A mund ta nxisin emigrantët ekonominë amerikane? Raporti i “Goldman Sachs”

Analistët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të bindur se emigrantët mund të nxisin me sukses ekonominë e vendit. Kjo pavarësisht frikës së miliona punëtorëve amerikanë për rrezikimin e vendeve të punës.
Miliona punëtorë amerikanë janë të shqetësuar për efektet që mund të ketë në punët e tyre rritja e emigracionit në SHBA. Por për disa ekspertë, vendasit jo vetëm që nuk kanë asgjë për të qënë të frikësuar, por do të shohin lulëzimin e ekonomisë së tyre. Sipas Zyrës së Buxhetit të Kongresit, rritja e imigracionit do të kontribuojë në fuqinë punëtore të vendit, duke vlerësuar se do të rrisë PBB-në me rreth 2% deri në vitin 2034. Miliona punëtorë, megjithatë, nuk po shikojnë kryesisht këta tregues, por pasojat e drejtpërdrejta në punësimin dhe pagat e tyre.
Një raport i fundit nga Goldman Sachs, tregon se papunësia e vendasve dhe emigrantëve nuk janë të lidhura me njëra tjetrën.
Sipas ‘Goldman Sachs’, rritja e papunësisë mes të huajve në SHBA pasqyron një prirje afatgjatë që emigrantët e fundit të kenë papunësi relativisht të lartë, ndoshta sepse kërkon kohë që shumë prej tyre të vendosen në punësim të përhershëm. Papunësia është shumë më e ulët në mesin e emigrantëve që kanë qenë në SHBA për tre ose më shumë vjet.
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka një axhendë veçanërisht ‘të ashpër’ kundër imigracionit. Në përgjithësi, pra, imigracioni duket se ka qenë një ndihmë e madhe për rritjen ekonomike të SHBA-së, duke përfshirë zgjerimin e kapacitetit prodhues të SHBA-së në një mënyrë që zbuti gjithashtu inflacionin e krijuar nga shpenzimet e administratës Biden. Me kusht që një presidencë e ardhshme e mundshme e Trumpit të mos fillojë deportimet, analistët vlerësojnë se imigrimi i vazhdueshëm do të ndihmojë në pagesën e Sigurimeve Shoqërore dhe ‘Medicare’.
Zyra e Buxhetit të Kongresit pret që 91% e emigrantëve të rritur midis 2022 dhe 2034 do të jenë nën moshën 55 vjeç, krahasuar me 62% për popullsinë e përgjithshme. Kjo do të thotë se një numër i konsiderueshëm punëtorësh shtesë do të paguajnë në sistem pa mbledhur përfitime pensionale për shumë vite.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Energjia bërthamore, situata në Europë - Franca mbetet prodhuesi më i madh, vendet rrisin kapacitetin
Ndërsa Franca ruan ende titullin e prodhuesit kryesor të energjisë bërthamore, Gjermania u jep fund planeve të saj të zhvillimit. Nga ana tjetër vendet me......

BE po përgatit masa drastike për importet e grurit - Tarifa për produktet që vijnë nga Rusia dhe Bjellorusia
Bashkimi Europian po përgatit një plan masash drastike për importet e gurit nga Rusia dhe Bjellorusia. Vendosja e tarifave të reja do të ketë për qëllim......

Çmimet e arit kanë arritur nivele rekord – Ja pse rritja ende nuk ka përfunduar!
Rritja e arit vazhdon me çmimet që kanë arritur nivelin më të lartë historik të enjten dhe ka akoma vend që ai të rritet më tej pasi bankat qendrore po......

Lindshmëria globale do të ketë një rënie dramatike në 97% të vendeve deri në vitin 2100!
Një shumicë dërrmuese e vendeve në mbarë botën nuk do të kenë norma mjaft të larta të lindshmërisë për të mbështetur numrin e popullsisë deri në vitin 2100,......

Sërish rënie e përgjithshme në tregun valutor!
Dollari amerikan ka humbur pikë këtë mëngjes edhe një herë teksa është blerë sot në raport me dje me 93.8 lekë dhe është shitur me 95 lekë sipas kursit të......

Murtaja dhe gripi i shpendëve! Shqipëria ndalon importin e mishit nga 6 vende
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka urdhëruar ndalimin e importit të kafshëve të gjalla, mishit të derrit, nënprodukteve të tij apo të shpendëve dhe......

Nuk ndryshon norma e interesit! Vendimet që miratoi Këshilli Mbikëqyrës i Bankës
Në mbledhjen e datës 20 mars 2024, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të mbetet e pandryshuar në nivelin 3.25% si dhe......

Vendet më të lumtura në botë për vitin 2024 - Rezultate shqetësuese në Europën Perëndimore!
Finlanda është kurorëzuar si vendi më i lumtur në botë për të shtatën vit radhazi në Raportin Botëror të Lumturisë së sapopublikuar. I përpiluar duke përdorur......