Shqipëria Postuar më 22 Mars 2024, 11:11

33.3 mld lekë për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës - ARRSH bën gati tenderët për shtimin e 2 korsive në secilin kah

Nga SCAN TV
33.3 mld lekë për zgjerimin e autostradës Tiranë –

Mbi 33.3 mld lekë parashikohet të kushtojë zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës, në 5.7 km e saj të parë. Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon të hapë 2 tenderë me objekt zgjerimin e këtij aksi rrugor, duke e ndarë procedurën tenderuese në 2 faza me fond limit nga 1.66 mld lekë secila.

Nisja e punimeve për zgjerimin e këtij segmenti rrugor është paralajmëruar më herët nga autoritetet shqiptare, që gjithashtu kanë bërë me dije se autostrada do të shtohet me nga 2 korsi në secilin kah lëvizjeje, duke bërë që në total të arrihet në 8 korsi. Paralelisht është bërë me dije se 1 prej korsive në secilin kah do të jetë korsi emergjence, ndërsa tjetra do i shtohet 2 korsive ekzistuese.

Sipas tyre, nevoja për zgjerimin e autostradës ka ardhur pas analizave mbi trafikut e automjeteve midis Tiranës dhe Durrësit, por edhe duke patur parasysh zhvillimet që parashikohet të ndodhin në drejtim të ndërtimit të Marinës së Durrësit dhe portit të ri tregtar në Porto Romano.

Paralelisht, Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të hapë edhe një tjetër tender për rikonstruksionin e rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, që gjithashtu të çon në Durrës. Fondi limit për ndërtimin e lotit të parë të kësaj rruge është rreth 1 mld lekë. Autostrada Tiranë - Durrës është korridori kryesor ekonomik i vendit.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat