Itali, rreth 40 mijë mjekë arratisen jashtë vendit - Reduktim drastik i taksave për t’i bindur të rikthehen

Brenda 5 viteve janë rreth 40 mijë mjekët italianë që kanë braktisur vendin për një pagë më të mirë. Qeveria po përpiqet ‘t’i bindë’ të rikthehen duke premtuar reduktim drastik të taksave. Ministria italiane e shëndetësisë propozoi që të zbatohet e njëjta procedurë që aktualisht përdoret për mësuesit dhe studiuesit
Në pesë vjet, gati 40 mijë mjekë janë larguar nga Italia në kërkim të kushteve dhe pagave më të mira. Aktualisht Shërbimi Shëndetësor Kombëtar italian, duke u përballur me një mungesë serioze mjekësh, e cila u shfaq qartë gjatë pandemisë dhe u përkeqësua nga largimi i tyre i pandalshëm edhe jashtë vendit, po përpiqet të luajë kartën e rikthimit të tyre në shtëpi. Për t'i bindur ata, po mendohet për një zbritje të madhe tatimore për të ardhurat si ajo e përdorur tashmë për kthimin e trurit në Itali.
Për të bindur mjekët që kanë ikur jashtë shtetit të kthehen në Itali, ku janë dhe pagat më të ulëta në BE, Ministri italian i Shëndetësisë Orazio Schillaci ka një ide: plani është që të përsëritet edhe për mjekët ajo që tashmë po bëhet për mësuesit dhe studiuesit. Në fakt, një zbritje e madhe deri në 90% mbi taksat është tashmë në fuqi për ‘ta: në periudhën tatimore në të cilën transferohet vendbanimi dhe në pesë vitet e ardhshme, pagat e marra kontribuojnë në formimin e të ardhurave nga punësimi ose vetëpunësimi në masën 10%.
Rreth 39 mijë mjekë janë larguar nga Italia në periudhën 2019 - 2023, nga të cilët 11 mijë vetëm nga 2022-shi deri në 2023-shin. Ajo që i bind të bëjnë valixhet dhe të largohen nga Italia janë mbi të gjitha pagat më të larta të cilat arrijnë mesatarisht, duke mbetur në Europë, 60 mijë euro më shumë në vit me një maksimum prej 205 mijë euro më shumë në Luksemburg, 110 mijë në Islandë dhe Holandë, 100 mijë në Danimarkë, Irlandë dhe Gjermani.
Masa padyshim që do të duhet të kalojë në shqyrtimin e Ministrisë së Ekonomisë. Mjekët që ndoshta do të ishin të interesuar të ktheheshin në Itali dhe për rrjedhojë të përfitonin nga zbritja e deri në 90% e taksave, në fakt tashmë nuk paguajnë taksa në vend dhe për rrjedhojë nuk do të kërkonin asnjë buxhet për ta mbuluar atë. Në të vërtetë, kthimi i tyre do të përfaqësonte përkundrazi një tepricë shtesë për arkën e shtetit.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

A mund ta nxisin emigrantët ekonominë amerikane? Raporti i “Goldman Sachs”
Analistët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të bindur se emigrantët mund të nxisin me sukses ekonominë e vendit. Kjo pavarësisht frikës së miliona......

Energjia bërthamore, situata në Europë - Franca mbetet prodhuesi më i madh, vendet rrisin kapacitetin
Ndërsa Franca ruan ende titullin e prodhuesit kryesor të energjisë bërthamore, Gjermania u jep fund planeve të saj të zhvillimit. Nga ana tjetër vendet me......

BE po përgatit masa drastike për importet e grurit - Tarifa për produktet që vijnë nga Rusia dhe Bjellorusia
Bashkimi Europian po përgatit një plan masash drastike për importet e gurit nga Rusia dhe Bjellorusia. Vendosja e tarifave të reja do të ketë për qëllim......

Çmimet e arit kanë arritur nivele rekord – Ja pse rritja ende nuk ka përfunduar!
Rritja e arit vazhdon me çmimet që kanë arritur nivelin më të lartë historik të enjten dhe ka akoma vend që ai të rritet më tej pasi bankat qendrore po......

Lindshmëria globale do të ketë një rënie dramatike në 97% të vendeve deri në vitin 2100!
Një shumicë dërrmuese e vendeve në mbarë botën nuk do të kenë norma mjaft të larta të lindshmërisë për të mbështetur numrin e popullsisë deri në vitin 2100,......

Sërish rënie e përgjithshme në tregun valutor!
Dollari amerikan ka humbur pikë këtë mëngjes edhe një herë teksa është blerë sot në raport me dje me 93.8 lekë dhe është shitur me 95 lekë sipas kursit të......

Murtaja dhe gripi i shpendëve! Shqipëria ndalon importin e mishit nga 6 vende
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka urdhëruar ndalimin e importit të kafshëve të gjalla, mishit të derrit, nënprodukteve të tij apo të shpendëve dhe......

Nuk ndryshon norma e interesit! Vendimet që miratoi Këshilli Mbikëqyrës i Bankës
Në mbledhjen e datës 20 mars 2024, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të mbetet e pandryshuar në nivelin 3.25% si dhe......