Shqipëria Postuar më 6 Prill 2023, 09:32

40% e rekomandimeve të Këshillit të Investimeve, të pazbatuara - Raporti/ Temat që kryesojnë listën. Kritika, Kadastrës dhe Ministrisë së Turizmit e Mjedisit

Nga SCAN TV
40% e rekomandimeve të Këshillit të Investimeve, të

40% e rekomandimeve të dhëna nga Këshilli i Investimeve, që ka si synim intensifikimin e dialogut mes qeverisë dhe sektorit privat, nuk janë përmbushur, ndërsa 16% e tyre janë në proces zbatimi. Të dhënat i përkasin një raporti monitorimi, të publikuar nga vetë Këshilli ndërsa mbulojnë periudhën 2015-2022, gjatë së cilës janë dhënë në total 295 rekomandime.

Tematikat me numrin më të lartë të rekomandimeve të pazbatuara aktualisht janë “Potenciali i investimeve dhe sektorët prioritarë”, me 15% të totalit të rekomandimeve, “Siguria juridike mbi pronën”, me 14% dhe “Promovimi i Investimeve në Agropërpunim”, me 8%.

Në raport, vlerësohen pozitivisht disa institucione, që në vitet e mëparshëm kanë qenë pasivë, sikur është Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Inspektorati Qendror, Agjencia Për Zhvillimin e Territorit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Ndërkohë që, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit kritikohen për mungesën e reagimit.

“Pas shumë përpjekjesh për marrje informacioni nuk u arrit dot shkëmbim informacioni dhe janë ndër institucionet me një numër të konsiderueshëm rekomandimesh”, - thuhet ndër të tjera në raport.

Ndërkaq, për vitin 2022, fushat kryesore të ndërhyrjes, bazuar në rekomandimet e Këshillit të Investimeve janë ndryshimet ligjore në drejtim të inovacionit në sipërmarrje, ndryshime ligore në drejtim të nxitjes së investimeve në agro-pëprunim, ndërhyrje të mëtejshme në funksionalitetet e platformës e-Leje, dixhitalizim i procedurave të rimbursimit të TVSH-së, etj.

Ola Mitre /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat