Hidrocentrali 1200 MW me pompim - Statkraft nis studimin për Moglicën
Kompania norvegjeze Statkraft, që operon në Shqipëri me hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës, do të zgjerojë kapacitetet e saj prodhuese në vend, përmes një sistemi të ri.
Kompania mëmë ka publikuar sot rezultatet financiare në Bursa, ku ka raportuar për vitin 2023 rezultatin financiar të dytin më të mirë në historinë e saj. Pas çmimeve rekord në bursa të vitit 2022, edhe vitin e shkuar kompania arriti të gjenerojë një fitim neto pas taksave prej 2.2 miliardë eurosh.
Ndër të tjera, në njoftimin për të gjithë aksionerët, norvegjezët nënvizojnë si një prej lajmeve më të rëndësishme të tremujorit të fundit, nisjen e studimit të parafizibilitetit për një central me rezervë me pompim prej 1,200 MW.
Kompania e kishte njoftuar edhe në fund të vitit të shkuar idenë për të përdorur rezervuarin e Moglicës, që mban 380 milionë metër kub ujë, si bazë për centralin e ri me pompim, teksa turbinat mund të vendosen edhe nëntokë.
Kjo do ta rriste ndjeshëm prodhimin vjetor të energjisë elektrike në Shqipëri dhe do të përmirësonte menaxhimin e kaskadës së Devollit. Kompania pret që faza e studimit të përfundojë këtë vit, duke i hapur rrugë vendimmarrjes për ta bërë apo jo një investim të tillë. Por fakti që ky projekt konsiderohet nga Statkraft ndër më të rëndësishmit, e bën atë edhe më të mundur për të nisur fazën e zbatimit në 2025 dhe prodhimin deri në vitin 2030.
SCAN
Sondazh

Aktiviteti i paligjshëm i kriptove, lidhje me terrorizmin - Mbi 60%, pjesë e grupeve të sanksionuara, ose në listën e zezë
Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga “Chainalysis”, subjektet e sanksionuara, si ato të lidhura me grupet e hakerëve të Koresë së Veriut dhe......

Rekord i emetimeve globale nga energjia - Një nga arsyet, rihapja e ekonomisë së Kinës
Emetimet globale të dioksidit të karbonit -CO2 të lidhura me energjinë arritën një rekord të lartë vitin e kaluar, të nxitura pjesërisht nga rritja e......

Britania “udhëheq” tregun e pasurive të paluajtshme - Blerësit ndërkombëtarë po përfitojnë nga mundësitë
Mbretëria e Bashkuar duket e gatshme të udhëheqë një ringjallje europiane të pasurive të paluajtshme këtë vit pasi investitorët ndërkombëtarë kthejnë kapitalin......

Në Siçilinë e “gjunjëzuar” nga thatësira, uji është “flori” - Ishulli italian, me të njëjtat probleme si vendet e Afrikës Veriore
Ishulli i Siçilisë është i njohur për peisazhet piktoreske dhe atraksionet turistike. Por, qyteti po përballet me një thatësirë të madhe pas mungesës së......

Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave me Azerbajxhanin - Mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunime mes dy vendeve
Zëvendësministëri në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Besart Kadia nëpërmjet një publikimi në faqen zyrtare ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme......

Krijimi i infrastrukturës së gazit dhe burimeve alternative – Balluku: Siguri më e lartë energjetike për Shqipërinë dhe rajonin
Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot nga Baku, Azerbajxhan, se “krijimi i infrastrukturës së......

Rama në Azerbajxhan: Gati studimi i gazifikimit të Korçës, drejt përfundimit studimi i tubit lidhës të TAP-it me TEC-in e Vlorës
Kryeministri Rama ka qënë sot i ftuar nderi i Presidentit Ilham Alijev, duke iu adresuar Samitit të 10-të të Korridorit Jugor të Gazit në Baku,......

'Brezi më i pasur në histori' – Pse të lindurit nga 1981 deri 1996 mund të shohin një fitim të konsiderueshëm në 20 vitet e ardhshme
‘Millennials’ mund të bëhen potencialisht brezi më i pasur ndonjëherë, sipas Raportit të Pasurisë 2024 të agjentit të pasurive të patundshme Knight......