370 milionë euro për 120 km hekurudhë - Spahiu: Investime të jashtëzakonshme, sfidë elektrifikimi

“Infrastruktura hekurodhore në Shqipëri po modernizohet dhe brenda 10 vitesh, do të kemi një rrjet të rivitalizuar’’. Kështu ka thënë për SCAN TV eksperti i hekurudhave njëherazi administrator i rrjetit të transportit hekurudhor Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë, Dritan Spahiu. Elektrifikimi i rrjetit mbetet një sfidë për transportin hekurudhor, ku lidhja me tregun rajonal sipas Spahiut do të sjellë zhvillim të madh ekonomik.
“Elektrifikimi i rrjetit është sfidë. Kjo do të bëjë të mundur përfitimin në mjedis, por dhe lidhjen me rrjetin rajonal e më gjerë. Me modernizmin e hekurudhave, për 5-10 vite do të kemi një sektor tërsisht të rivitalizuar. Kryesisht distancat e lëvizjes janë të shkurtra në Shqipëri, por çfarëdo kosto që të ketë në fillim, sepse dihet se janë shumë të larta, por mos harrojmë se përfitimet në të ardhmen do të jenë shumë më të mëdha. E vetmja linjë që bën transport mallarash në vend, është Fier -Vlorë me mbi 500 mijë ton/në vit.’’- ka thënë Spahiu.
Spahiu ka vlerësuar projektet, Vorë-Hani Hotit dhe Durrës-Prishtinë duke i cilësuar si investime të jashtëzakonshme.
‘’Trasporti hekurudhor sfidon transportin rrugor, pra po bëhen investime të jashtëzakonshme. Për rikonstruksionin e linjës Vorë -Hani Hotit, do shpenzohen 370 mln euro për 120 km, për Durrës -Tiranë fondi 80 mln euro. Transporti i mallrave është shumë i rëndësishëm, sepse të lidh me tregun ndërkombëtar hekurudhor, përfitojmë dhe nga tranziti. Vendi jo vetëm lidhet me Malin e Zi, por do lidhemi dhe me Kosovën, si dhe me Maqedoninë e Veriut. Këto tre lidhje do plotësojnë interaktivitetin e rrjetit tonë me atë ndërkombëtar. Po vlerësojmë edhe lidhjen me Greqinë, por jemi në hapa shumë fillestar për të parë se sa leverdi ka. Ndërkohë, janë avancuar negociatat për lidhjen me Maqedoninë e Veriut. Deri në Pogradec është linja ekzituese, por ka nevojë për rehabilitime të thella”- shton Spahiu.
Sa i takon rrjetit hekurudhor në jug të vendit, Spahiu thotë se është bërë një investim mbi 10 mln euro për rehabilitimin e linjës Fier -Vlorë, por duhet të bëhet dhe lidhja Fier-Durrës për të patur ndërveprim.
Alida Lula / SCAN
Sondazh

BB: Shqipëria, vendi me energjinë më të pastër - Studimi: Emetimet nga vendi ynë përbëjnë 0.02% të emetimeve globale
Ndërprerja e furnizimit të Europës me gas rus në vitin 2022 solli jo vetëm një krizë energjetike me pasoja të rënda, por edhe rikthehu burimet alternative të......

Analiza/ Shqiptarët, kursimet në valutë, huatë në lekë 54,3% e depozitave janë në monedha të huaja. Kredia, vetëm 47,1%
Luhatjet e mëdha të monedhës së përbashkët europiane gjatë vitit të kaluar, kanë ndikuar edhe në sjelljen e shqiptarëve. Kundrejt euros, leku u mbiçmua gjatë......

Përmirësohen treguesit e varfërisë - Por, ende regjistrohen rreth gjysmë milionë shqiptarë në “rrezik"
Sipas të dhënave nga “Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës” të publikuar nga INSTAT për vitin 2022, rreth 577 mijë shqiptarë, ose më shumë se gjysmë......

Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë - Hapet tenderi 1.8 mln euro, HSH: Elektrifikim dhe rikonstruksion i trasesë në 40 km
Hekurudha Shqiptare po kërkon një konsulent për shërbimet mbështetëse dhe mbrojtëse, në kuadër të projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore nga Durrësi......

Investimet në gazifikimin e vendit - Rama, në Azerbajxhan: Gati studimi për Korçën. Balluku: Rrisim sigurinë energjetike
Studimi i gazifikimit të zonës së Korçës është gati, ndërkohë që është drejt përfundimit dhe studimi i tubacionit lidhës të TAP-it me TEC-in e Vlorës. Teksa......

Përkeqësohet treguesi i ndjesisë ekonomike - Vrojtimi i BSH, u ndikua nga konsumatorët, industria, shërbimet dhe tregtia
Treguesi i ndjesisë ekonomike vijoi në rënie edhe gjatë muajit shkurt. Të dhënat e vrojtimit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se për muajin e dytë të vitit ky......

Hidrocentrali 1200 MW me pompim - Statkraft nis studimin për Moglicën
Kompania norvegjeze Statkraft, që operon në Shqipëri me hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës, do të zgjerojë kapacitetet e saj prodhuese në vend, përmes një......

Aktiviteti i paligjshëm i kriptove, lidhje me terrorizmin - Mbi 60%, pjesë e grupeve të sanksionuara, ose në listën e zezë
Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga “Chainalysis”, subjektet e sanksionuara, si ato të lidhura me grupet e hakerëve të Koresë së Veriut dhe......