Pritshmëritë e larta, bizneset hoteliere rrisin kredimarrjen - Huaja për grupin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor rritet me 10.7% në janar

Pritshmëritë për një sezon të ngarkuar turistik shfaqen edhe te kredimarrja e këtij sektori. Në janar të këtij viti, bizneset e grupit të akomodimit dhe shërbimit ushqimor kanë rritur me 10.7% kredimarrjen krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga 33,945 miliardë lekë në janarin e vitit 2023, kredia për sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor rezulton 37,607 miliardë në janar të këtij viti. Ky sektor performoi shumë mirë gjatë vitit të shkuar, duke shënuar rritje dyshifrore në gjysmën e dytë të vitit dhe duke rritur ndjeshëm peshën e vet në rritjen vjetore të ekonomisë. Rritje të fortë ka pasur edhe grupi tjetër që lidhet ngushtë me sektorin e turizmit, transporti dhe magazinimi. Nga 10,5 miliardë lekë në muajin janar të vitit 2023, kredia për këtë grup është rritur në 16,218 miliardë në janar këtë këtij viti.
Nuk ka ndjekur të njëjtin hap grupi Tregtia me shumicë dhe me pakicë, ku përffshihet edhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave. Nga 135 miliardë lekë në janarin e vitit 2023, kredia për këtë sektor është tkurrur në126,833 miliardë lekë në janar të këtij viti.
Kredia për sektorin privat rezulton në rritje e matur në bazë vjetore, megjithëse në rënie në janar, krahasuar me muajin parardhës. Nga 407,3 miliardë lekë në janrin e vitit 2023, ajo rezulton 414,8 miliardë në janarin e këtij viti, por me rënie prej thuajse 5 miliardë lekësh karahasuar me muajin parardhës.
Kredia për sektorin privat shfaqi përmirësim në tremujorin e katërt të vitit të shkuar, duke regjistruar një rritje mesatare vjetore prej 8.7%. Kjo ecuri ndikoi në një zgjerim të ndjeshëm, me rreth 28 miliardë lekë, të portofolit në këtë tremujor. Pjesa më e madhe e kësaj rritjeje u shënua në muajin dhjetor, kryesisht në segmentin e bizneseve. Shkalla e lartë e shfrytëzimit të kapaciteteve dhe nivelet e larta të besimit kanë ndikuar në rritjen e kërkesës për kredi. Kësaj kërkese i është përgjigjur një ofertë e shtuar nga bankat në kushtet e perceptimit për prime të ulëta të rrezikut dhe e rritjes së tolerancës ndaj tij nën trysninë e konkurrencës së shtuar në sektor.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Kredia për banesa preferohet në lekë, bie në valutë - Totali i huave për individët me rritje 24%. Arritën 116.9 miliardë lekë në janar
Ndërsa kredia për blerje banesash nga ana e individëve ka shënuar rritje edhe në këtë fillim viti, bie në sy se kjo kategori ka vijuar të orientohet fort nga......

Çfarë sjell të re Plani i Zgjerimit të BE? - Treg unik që rrit ekonomitë me 10 %, 6 miliardë euro grante e kredi me koncesion
Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla. Referuar dokumentit të publikuar nga vetë Bashkimi Europian, shtylla e parë është rritja e......

Të bësh fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar - Gjithnjë e më shumë njerëz e konsiderojnë si “vetëvrasje financiare”
Është shënuar një rritje e mprehtë në borxhet e kujdesit për fëmijët me të cilat po përballen prindërit në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një studimi të......

Grekët me “sytë nga qielli”! - Shpenzuan 36 miliardë euro për lojërat e fatit në vitin 2023
Qarkullimi total i sektorit të lojërave të fatit në Greqi shënoi një rekord të ri vitin e kaluar, duke u rritur me 23.2% krahasuar me vitin 2022. Sipas të......

Apple përgatit versionin e unazës inteligjente - Edhe Samsung po nxiton në këtë drejtim
Përveç hyrjes në tregun e realitetit të shtuar dhe virtual, Apple së shpejti mund të shtrihet më tej në fushën e teknologjisë shëndetësore, duke hedhur në treg......

Nga Berlini në Bruksel, “ecejaket” e rajonit - Rruga e gjatë e Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE
Që pas viteve ’90, vendet e Ballkanit Perëndimor u përpoqën të kapnin trenin që të çonte në Europë por ky rrugëtim po zgjat pafundësisht. Disa nisma janë......

Varhelyi: 6 miliardë euro për rajonin - Ballkani Perëndimor mund të bëhet gati për anëtarësim në BE edhe më shpejt
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha sot se përmes planit të ri të rritjes, vendet e Ballkanit Perëndimor nëse ndjekin dhe zbatojnë çdo......

Anëtarësimi në BE, shqiptarët më optimistët në rajon RCC: Rreth 90% e të anketuarve në vend janë shprehur pozitivisht
Shqiptarët duket se janë më optimistët në rajon sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Europian. Këtë tregojnë të dhënat e edicionit të nëntë të Barometrit të......