Shqipëria Postuar më 1 Mars 2024, 10:44

Dronët Bayraktar, tashmë në Shqipëri - Peleshi: Dedikim drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat të Armatosura

Nga SCAN TV
Dronët Bayraktar, tashmë në Shqipëri - Peleshi: Dedikim

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri.

Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre, theksoi ministri.

Sipas tij, ky zhvillim, jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes.

Kjo arritje është simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura, theksoi Peleshi.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat