Pse Shqipëria e la pas Serbinë si partner tregtar në Kosovë - Shifrat e shkëmbimeve/ Produktet kryesore të importit, giza dhe çeliku

Në muajin shkurt të këtij viti Kosova eksportoi 70.3 milion euro mallra, me një rënie prej 3.9% dhe importoi rreth 467 milion euro mallra. Sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit, 15.6% e përbëjnë produktet minerale, 11.8% e përbëjnë ushqimet e përgatitura pijet dhe duhani, 10.8% e përbëjnë mjetet e transportit dhe 10.2% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre.
Nga të dhënat e “Agjencisë së Statistikave të Kosovës”, importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 76.5 milion Euro, ose 16.4% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 23.9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në muajin shkurt të këtij viti ishin Shqipëria me 7.9%, Maqedonia e Veriut me 5.5% dhe Serbia me 1.8%.
Rikujtojmë se rreth 71 milionë euro është rritur vlera e produkteve të importuara nga Shqipëria në Kosovë gjatë vitit 2023. Po ashtu, edhe eksportet nga Kosova për në Shqipëri patën rritje të ndjeshme. Qeveria e Kosovës ka vendosur masë ndalimi ndaj produkteve nga Serbia dhe si pasojë, vlera e importeve nga Serbia ka shënuar rënie dhe duket që ka ndikuar edhe në rritjen e importeve nga Shqipëria dhe vendet e tjera, në një kohë që Maqedonia e Veriut renditet e dyta.
Në muajin shkurt të vitit 2024 vlera e importeve të Kosovës më Shqipërinë arriti në afërsisht 3.2 miliardë lekë ose 31.7 milionë euro. Nga ana tjetër, vlera e eksporteve më Shqipërinë u regjistrua në 947 milionë lekë ose 9.2 milionë euro.
Por cfarë importoi Kosova nga Shqipëria në shkurt të këtij viti? Peshën më të madhe ndaj importeve në total të Kosovës më Shqipërinë e zë “Giza dhe Çeliku” me 31.7%. Hidrokarburet zënë vendin e dytë me një peshë prej 18.4%, pasuar nga “Kripërat dhe Sulfuret” me 9.5%. Nga ana tjetër, një peshë të konsiderueshme zënë edhe “Alumini dhe artikujt prej tij” me 3.9%, ndjekur nga vajrat dhe rrëshirat apo pijet alkoolet dhe uthullat.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Si po ndikon rritja e pagave në pensione? - Skema po ul varësinë ndaj buxhetit të shtetit, rritet fuqia paguese
Reforma e rritjes së pagave në sektorin publik përgjatë vitit që kaloi si dhe rritja e pagës minimale në shkallë vendi në 40 mijë lekë në muaj, duket se ka......

Kushner për New York Post: Ja pse po investoj në Shqipëri dhe Serbi! - Planet për ndërtimin e hoteleve luksoze në Ballkan
Në një intervistë eksluzive për Neë York Post, Jarde Kushner ka shpjeguar arsyet e investimeve të synuara në vendin tonë. Këto investime tejkalojnë shifrën e 1......

251 milionë euro sigurime për dy muaj - Janar – shkurt/ Shifra më e lartë në 5 vitet e fundit
Viti 2024 ka nisur mbarë për buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe për skemën e pensioneve, pasi të ardhurat nga kontributet e sigurimeve......

Goditja e trefishtë për ekonominë greke - Parashikim i zymtë për të ardhmen nga Moody’s
Ekonomia greke po shfaq probleme për sa i përket zhvillimit, duke bërë që dhe vlerësimi i Moody’s të jetë negativ. Një rol të madh luan rritja e cmimeve të......

Shqiptarët orientohen drejt gjuhës angleze - Në testim morën pikë më të larta se 62% e pjesëmarrësve nga 108 vende të botës
Tranzicioni gjuhësor në Shqipëri, nga gjuha italiane në gjuhën angleze, reflekton një transformim të shoqërisë dhe kulturës shqiptare në epokën e globalizmit.......

Qyteti i gjelbër në Dubai kushton 353 milionë dollarë - Fermë urbane, biçilkleta, automjete elektrike dhe fotovoltaikë në çdo çati
Një nga zonat me konsumin më të ulët të karbonit në botë është ‘Qyteti i Gjelbwr i Dubait’. Ndërtesat e tij konsumojnë 40% më pak ujë falë infrastrukturës së......

Page mesatare prej 900 euro në muaj, indeksim i pensioneve si dhe bonusi i fundvitit - Mete, fjalim për Aktin Normativ të Buxhetit 2024
Ministri i financave, Ervin Mete ka mbajtur një fjalim në seancën plenare të Kuvendit për Aktin Normativ të Buxhetit 2024 i cili është paraqitur sot për......

Kosova merr financim për termocentralin diellor 120 MW - Banka Europiane e Investimeve po jep një kredi prej 33 milionë euro
Banka Europiane e Investimeve po jep një kredi prej 33 milionë euro për një termocentral diellor prej 120 MW me kapacitet maksimal. Ndërmarrja energjetike e......