251 milionë euro sigurime për dy muaj - Janar – shkurt/ Shifra më e lartë në 5 vitet e fundit

Viti 2024 ka nisur mbarë për buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe për skemën e pensioneve, pasi të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore kanë pësuar rritje të ndjeshme.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se për periudhën Janar-Shkurt, janë arkëtuar 25.8 miliardë lekë apo 251 milionë euro detyrime të derdhura nga punonjësit në sektorin publik dhe privat në Shqipëri.
Nëse do ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme vihet re një kapërcim i lartë në të ardhura, ku në 2-mujorin 2020 rezultonin në 17.1 miliardë lekë, duke regjistruar një rritje prej 8.7 miliardë lekësh në 2-mujorin e parë të 2024.
Po ashtu e krahasuar me Janar-Shkurt të një viti më parë, rritja në të ardhura rezulton në afro 2.9 miliardë lekë. Mirëadministrimi, politikat shtetërore dhe lufta ndaj informaliteti apo nëndeklarimit të pagave, duket se po kompenson disi edhe mungesën e fuqisë punëtore në vend.
Pagesa minimale për kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për individ është rreth 11 mijë lekë në muaj. Të ardhurat në skemën e pensioneve në vitin 2023 arritën në 134 miliardë lekë.
Aktualisht, me konsulencën e Bankës Botërore, qeveria shqiptare po përgatit një reformë të re të mbrojtës sociale, me qëllim rritjen e mëtejshme të mbështetjes për këto kategori, si edhe sigurimit të një raporti sa më të drejtë mes nivelit të kontributeve dhe përfitimeve në skemën e pensioneve.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Goditja e trefishtë për ekonominë greke - Parashikim i zymtë për të ardhmen nga Moody’s
Ekonomia greke po shfaq probleme për sa i përket zhvillimit, duke bërë që dhe vlerësimi i Moody’s të jetë negativ. Një rol të madh luan rritja e cmimeve të......

Shqiptarët orientohen drejt gjuhës angleze - Në testim morën pikë më të larta se 62% e pjesëmarrësve nga 108 vende të botës
Tranzicioni gjuhësor në Shqipëri, nga gjuha italiane në gjuhën angleze, reflekton një transformim të shoqërisë dhe kulturës shqiptare në epokën e globalizmit.......

Qyteti i gjelbër në Dubai kushton 353 milionë dollarë - Fermë urbane, biçilkleta, automjete elektrike dhe fotovoltaikë në çdo çati
Një nga zonat me konsumin më të ulët të karbonit në botë është ‘Qyteti i Gjelbwr i Dubait’. Ndërtesat e tij konsumojnë 40% më pak ujë falë infrastrukturës së......

Page mesatare prej 900 euro në muaj, indeksim i pensioneve si dhe bonusi i fundvitit - Mete, fjalim për Aktin Normativ të Buxhetit 2024
Ministri i financave, Ervin Mete ka mbajtur një fjalim në seancën plenare të Kuvendit për Aktin Normativ të Buxhetit 2024 i cili është paraqitur sot për......

Kosova merr financim për termocentralin diellor 120 MW - Banka Europiane e Investimeve po jep një kredi prej 33 milionë euro
Banka Europiane e Investimeve po jep një kredi prej 33 milionë euro për një termocentral diellor prej 120 MW me kapacitet maksimal. Ndërmarrja energjetike e......

Itali, rreth 40 mijë mjekë arratisen jashtë vendit - Reduktim drastik i taksave për t’i bindur të rikthehen
Brenda 5 viteve janë rreth 40 mijë mjekët italianë që kanë braktisur vendin për një pagë më të mirë. Qeveria po përpiqet ‘t’i bindë’ të rikthehen duke premtuar......

A mund ta nxisin emigrantët ekonominë amerikane? Raporti i “Goldman Sachs”
Analistët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të bindur se emigrantët mund të nxisin me sukses ekonominë e vendit. Kjo pavarësisht frikës së miliona......

Energjia bërthamore, situata në Europë - Franca mbetet prodhuesi më i madh, vendet rrisin kapacitetin
Ndërsa Franca ruan ende titullin e prodhuesit kryesor të energjisë bërthamore, Gjermania u jep fund planeve të saj të zhvillimit. Nga ana tjetër vendet me......