Diskutimi për buxhetin e portit tregtar në Porto Romano - Balluku: Do jetë zonë militare, s’jepet me PPP

Ndryshimi i buxhetit të shtetit, me qëllim financimin e portit tregtar në Porto Romano u shoqërua me debate gjatë seancës plenare për miratimin e Aktit Normativ. Opozita akuzoi qeverinë për financimin e këtij projekti me fonde publike. Në përgjigje, zv. Kryeministrja Belinda Balluku ka shpjeguar se shkak për mos realizimin e këtij projekti përmes partneritetit publik privat është fakti se zona do të jetë jo vetëm tregtare, por edhe militare.
“Kështu funksionon këtu: gënjehet publiku, mashtrohet, i thuhet mos e vrisni mendjen se do ta bëjë privati. Mos e vrisni mendjen se do bëhet për 30 – 40 vjet dhe del që për 3 vjet, 400 mln do iu marrin shqiptarëve me këtë Akt Normativ që sillni këtu dhe thoni se do të rrisni të ardhurat”, - u shpreh deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi.
“Ajo zonë, nuk do të jetë një zonë vetëm detare tregtare, por do të jetë edhe një zonë militare e cila është dizenjuar tashmë. Ka dhe një koordinim dhe ne e kemi njoftuar këtë publikisht, pasi kemi bërë prezantimin në selinë qendrore të NATO-s para një viti. Ky investim është pjesë e angazhimit tonë si anëtarë të aleancës dhe është përgjegjësi e Republikës së Shqipërisë për të rritur përqindjen e investimeve në mbrojtje, në raport me PBB-në e vendit. Në këtë këndvështrim kemi të bëjmë me aset publik, i cili nuk mund të ndërtohet me PPP apo nuk mund të jepet me koncesion palëve të tjera, pasi është një aset kombëtar i një rëndësie të veçantë, ashtu siç ka ndodhur me asetet e tjera të instrukturave kritike”, - u shpreh Balluku.
Debate pati edhe për kredinë që parashikohej të merrej për Portin e Durrësit.
“Ekzakt në kohën kur mbaronte studimi i fizibilitetit 2 ministri: Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës, që ishin palë në këtë marrëveshje me Bankën Botërore heshtën sepse Edi Rama kishte bërë atë marrëveshjen në Dubai, që t’ia falte Durrësin një privati. Në fakt, pas atij privati është vetë”, - tha Bylykbashki.
“Për sa i përket kredisë që ju thoni duhet të keni parasysh e para e punës nuk është e Bankës Botërore, ka qenë një kredi e BERZH-it e cila është aplikuar për t’u marrë në 2010-ën dhe në 2019-ën, pas 9 vitesh kur është bërë aprovimi i saj, Republika e Shqipërisë kishte avancuar me një strategji të re detare për ngritjen e marinave turistike, pasi marinat turistike duhen në këtë vend ku priten 14 milionë turistë”, - tha Balluku.
Në ligjin fillestar të buxhetit 2024, Porti i Porto Romanos parashikohej të ndërtohej me fonde private, ndërkohë që përmes Aktit Normativ të sjellë nga qeveria, për këtë vepër portuale janë akorduar 9.88 mld lekë. Po ashtu, parashikohet mbështetje buxhetore me 14.7 mld lekë për vitet buxhetore 2025 dhe 2026.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

BEI, mbështetje për korridorin VIII hekurdhor - Rizzo: Asistencë për përgatitjen e projektit nga Durrësi në Pogradec
Banka Evropiane e Investimeve po ofron mbështetje teknike për qeverinë e Shqipërisë për përgatitjen e projektit hekurudhor të Korridorit VIII në linjat......

Pse Shqipëria e la pas Serbinë si partner tregtar në Kosovë - Shifrat e shkëmbimeve/ Produktet kryesore të importit, giza dhe çeliku
Në muajin shkurt të këtij viti Kosova eksportoi 70.3 milion euro mallra, me një rënie prej 3.9% dhe importoi rreth 467 milion euro mallra. Sipas të dhënave të......

Si po ndikon rritja e pagave në pensione? - Skema po ul varësinë ndaj buxhetit të shtetit, rritet fuqia paguese
Reforma e rritjes së pagave në sektorin publik përgjatë vitit që kaloi si dhe rritja e pagës minimale në shkallë vendi në 40 mijë lekë në muaj, duket se ka......

Kushner për New York Post: Ja pse po investoj në Shqipëri dhe Serbi! - Planet për ndërtimin e hoteleve luksoze në Ballkan
Në një intervistë eksluzive për Neë York Post, Jarde Kushner ka shpjeguar arsyet e investimeve të synuara në vendin tonë. Këto investime tejkalojnë shifrën e 1......

251 milionë euro sigurime për dy muaj - Janar – shkurt/ Shifra më e lartë në 5 vitet e fundit
Viti 2024 ka nisur mbarë për buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe për skemën e pensioneve, pasi të ardhurat nga kontributet e sigurimeve......

Goditja e trefishtë për ekonominë greke - Parashikim i zymtë për të ardhmen nga Moody’s
Ekonomia greke po shfaq probleme për sa i përket zhvillimit, duke bërë që dhe vlerësimi i Moody’s të jetë negativ. Një rol të madh luan rritja e cmimeve të......

Shqiptarët orientohen drejt gjuhës angleze - Në testim morën pikë më të larta se 62% e pjesëmarrësve nga 108 vende të botës
Tranzicioni gjuhësor në Shqipëri, nga gjuha italiane në gjuhën angleze, reflekton një transformim të shoqërisë dhe kulturës shqiptare në epokën e globalizmit.......

Qyteti i gjelbër në Dubai kushton 353 milionë dollarë - Fermë urbane, biçilkleta, automjete elektrike dhe fotovoltaikë në çdo çati
Një nga zonat me konsumin më të ulët të karbonit në botë është ‘Qyteti i Gjelbwr i Dubait’. Ndërtesat e tij konsumojnë 40% më pak ujë falë infrastrukturës së......