Energjia bërthamore, situata në Europë - Franca mbetet prodhuesi më i madh, vendet rrisin kapacitetin

Ndërsa Franca ruan ende titullin e prodhuesit kryesor të energjisë bërthamore, Gjermania u jep fund planeve të saj të zhvillimit. Nga ana tjetër vendet me kapacitete më të vogla rrisin prodhimin e tyre. Katër prodhuesit kryesorë të energjisë bërthamore në vitin 2022 përbënin 73.7% të sasisë totale të energjisë bërthamore të prodhuar në BE
Gjatë këtij muaji, Franca pritet të furnizojë me karburant reaktorin e saj bërthamor të gjeneratës së tretë, të njohur si EPR. Lidhja në rrjetin elektrik pritet deri në fund të vitit. Prodhuesi kryesor i energjisë bërthamore në Europë është 12 vjet prapa afatit, një vonesë që i shtyn disa të dyshojnë nëse EPR do të bëhet funksionale në 2024. Franca po rrit prodhimin e saj të energjisë bërthamore, diçka që dukej e paimagjinueshme më pak se një dekadë më parë për shkak të ndryshimit të pikëpamjeve politike për këtë çështje. Franca nuk është i vetmi vend që ka ndryshuar disa herë qëndrimin e saj për energjinë bërthamore. E shoqëruar me pasigurinë rreth burimeve të tjera të energjisë dhe ngjarjeve gjeopolitike, realiteti i tregut të përgjithshëm të energjisë elektrike po ndryshon me shpejtësi.
Grupi më i fundit i plotë i të dhënave të disponueshme për bilancin e import/eksportit në Europë tregon Suedinë dhe Gjermaninë si dy eksportuesit kryesorë të energjisë elektrike në vitin 2022, me përkatësisht 33.3 TWh dhe 26.5 TWh. Në fund të kësaj renditje janë Franca dhe Italia, prodhimi i energjisë elektrike i të cilave ka rënë ndjeshëm, duke i bërë dy fqinjët të importojnë një pjesë të mirë të nevojave të tyre për energji elektrike - 16.4 TWh për Francën, 43.4 TWh për Italinë.
Pamja e tregut të energjisë elektrike ishte krejtësisht ndryshe në vitin 2023. Franca, për shembull, është ngjitur nga pozicioni i dytë në i fundit për t'u bërë eksportuesi më i madh i energjisë elektrike në Europë, ndërsa Gjermania është kthyer në një vend importues. Një arsye e rëndësishme për këtë paqëndrueshmëri ka të bëjë me energjinë bërthamore, e cila përfaqëson 21.8 % të përzierjes energjetike të Bashkimit Europian.
Bashkimi Europian prodhoi energji bërthamore në 13 shtete anëtare në vitin 2022. Katër prodhuesit kryesorë të energjisë bërthamore në vitin 2022 përbënin 73.7% të sasisë totale të energjisë bërthamore të prodhuar në BE-së atë vit. Por prodhimi i përgjithshëm i energjisë bërthamore i BE ishte më i ulëti që nga viti 1900. Mbyllja progresive e reaktorëve gjermanë luajti një rol të rëndësishëm në këtë prirje, ashtu si edhe riparimet dhe mirëmbajtja e madhe e kryer nga Franca në disa centrale, të cilat çuan në mbylljen e përkohshme të disa reaktorët. Peizazhi europian po zhvillohet me shpejtësi dhe prodhuesit e mëdhenj tradicionalë kanë vendosur të braktisin gradualisht energjinë bërthamore.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

BE po përgatit masa drastike për importet e grurit - Tarifa për produktet që vijnë nga Rusia dhe Bjellorusia
Bashkimi Europian po përgatit një plan masash drastike për importet e gurit nga Rusia dhe Bjellorusia. Vendosja e tarifave të reja do të ketë për qëllim......

Çmimet e arit kanë arritur nivele rekord – Ja pse rritja ende nuk ka përfunduar!
Rritja e arit vazhdon me çmimet që kanë arritur nivelin më të lartë historik të enjten dhe ka akoma vend që ai të rritet më tej pasi bankat qendrore po......

Lindshmëria globale do të ketë një rënie dramatike në 97% të vendeve deri në vitin 2100!
Një shumicë dërrmuese e vendeve në mbarë botën nuk do të kenë norma mjaft të larta të lindshmërisë për të mbështetur numrin e popullsisë deri në vitin 2100,......

Sërish rënie e përgjithshme në tregun valutor!
Dollari amerikan ka humbur pikë këtë mëngjes edhe një herë teksa është blerë sot në raport me dje me 93.8 lekë dhe është shitur me 95 lekë sipas kursit të......

Murtaja dhe gripi i shpendëve! Shqipëria ndalon importin e mishit nga 6 vende
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka urdhëruar ndalimin e importit të kafshëve të gjalla, mishit të derrit, nënprodukteve të tij apo të shpendëve dhe......

Nuk ndryshon norma e interesit! Vendimet që miratoi Këshilli Mbikëqyrës i Bankës
Në mbledhjen e datës 20 mars 2024, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të mbetet e pandryshuar në nivelin 3.25% si dhe......

Vendet më të lumtura në botë për vitin 2024 - Rezultate shqetësuese në Europën Perëndimore!
Finlanda është kurorëzuar si vendi më i lumtur në botë për të shtatën vit radhazi në Raportin Botëror të Lumturisë së sapopublikuar. I përpiluar duke përdorur......

Firmoset kredia me BEI për hekurudhën Vorë – Hani i Hotit! Balluku: Projekti ka rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin
https://www.youtube.com/watch?v=RHRZzk6mJw0 Pas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, është nënshkuar marrëveshja e huasë edhe me Bankën Evropiane të......