Bota Postuar më 29 Shkurt 2024, 14:24

Apple përgatit versionin e unazës inteligjente - Edhe Samsung po nxiton në këtë drejtim

Nga SCAN TV
Apple përgatit versionin e unazës inteligjente - Edhe Samsung po

Përveç hyrjes në tregun e realitetit të shtuar dhe virtual, Apple së shpejti mund të shtrihet më tej në fushën e teknologjisë shëndetësore, duke hedhur në treg një unazë inteligjente që do të monitoronte funksionet jetësore të përdoruesit.

Tregu i teknologjisë shëndetësore dhe pajisjet inteligjente përkatëse janë gjithnjë e më aktive dhe tërheqëse. Disa prodhues tashmë ofrojnë një shumëllojshmëri pajisjesh për monitorimin e shëndetit, të tilla si unaza inteligjente, më e spikatura prej të cilave është Unaza Oura.

Së fundmi, në eventin e saj Unpacked, Samsung njoftoi gjithashtu se së shpejti do të prezantojë Galaxy Ring, gjithashtu një unazë inteligjente që do të monitoronte funksionet vitale të përdoruesit.

Një zhvillim i tillë, duket se nuk mund të shkojë pa Apple, e cila prej vitesh paraqet funksione të shumta shëndetësore si avantazhet kryesore të Apple Watch.

Sipas informacioneve të portalit të Koresë së Jugut ETNews, ata po përgatiten edhe për lançimin e “Apple Ring”, një unazë inteligjente me aksesorë të shumtë teknologjikë. Në të mund të ketë sensorë të ndryshëm, si për matjen e rrahjeve të zemrës, tensionit, temperaturës dhe lëvizjes, por edhe aksesorë si NFC për pagesë ose një ekran për shfaqjen e njoftimeve nga telefoni.

Kompania kërkimore Business Research Insight deklaron se tregu i unazave inteligjente po rritet dhe se do të rritet edhe më shpejt në të ardhmen - deri në fund të dekadës, kërkesa për produkte të tilla pritet të rritet me rreth 30% në vit, dhe në 8 vitet e ardhshme, shitjet mund të rriten lehtësisht dhjetëfish. Sigurisht që është joshëse për Samsung dhe Apple, të cilët tashmë po punojnë në miniaturizimin e pajisjeve dhe ofrojnë një numër të madh të orëve inteligjente.

Samsung njoftoi se do të prezantojë Galaxy Ring në korrik, dhe Apple, sipas të njëjtave burime, gjithashtu mund të hyjë në të njëjtin treg së shpejti.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat