Kredia për banesa preferohet në lekë, bie në valutë - Totali i huave për individët me rritje 24%. Arritën 116.9 miliardë lekë në janar

Ndërsa kredia për blerje banesash nga ana e individëve ka shënuar rritje edhe në këtë fillim viti, bie në sy se kjo kategori ka vijuar të orientohet fort nga huaja në lekë, duke u larguar gjithnjë e më shumë nga kreditë në monedhën e përbashkët evropiane. Totali i huave për blerje apartamentesh në fund të janarit vjen në rritje vjetore prej 24% krahasuar me janarin e vitit 2023. Nga 94,1 miliardë lekë në janarin e një viti më parë, kredia për apartamente rezulton në 116.9 miliardë në muajin e parë të këtij viti. Kredia për apartamente në lekë e individëve e nisi vitin 2023 me ritme të dobëta rritjeje, për t’u përshpejtuar gjatë gjysmës së dytë të vitit, vëçanërisht muajt e fundit. Kjo edhe pas rritjes së normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë në muajin nëntor, e cila u reflektua shpejt tek normat e interesit të huave të reja. Konkurrenca e fortë mes bankave të nivelit të dytë për këtë produkt bëri që ajo të shënonte rritje edhe në muajin janar të këtij viti, ndërkohë që disa produkte të tjera shënuan frenim të ritmeve të rritjes. Nga 112,1 miliardë lekë në fund të dhjetorit, kredia e individëve për banesa u rrit në 116,9 miliardë lekë në janarin e këtij viti.
Ndërkohë që në drejtim të kundërt shkojnë treguesit e kreditimit në euro. Kredia për blerje banesash në euro dominoi gjatë gjysmës së parë të vitit të shkuar këtë segment, tendencë që u ndërpre pas gjysmës së parë të vitit, ndërsa Banka Qendrore Evropiane vendosi të ndërhyjë në normën bazë të interesit. Rritja e normës bazë shtrenjtoi kreditë në euro në vend, duke bërë sjellë për pasojë edhe frenimin e huave të reja. Madje, veçanërisht gjatë gjysmës së dytë të vitit, shumë kredi në euro u mbyllën për t’u konvertuar në hua në monedhën tonë kombëtare. Krahasuar me janarin e vitit të shkuar, kredia për apartamente rezulton në rënie me 9.8% në muajin e parë të këtij viti. Nga ekuivalenti prej 75 miliardë lekësh në janarin e vitit 2023, kredia në monedhën e përbashkët evropiane ka rënë në 67,6 miliardë lekë, apo afërisht 670 milionë euro në janar të këtij viti.
Totali i huave për individët në janar rezulton 273,5 miliardë lekë në janar të këtij viti, nga 252,5 miliardë në janar 2923, me një rritje prej 8.3%.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Çfarë sjell të re Plani i Zgjerimit të BE? - Treg unik që rrit ekonomitë me 10 %, 6 miliardë euro grante e kredi me koncesion
Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla. Referuar dokumentit të publikuar nga vetë Bashkimi Europian, shtylla e parë është rritja e......

Të bësh fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar - Gjithnjë e më shumë njerëz e konsiderojnë si “vetëvrasje financiare”
Është shënuar një rritje e mprehtë në borxhet e kujdesit për fëmijët me të cilat po përballen prindërit në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një studimi të......

Grekët me “sytë nga qielli”! - Shpenzuan 36 miliardë euro për lojërat e fatit në vitin 2023
Qarkullimi total i sektorit të lojërave të fatit në Greqi shënoi një rekord të ri vitin e kaluar, duke u rritur me 23.2% krahasuar me vitin 2022. Sipas të......

Apple përgatit versionin e unazës inteligjente - Edhe Samsung po nxiton në këtë drejtim
Përveç hyrjes në tregun e realitetit të shtuar dhe virtual, Apple së shpejti mund të shtrihet më tej në fushën e teknologjisë shëndetësore, duke hedhur në treg......

Nga Berlini në Bruksel, “ecejaket” e rajonit - Rruga e gjatë e Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE
Që pas viteve ’90, vendet e Ballkanit Perëndimor u përpoqën të kapnin trenin që të çonte në Europë por ky rrugëtim po zgjat pafundësisht. Disa nisma janë......

Varhelyi: 6 miliardë euro për rajonin - Ballkani Perëndimor mund të bëhet gati për anëtarësim në BE edhe më shpejt
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha sot se përmes planit të ri të rritjes, vendet e Ballkanit Perëndimor nëse ndjekin dhe zbatojnë çdo......

Anëtarësimi në BE, shqiptarët më optimistët në rajon RCC: Rreth 90% e të anketuarve në vend janë shprehur pozitivisht
Shqiptarët duket se janë më optimistët në rajon sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Europian. Këtë tregojnë të dhënat e edicionit të nëntë të Barometrit të......

Cili shtet do përfitonte më shumë nga integrimi në tregun e BE? - Analiza/ Shqipëria, RMV e Mali i Zi. Më pak Serbia, Bosnja dhe Kosova
Në kohë tensionesh gjeopolitike dhe besimi të reduktuar në rritjen e jashtme, është e rëndësishme të kuptojmë se cilat janë përfitimet e mundshme të politikave......