Aktiviteti i paligjshëm i kriptove, lidhje me terrorizmin - Mbi 60%, pjesë e grupeve të sanksionuara, ose në listën e zezë

Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga “Chainalysis”, subjektet e sanksionuara, si ato të lidhura me grupet e hakerëve të Koresë së Veriut dhe organizatat terroriste të përcaktuara nga SHBA, si Hezbollahu i Libanit, vazhdojnë të mbështeten në kriptovalutat për mbledhjen e fondeve.
Raporti “Crypto Crime 2024” i firmës amerikane të analizës së blockchain zbuloi se 24.2 miliardë dollarë kriptovaluta të paligjshme u transferuan në vitin 2023, bazuar në portofolët e paligjshëm të kriptove. Chainalysis përditëson në mënyrë retroaktive shifrat e saj vjetore të kriptove kur dalin në skenë portofolët e rinj të paligjshme.
Ndërsa shifrat e vitit të kaluar aktualisht përfaqësojnë një rënie, Chainalysis vuri në dukje se një përqindje shumë më e lartë e fondeve iu atribuoheshin marrësve të sanksionuar ose të lidhur me terroristët, duke përbërë rreth 61.5% të vëllimit total të transaksioneve të paligjshme në 2023-shin.
Subjektet si ‘përzierësi’ i kriptove Tornado Cash dhe Garantex morën pjesën më të rëndësishme të fondeve të paligjshme në vitin 2023. Tornado Cash u sanksionua në gusht 2022 për rolin e tij në pastrimin e kriptove të vjedhura nga organizata e hakerëve të Koresë së Veriut, Lazarus Group. Shkëmbimi me bazë në Rusi Garantex u sanksionua në prill 2022 për lidhjen e tij me aktorë të paligjshëm, duke përfshirë grupet e ‘ransomëare’.
‘Përzierësit’ e kriptove janë softuer që errësojnë historinë dhe origjinën e aseteve dixhitale të dërguara përmes tyre.
Sasia e kriptove të transferuara tek subjektet e sanksionuara është rritur në vitet e fundit së bashku me një pjesë më të madhe të kufizimeve të reja.
Në vitin 2023, lista e sanksioneve të Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja të SHBA-së vendosi gjithsej 18 sanksione të reja ndaj individëve dhe subjekteve, duke përfshirë portofolet e tyre të lidhura me kripto.
Të paktën nëntë nga sanksionet e reja ishin kundër individëve dhe subjekteve në të gjithë Kinën dhe Amerikën Latine për rolin e tyre të dyshuar në prodhimin dhe trafikimin e fentanilit. Ndërkohë, pesë nga sanksionet kishin në shënjestër subjektet që mendohej se kishin shkelur sanksionet ndaj Koresë së Veriut.
Marrësi kryesor i kriptove i shtuar në listën e sanksioneve vitin e kaluar ishte Sinbad.io – një ‘përzierës’ bitcoin që u mbyll në nëntor të 2023 – i cili mori 665.4 milionë dollarë kripto nga Grupi Lazarus.
Megjithatë, sanksionet kanë treguar aftësinë për të ngadalësuar rrjedhën e fondeve kripto drejt objektivave të tyre. Flukset hyrëse mujore të Tornado Cash ranë deri në 93% menjëherë pas vendosjes së tij në listën e SHBA, sipas Chainalysis. Edhe pse firma vuri në dukje flukset hyrëse u rikthyen ngadalë.
Nga vendet e sanksionuara, Irani ishte një përfitues kryesor i fondeve të paligjshme, me 73.3% të flukseve hyrëse që vinin nga shkëmbimet kryesore ndërkombëtare që tregojnë se shërbimet mund të përdoren për të përmbysur sanksionet.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Rekord i emetimeve globale nga energjia - Një nga arsyet, rihapja e ekonomisë së Kinës
Emetimet globale të dioksidit të karbonit -CO2 të lidhura me energjinë arritën një rekord të lartë vitin e kaluar, të nxitura pjesërisht nga rritja e......

Britania “udhëheq” tregun e pasurive të paluajtshme - Blerësit ndërkombëtarë po përfitojnë nga mundësitë
Mbretëria e Bashkuar duket e gatshme të udhëheqë një ringjallje europiane të pasurive të paluajtshme këtë vit pasi investitorët ndërkombëtarë kthejnë kapitalin......

Në Siçilinë e “gjunjëzuar” nga thatësira, uji është “flori” - Ishulli italian, me të njëjtat probleme si vendet e Afrikës Veriore
Ishulli i Siçilisë është i njohur për peisazhet piktoreske dhe atraksionet turistike. Por, qyteti po përballet me një thatësirë të madhe pas mungesës së......

Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave me Azerbajxhanin - Mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunime mes dy vendeve
Zëvendësministëri në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Besart Kadia nëpërmjet një publikimi në faqen zyrtare ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme......

Krijimi i infrastrukturës së gazit dhe burimeve alternative – Balluku: Siguri më e lartë energjetike për Shqipërinë dhe rajonin
Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot nga Baku, Azerbajxhan, se “krijimi i infrastrukturës së......

Rama në Azerbajxhan: Gati studimi i gazifikimit të Korçës, drejt përfundimit studimi i tubit lidhës të TAP-it me TEC-in e Vlorës
Kryeministri Rama ka qënë sot i ftuar nderi i Presidentit Ilham Alijev, duke iu adresuar Samitit të 10-të të Korridorit Jugor të Gazit në Baku,......

'Brezi më i pasur në histori' – Pse të lindurit nga 1981 deri 1996 mund të shohin një fitim të konsiderueshëm në 20 vitet e ardhshme
‘Millennials’ mund të bëhen potencialisht brezi më i pasur ndonjëherë, sipas Raportit të Pasurisë 2024 të agjentit të pasurive të patundshme Knight......

Dronët Bayraktar, tashmë në Shqipëri - Peleshi: Dedikim drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat të Armatosura
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në......