Varhelyi: 6 miliardë euro për rajonin - Ballkani Perëndimor mund të bëhet gati për anëtarësim në BE edhe më shpejt

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha sot se përmes planit të ri të rritjes, vendet e Ballkanit Perëndimor nëse ndjekin dhe zbatojnë çdo element të tij, do ta kenë të vështirë që pas vitit 2027 të thonë se nuk janë gati për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, në përfundim të samitit Ballkani Perëndimor-BE për planin e rritjes, të zhvilluar në Tiranë, Varhelyi u shpreh se procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur kanë qenë nisma të rëndësishme sa i takon frymës për tregun e përbashkët të Ballkanit Perëndimor dhe mbi të cilin bazohet edhe plani i rritjes, i cili tashmë duhet të nisë nga zbatimi.
Ai tha se rajoni mund të bëhet gati për anëtarësim në BE edhe më shpejt.
“Kjo do të thotë që ne nuk është se po negociojmë me terma abstrakte, që si dhe kur pas anëtarësimit do të fillojnë të aplikohen rregullat dhe standardet e BE nga vendet e Ballkanit Perëndimor, jo! Këto fonde për të cilat po flasim, po fillojnë të aplikojnë këto rregulla që sot, me qëllim që kur të kemi arritur tek anëtarësimi të jetë kryer, dhe kur të arrijmë në këtë gjë s’do flasim më për këto rregulla dhe mënyra funksionimi”, tha Varhelyi.
Sipas tij, sot për vendet e Ballkanit Perëndimor është shumë e vështirë të përballen me konkurrencën që ka brenda tregut evropian, prandaj dhe lipset aplikimi i këtyre rregullave që po flasim sot, që brenda vitit 2027 rajoni i Ballkanit të jetë gati.
“Ne jemi të gatshëm ta lehtësojmë këtë punë dhe të zbusim këtë kosto. Për këtë arsye BE ka vendosur të miratojë planin pa asnjë ndryshim nga ai që kemi çuar ne. Ne jemi të mendimit që 6 miliardë euro duhet të ndihmojnë rajonin, që kjo është sasia e fondeve që u jepet shteteve anëtare sipas fondeve strukturore. Deri në vitin 2027 rajoni do të gëzojë të njëjtin nivel intensiteti ndihme. Kjo do të thotë gjithashtu, që do të jetë shumë e vështirë, që pas vitit 2027 vendet e rajonit të thonë s’jemi gati për t’u bërë pjesë e BE”, nënvizoi ai.
SCAN
Sondazh

Anëtarësimi në BE, shqiptarët më optimistët në rajon RCC: Rreth 90% e të anketuarve në vend janë shprehur pozitivisht
Shqiptarët duket se janë më optimistët në rajon sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Europian. Këtë tregojnë të dhënat e edicionit të nëntë të Barometrit të......

Cili shtet do përfitonte më shumë nga integrimi në tregun e BE? - Analiza/ Shqipëria, RMV e Mali i Zi. Më pak Serbia, Bosnja dhe Kosova
Në kohë tensionesh gjeopolitike dhe besimi të reduktuar në rritjen e jashtme, është e rëndësishme të kuptojmë se cilat janë përfitimet e mundshme të politikave......

Firmoset marrëveshja për Kolegjin e Europës që do të hapë dyert në Tiranë – Mogherini: Kemi marrë aplikime nga 41 kombësi
Në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor është Firmosur Marrëveshja mes Kolegjit të Europës, Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës për shtëpinë......

Pse Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mungon sot në Samitin Ballkani Perëndimor-BE?
Në listën e pjesëmarrësve në takim ka munguar emri i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili nuk do të jetë në këtë samit. Zëdhënësi i Qeverisë së......

AMF nis zbatimin e udhërrëfyesit për regjimin europian të mbikëqyrjes në sigurime, çfarë parashikohet të ndodhë
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunimin me Bankën Botërore dhe mbështetur nga Sekretariati Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO) ka nisur......

Rama: Ambicia e Shqipërisë është që deri në qershor të jetë pjesë e zonës së përbashkët të pagesave euro
Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që po mbahet në Tiranë, se ambicia e Shqipërisë është që deri në......

Mbështetje për gjashtë vendet e rajonit – Çfarë pritet të sjellë plani i ri i BE në Ballkanin Perëndimor
Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi në Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës Samiti......

Samiti BE-Ballkan / Koopman: Në muajin e ardhshëm na duhet një produkt të një cilësie të lartë në mënyrë që fondet të fillojnë
Në fjalën e tij në samitin BE-Ballkani, Shefi i Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Gert Jan Koopman tha se “cilësia duhet të jetë shumë e......