Shqipëria Postuar më 29 February 2024, 19:53

Rruga e Arbrit e kalueshme, ARRSH po kryen punime - Policia dhe punonjësit e kompanisë po menaxhojnë trafikun

Nga SCAN TV
Rruga e Arbrit e kalueshme, ARRSH po kryen punime -  Policia dhe punonjësit

Rruga e Arbrit është e hapur plotësisht përqarkullimin e mjeteve. Pas shembjes së njëmasivi dheu e gurësh, ndërhyrja për lirimin e aksit ishte e mënjehershme. Sipas burimeve nga ARRSH-së shembja e masivit në rrugën e Arbërit, nuk ishte e papritur pasi kompania po kryente punime. Në një njoftim të dhënë nga kompania thuhet se “në kuadër të punimeve të“Sistemimit dhe rivitalizimit të skarpatave nëShkallën e Tujanit” janë duke u kryer punimepër mbrojtjen e skarpatave, për ta bërë rrugën tësigurt për qarkullim. Për materialet që bien nëkëtë zonë ndërhyhet menjëherë për largimin e tyre dhe hapjen e qarkullimit. Kjo gjë ndodh nëmomente të caktuara dhe periudha të shkurtrakohore duke sjellë edhe ndalimin e qarkullimit.Menaxhimi i qarkullimit rrugor po bëhet ngapunonjësit e kompanisë dhe policisë rrugore.Kompania që po kryen punimet në rrugë ka njoftuar më herët qytetarët për këtë ndërhyrje, duke kërkuar edhe kujdesin e tyre gjatë përdorimit të aksit. Drejtuesit e ARRSH dhe të kompanisë që po kryen punimet kanë kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.

Aktualisht aksi është plotësisht i kalueshëm për automjetet, megjithatë autoritetet kërkojnë të bëhet kujdes i vazhdueshëm gjatë qarkullimit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat