Investimet në gazifikimin e vendit - Rama, në Azerbajxhan: Gati studimi për Korçën. Balluku: Rrisim sigurinë energjetike

Studimi i gazifikimit të zonës së Korçës është gati, ndërkohë që është drejt përfundimit dhe studimi i tubacionit lidhës të TAP-it me TEC-in e Vlorës. Teksa mori pjesë në samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit, në Azerbajxhan kryeministri Edi Rama bëri me dije ecurinë e projekteve të përbashkëta në fushën e energjisë mes 2 vendeve, si dhe rëndësinë për investimeve në këtë fushë.
“Aktualisht në Shqipëri po kërkojmë të ecim përpara drejt projektit të gazifikimit të vendit dhe falë mbështetjes së presidentit Aliev këtë proces gazifikimi duke shkuar kundër asaj që në traditën tonë historike që na ishte privuar”, - tha Rama.
Ndërkaq, sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila gjithashtu ishte e pranishme në samit, investimet në sektorin e gazit synojnë diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë, duke rritur sigurinë energjetike edhe në rajon.
“Sot flitet gjerësisht për një axhendë të gjelbër që Shqipëria sigurisht kryeson ashtu si dhe vendet skandinave duke qenë se prodhimi jonë është i bazuar 100% mbi burimet e rinovueshme. Por nga ana tjetër krijimi i infrastrukturës së gazit dhe krijimi i një mundësie për të pasur burime alternative sigurisht do ti jepte Shqipërisë, por edhe rajonit një siguri më të lartë energjetike”, - tha Balluku.
Paralelisht, sipas Ramës interes paraqet edhe hidrogjeni, si një nga teknologjitë e të ardhmes.
Për ne, investimet në energjinë e qëndrueshme dhe të ripërtërishme janë pa asnjë dyshim thelbësore. Vitet e fundit ato e kanë shndërruar Shqipërinë në një vend të natyrshëm të tranzicionit të gjelbër e të inovacionit në sektorin energjetik. Në këtë drejtim nisja e dialogjeve për hidrogjenin e gjelbër, në kontestin e Korridorit Jugor të gazit është shumë e rëndësishme dhe përmirëson edhe njëherë vlerën e kësaj nisme vizionare”, - tha Rama.
Në kuadër të bashkëpunimit me Azerbajxhanin, u nënshkrua edhe marrëveshja për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt këtij shteti, duke hapur mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Përkeqësohet treguesi i ndjesisë ekonomike - Vrojtimi i BSH, u ndikua nga konsumatorët, industria, shërbimet dhe tregtia
Treguesi i ndjesisë ekonomike vijoi në rënie edhe gjatë muajit shkurt. Të dhënat e vrojtimit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se për muajin e dytë të vitit ky......

Hidrocentrali 1200 MW me pompim - Statkraft nis studimin për Moglicën
Kompania norvegjeze Statkraft, që operon në Shqipëri me hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës, do të zgjerojë kapacitetet e saj prodhuese në vend, përmes një......

Aktiviteti i paligjshëm i kriptove, lidhje me terrorizmin - Mbi 60%, pjesë e grupeve të sanksionuara, ose në listën e zezë
Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga “Chainalysis”, subjektet e sanksionuara, si ato të lidhura me grupet e hakerëve të Koresë së Veriut dhe......

Rekord i emetimeve globale nga energjia - Një nga arsyet, rihapja e ekonomisë së Kinës
Emetimet globale të dioksidit të karbonit -CO2 të lidhura me energjinë arritën një rekord të lartë vitin e kaluar, të nxitura pjesërisht nga rritja e......

Britania “udhëheq” tregun e pasurive të paluajtshme - Blerësit ndërkombëtarë po përfitojnë nga mundësitë
Mbretëria e Bashkuar duket e gatshme të udhëheqë një ringjallje europiane të pasurive të paluajtshme këtë vit pasi investitorët ndërkombëtarë kthejnë kapitalin......

Në Siçilinë e “gjunjëzuar” nga thatësira, uji është “flori” - Ishulli italian, me të njëjtat probleme si vendet e Afrikës Veriore
Ishulli i Siçilisë është i njohur për peisazhet piktoreske dhe atraksionet turistike. Por, qyteti po përballet me një thatësirë të madhe pas mungesës së......

Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave me Azerbajxhanin - Mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunime mes dy vendeve
Zëvendësministëri në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Besart Kadia nëpërmjet një publikimi në faqen zyrtare ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme......

Krijimi i infrastrukturës së gazit dhe burimeve alternative – Balluku: Siguri më e lartë energjetike për Shqipërinë dhe rajonin
Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot nga Baku, Azerbajxhan, se “krijimi i infrastrukturës së......