturat arsimore të dëmtuara nga tërmeti shkatërrues i vitit 2019-të, por edhe të ngjallë shpresë te komunitetet e prekura me përfitues të drejtpërdrejtë 25,000 nxënës, fëmijë dhe mësues.

Për të ndjekur në kohë reale informacione të përditësuara, statistika, raporte apo fakte, si dhe ecurinë e deritanishme të “EU4Schools”, portali www.eu4schoolsportal.al është një dritare mjaft e mirë transparenceje dhe llogaridhënieje për publikun dhe gjithë palët e interesuara.

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video