BB: Shqipëria, vendi me energjinë më të pastër - Studimi: Emetimet nga vendi ynë përbëjnë 0.02% të emetimeve globale

Ndërprerja e furnizimit të Europës me gas rus në vitin 2022 solli jo vetëm një krizë energjetike me pasoja të rënda, por edhe rikthehu burimet alternative të ngrohjes, që krijojnë më shumë ndotje.
Përballë këtyre zhvillimeve, Bashkimi Europian ndërmori menjëherë një seri masash për të reduktuar varësinë nga importi dhe për të përshpejtuar burimet alternative të energjisë, përmes një plani të emërtuar “REPowerEU”. Ky plan ndër të tjera parashikonte edhe dekarbonizimin, pra emetimin sa më pak të karbonit pasi një pjesë e madhe e vendeve e prodhojnë energjinë elektrike përmes termocentraleve.
Banka Botërore ka zhvilluar një model që projekton një rrugëtim optimal për të arritur një objektiv neto të energjisë zero deri në vitin 2060.
Skenari “Zero Emetime 2060” paraqet një rrugë ambicioze, por të mundshme me kosto më të ulët për vendet që do ta aplikojnë këtë model, për të arritur të bëjnë dekarbonizimin e sistemeve të tyre energjetike deri në vitin 2060, duke ndihmuar në ruajtjen e një rritjeje më të vogël të temperaturës globale se 2°C. Sipas rezultateve të modelit të Bankës Botërore, për të arritur neutralitetin e karbonit në vitin 2060, fuqia e sistemeve e 23 vendeve të Europës dhe Azisë Qendrore, duhet të jenë neto zero deri në vitin 2040; neutraliteti i karbonit i ndërtesave tregtare duhet të arrihet deri në vitin 2050; dhe neutraliteti i karbonit i ndërtesave të banimit duhet të arrihet deri në vitin 2055. Dekarbonizimi i transportit dhe industrisë konsiderohen si më sfiduesit.
Por cila është situata e Shqipërisë?
Raporti i Bankës Botërore jep një panoramë pozitive për vendin e kjo falë faktit se energjia në Shqipëri prodhohet pothuajse 100% nga burime të rinovueshme, pa krijuar ndotje.
Emetimet mesatare për frymë të gazeve serrë në këtë rajon të marrë në studim nga grupi i Bankës Botërore janë 11.4 ton dioksid karbon për frymë (tCO2e/frymë). Kjo shifër është shumë mbi mesataren e BE-së prej rreth 6,97 tCO2e/frymë dhe mesatarja botërore prej 5,94 tCO2e/frymë. Por, ato variojnë gjerësisht sipas vendeve. Turkmenistani është emetuesi më i madh për frymë, me 32.18 tCO2e, i ndjekur nga Rusia me 16.18 dhe Kazakistani me 15.72.
Këtu flasim për emetimet e gazeve serrë që vijnë nga prodhimi i energjisë, prandaj vendet e pasura me hidrocentrale janë vendet me emetimet më të ulëta për frymë si rasti i Shqipërisë me 2.9, Republika e Kirgistanit me 2.5 dhe Taxhikistani me 1.9.
Pra, në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria duket se ka këtë tregues më mirë. Emetimet në Malin e Zi janë 6.06 ton dioksid karboni për frymë, ndërsa në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut arrijnë në 9.11 ton dhe 4.71 ton. Në Bosnje Hercegovinë emetimet mesatare janë 7.94 ton dioksid karbon për frymë (tCO2e/frymë).
Sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel”, emetimet nga Shqipëria përbëjnë 0.02% të emetimeve globale. Sipas shifrave duket se Rusia është emetuesi më i madh duke zënë rreth 5.06% të totalit.
Vitin e kaluar, pjesa e burimeve të rinovueshme në konsumin bruto të energjisë përfundimtare midis 27 vendeve anëtare të BE-së arriti në 23%. Por duke qëndruar brenda Bashkimit Europian, Suedia zë peshën më të lartë me 66%, e ndjekur nga Finlanda me 47.9%, ndërsa të dhënat e Eurostat tregojnë se vendet jashtë BE-së, Norvegjia del më 75.8%. E kësisoj, Shqipëria qëndron pas treshes skandinave.
Direktiva e re për energjinë e rinovueshme ka rishikuar objektivat e BE-së për energjinë e rinovueshme për vitin 2030 nga 32% në 42.5% – me synimin për ta rritur atë në 45%, sipas Institutit Europian të Statistikave. Prandaj, vendet e BE-së duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të përmbushur kolektivisht objektivat e reja të BE-së për vitin 2030.
SCAN

Analiza/ Shqiptarët, kursimet në valutë, huatë në lekë 54,3% e depozitave janë në monedha të huaja. Kredia, vetëm 47,1%
Luhatjet e mëdha të monedhës së përbashkët europiane gjatë vitit të kaluar, kanë ndikuar edhe në sjelljen e shqiptarëve. Kundrejt euros, leku u mbiçmua gjatë......

Përmirësohen treguesit e varfërisë - Por, ende regjistrohen rreth gjysmë milionë shqiptarë në “rrezik"
Sipas të dhënave nga “Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës” të publikuar nga INSTAT për vitin 2022, rreth 577 mijë shqiptarë, ose më shumë se gjysmë......

Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë - Hapet tenderi 1.8 mln euro, HSH: Elektrifikim dhe rikonstruksion i trasesë në 40 km
Hekurudha Shqiptare po kërkon një konsulent për shërbimet mbështetëse dhe mbrojtëse, në kuadër të projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore nga Durrësi......

Investimet në gazifikimin e vendit - Rama, në Azerbajxhan: Gati studimi për Korçën. Balluku: Rrisim sigurinë energjetike
Studimi i gazifikimit të zonës së Korçës është gati, ndërkohë që është drejt përfundimit dhe studimi i tubacionit lidhës të TAP-it me TEC-in e Vlorës. Teksa......

Përkeqësohet treguesi i ndjesisë ekonomike - Vrojtimi i BSH, u ndikua nga konsumatorët, industria, shërbimet dhe tregtia
Treguesi i ndjesisë ekonomike vijoi në rënie edhe gjatë muajit shkurt. Të dhënat e vrojtimit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se për muajin e dytë të vitit ky......

Hidrocentrali 1200 MW me pompim - Statkraft nis studimin për Moglicën
Kompania norvegjeze Statkraft, që operon në Shqipëri me hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës, do të zgjerojë kapacitetet e saj prodhuese në vend, përmes një......

Aktiviteti i paligjshëm i kriptove, lidhje me terrorizmin - Mbi 60%, pjesë e grupeve të sanksionuara, ose në listën e zezë
Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga “Chainalysis”, subjektet e sanksionuara, si ato të lidhura me grupet e hakerëve të Koresë së Veriut dhe......

Rekord i emetimeve globale nga energjia - Një nga arsyet, rihapja e ekonomisë së Kinës
Emetimet globale të dioksidit të karbonit -CO2 të lidhura me energjinë arritën një rekord të lartë vitin e kaluar, të nxitura pjesërisht nga rritja e......