Analiza/ Shqiptarët, kursimet në valutë, huatë në lekë 54,3% e depozitave janë në monedha të huaja. Kredia, vetëm 47,1%

Luhatjet e mëdha të monedhës së përbashkët europiane gjatë vitit të kaluar, kanë ndikuar edhe në sjelljen e shqiptarëve. Kundrejt euros, leku u mbiçmua gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar me 4.2%, duke reflektuar flukset e larta hyrëse të valutës në ekonomi, kryesisht në formën e të ardhurave nga turizmi, dërgesat e emigrantëve, investimet e huaja direkte dhe përmirësimin e bilancit tregtar. Ndërsa, kundrejt dollarit amerikan, leku u mbiçmua me 4.9%.
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2023 u regjistrua pakësim i kredive në valutë në raport me totalin, rënie e lehtë e peshës së depozitave në valutë dhe rritje e mëtejshme e depozitave në monedhën vendase me afat mbi një vit. Këto zhvillime, shprehin një dinamikë më pozitive për raportin mes monedhave në ecurinë e depozitave.
Banka Qendrore thekson se, në përgjithësi, ecuria e treguesve gjatë periudhës vlerësohet në kahun e duhur për të arritur objektivat e synuar nga masat e uljes së euroizimit, ndonëse madhësia e ndryshimit është relativisht e vogël. Kjo ecuri nxjerr në pah nevojën për ruajtjen e një fokusi afatgjatë në vlerësimin e efekteve të masave të uljes së euroizimit dhe larminë e faktorëve ekonomikë e socialë që mund të ndikojnë ecurinë e treguesve të përzgjedhur.
Por, si ka qenë sjellja e shqiptarëve për huatë dhe depozitat në valutë? SCAN TV ka analizuar ecurinë në gjashtë vitet e fundit, ku vërehet një trajektore e ndryshme për secilin nga zërat e mësipërm.
Nga viti 2018 e deri në fund të 2023-shit, regjistrohet një rënie e mprehtë vit pas viti e valutave ndaj totalit të kredisë. Kështu, nga 56,6% të peshës që zinin ndaj totalit në vitin 2018, në fund të vitit të kaluar vetëm 47,1% e huave u dhanë nga bankat tregtare në valutë. Krahas, masave të marra nga Banka e Shqipërisë, një ndikim të ndjeshëm në këtë drejtim ka patur edhe shtrenjtimi i euros për shkak të politikës shtrënguese të Bankës Qendrore Europiane.
Treguesi i kredive në valutë në raport me totalin e kredive ka shënuar rënie për pjesën më të madhe të bankave të sistemit, me përjashtim të dy prej tyre. Krahasuar me fundin e dhjetorit 2016, ky tregues është ulur për 10 nga 11 bankat e sistemit, në madhësi të ndryshme. Nga ana tjetër, teprica e kredive në valutë të pambrojtura nga kursi i këmbimit, ku kreditë në euro zënë rreth 91%, ka shënuar rënie të mëtejshme të peshës ndaj totalit të kredive në valutë. Në fund të dhjetorit 2023, këto kredi shënuan 25.7% të kredive në valutë, ose 12% të totalit.
Referuar raportit të Bankës së Shqipërisë, në fund të gjashtëmujorit të dytë 2023, treguesi që mat peshën e depozitave në valutë ndaj totalit të depozitave shënoi nivelin 54.3%. Niveli i raportit pësoi rënie të lehtë me 0.3 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe u ul me 0.7 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Në terma vjetorë, është shënuar rritje e dukshme e depozitave totale në nivelin 5.3% dhe rritje për depozitat në valutë në nivelin 4%.
Nga përpunimi i të dhënave prej SCAN TV, vërehet një ecuri e kundërt e depozitave krahasuar me kredinë. Që nga viti 2018 e deri në fund të vitit 2023, regjistrohet rritje e kursimeve të shqiptarëve në valutë. Ndërsa, në vitin 2018 valutat zinin 53,6% të totalit të depozitave, gjatë vitit të kaluar ky nivel arriti në 54,3%. Niveli më i ulët në këto gjashtë vite u regjistrua në 2020-ën, vitin e pandemisë ku vetëm 50,9% e totalit të depozitave ishin në valutë.
Pra, nga sa më sipër, mund të themi se shqiptarët kursimet i mbajnë më shumë në monedha të huaja, ndërsa preferojnë të marrin kredi bankare më shumë në lekë.
Më 18 prill 2017 Ministria e Financave, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka e Shqipërisë, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për të nxitur përdorimin e monedhës vendase në ekonomi. Kjo paketë, përmban tre elementë kryesorë, që janë diferencimin e rezervës së detyrueshme për detyrimet në valutë dhe ato sipas afatit të maturimit në lek, kërkesa më të larta për treguesit e likuiditetit në valutë dhe ndërgjegjësimin e huamarrësve për rrezikun që paraqet huamarrja në valutë.
Banka e Shqipërisë, pranon se synimi nuk është arritja e nivelit zero të përdorimit të monedhave të huaja, pasi niveli i hapjes së ekonomisë sonë me vendet partnere tregtare nënkupton praninë e rëndësishme të monedhave të huaja në systemin tonë financiar. Objektivi është ulja e masës së përdorimit të monedhave të huaja deri në një nivel që konsiderohet i natyrshëm për një ekonomi të ngjashme me atë shqiptare.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

Përmirësohen treguesit e varfërisë - Por, ende regjistrohen rreth gjysmë milionë shqiptarë në “rrezik"
Sipas të dhënave nga “Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës” të publikuar nga INSTAT për vitin 2022, rreth 577 mijë shqiptarë, ose më shumë se gjysmë......

Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë - Hapet tenderi 1.8 mln euro, HSH: Elektrifikim dhe rikonstruksion i trasesë në 40 km
Hekurudha Shqiptare po kërkon një konsulent për shërbimet mbështetëse dhe mbrojtëse, në kuadër të projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore nga Durrësi......

Investimet në gazifikimin e vendit - Rama, në Azerbajxhan: Gati studimi për Korçën. Balluku: Rrisim sigurinë energjetike
Studimi i gazifikimit të zonës së Korçës është gati, ndërkohë që është drejt përfundimit dhe studimi i tubacionit lidhës të TAP-it me TEC-in e Vlorës. Teksa......

Përkeqësohet treguesi i ndjesisë ekonomike - Vrojtimi i BSH, u ndikua nga konsumatorët, industria, shërbimet dhe tregtia
Treguesi i ndjesisë ekonomike vijoi në rënie edhe gjatë muajit shkurt. Të dhënat e vrojtimit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se për muajin e dytë të vitit ky......

Hidrocentrali 1200 MW me pompim - Statkraft nis studimin për Moglicën
Kompania norvegjeze Statkraft, që operon në Shqipëri me hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës, do të zgjerojë kapacitetet e saj prodhuese në vend, përmes një......

Aktiviteti i paligjshëm i kriptove, lidhje me terrorizmin - Mbi 60%, pjesë e grupeve të sanksionuara, ose në listën e zezë
Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga “Chainalysis”, subjektet e sanksionuara, si ato të lidhura me grupet e hakerëve të Koresë së Veriut dhe......

Rekord i emetimeve globale nga energjia - Një nga arsyet, rihapja e ekonomisë së Kinës
Emetimet globale të dioksidit të karbonit -CO2 të lidhura me energjinë arritën një rekord të lartë vitin e kaluar, të nxitura pjesërisht nga rritja e......

Britania “udhëheq” tregun e pasurive të paluajtshme - Blerësit ndërkombëtarë po përfitojnë nga mundësitë
Mbretëria e Bashkuar duket e gatshme të udhëheqë një ringjallje europiane të pasurive të paluajtshme këtë vit pasi investitorët ndërkombëtarë kthejnë kapitalin......