Krijimi i infrastrukturës së gazit dhe burimeve alternative – Balluku: Siguri më e lartë energjetike për Shqipërinë dhe rajonin

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot nga Baku, Azerbajxhan, se “krijimi i infrastrukturës së gazit dhe krijimi i një mundësie për të pasur burime alternative sigurisht do t’i jepte Shqipërisë, por edhe rajonit një siguri më të lartë energjetike”.
“Në Baku është zhvilluar Ministeriali i 10-të i Korridorit Jugor të Gazit, ndërkohë që njëkohësisht është zhvilluar dhe Ministeriali i dytë për energjinë e gjelbër me prezencën e Komisioneres, Katherine Simpson të Bashkimit Europian, por sigurisht me prezencën e të gjithë ministrave që janë pjesë e këtyre dy tryezave të rëndësishme dhe sigurisht ka pasur edhe një të ftuar nderi kësaj radhe i Presidentit Alijev, që ka qenë Kryeministri Edi Rama”, ka njoftuar Balluku.
“Është diskutuar gjatë dhe gjerë përsa i përket të gjithë prioriteteve që kanë të bëjnë me gazifikimin e disa prej vendeve kryesore apo edhe me linjat e transmetimit të gazit të cilat tashmë janë konkrete dhe operojnë në të gjithë Europën. Por pas agresionit rus në Ukrainë, sigurisht gazi ka qenë një nga çështjet më të rëndësishme të diskutuara përsa i përket furnizimit për të gjithë Europën, por sigurisht dhe krijimit të depozitave të sigurisë, pasi sot flitet gjerësisht për një axhendë të gjelbër që Shqipëria sigurisht kryeson ashtu si dhe vendet skandinave duke qenë se prodhimi jonë është i bazuar 100% mbi burimet e rinovueshme. Por nga ana tjetër krijimi i infrastrukturës së gazit dhe krijimi i një mundësie për të pasur burime alternative sigurisht do ti jepte Shqipërisë, por edhe rajonit një siguri më të lartë energjetike”, njofton Balluku.
“Sot ka qenë një ditë e veçantë gjithashtu pasi janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh me palën azerbajxhanase përsa i përket marrëveshje ekonomike dhe zhvillimeve ekonomike që do të ketë midis dy vendeve në të ardhmen, sigurisht dhe një marrëveshje që ka të bëjë me heqjen e vizave midis dy vendeve. Ne do të vazhdojmë me takime të rëndësishme gjatë ditës së sotme për të arritur dhe në konkluzione të tjera të zhvillimit ekonomik dhe të një përafrimi tjetër të marrëdhënieve që dy vendet tona kanë prej shumë kohësh në një mënyrë bilaterale të shkëlqyeshme”, ka bërë me dije Balluku.
SCAN
Sondazh

Rama në Azerbajxhan: Gati studimi i gazifikimit të Korçës, drejt përfundimit studimi i tubit lidhës të TAP-it me TEC-in e Vlorës
Kryeministri Rama ka qënë sot i ftuar nderi i Presidentit Ilham Alijev, duke iu adresuar Samitit të 10-të të Korridorit Jugor të Gazit në Baku,......

'Brezi më i pasur në histori' – Pse të lindurit nga 1981 deri 1996 mund të shohin një fitim të konsiderueshëm në 20 vitet e ardhshme
‘Millennials’ mund të bëhen potencialisht brezi më i pasur ndonjëherë, sipas Raportit të Pasurisë 2024 të agjentit të pasurive të patundshme Knight......

Dronët Bayraktar, tashmë në Shqipëri - Peleshi: Dedikim drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat të Armatosura
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në......

Ekonomia dhe energjetika – Kryeministri Rama dhe ministrja Balluku, bisedime të nivelit të lartë në Baku
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Baku, Azerbajxhan, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë, ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh të......

Liberalizimi i tregut të energjisë - FTL ofron shërbimin e furnizimit për subjektet e lidhura në rrjetin shpërndarës 20kV
Furnizuesi i Tregut të Lirë, pjesë e OSHEE Group SH.A. njofton se prej fillimit të këtij viti është duke furnizuar me energji elektrike klientët e lidhur në......

195 mln euro mashtrim me TVSH në 17 shtete – Operacioni i koduar “Cluster Midas”, u kryen mbi 180 kontrolle në Europë
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik Europian, ka ndjekur hetimet për Operacionin e......

Rruga e Arbrit e kalueshme, ARRSH po kryen punime - Policia dhe punonjësit e kompanisë po menaxhojnë trafikun
Rruga e Arbrit është e hapur plotësisht përqarkullimin e mjeteve. Pas shembjes së njëmasivi dheu e gurësh, ndërhyrja për lirimin e aksit ishte e mënjehershme.......

“Turqia, prodhuesi numër 1 i paneleve diellore në Evropë” – Ministri turk i Industrisë: Synojmë vendin e dytë në botë
Turqia po zhvillon një model të qëndrueshëm dhe të fortë të rritjes ekonomike që nxit transformimin e gjelbër dhe dixhital, sipas ministrit të Industrisë dhe......