Firmoset kredia me BEI për hekurudhën Vorë – Hani i Hotit! Balluku: Projekti ka rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin

https://www.youtube.com/watch?v=RHRZzk6mJw0
Pas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, është nënshkuar marrëveshja e huasë edhe me Bankën Evropiane të Investimeve për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë - Hani i Hotit.
Lajmin e bëri me dije ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksohej se linja me gjatësi 120 kilometra, ka rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe rajonin, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave. Balluku shtoi se pas Tiranë - Durrës me degëzim në Rinas, Vorë - Hani i Hotit është projekti i dytë madhor i qeverisë shqiptare në transportin hekurudhor.
Kosto totale për rehabilitimin e kësaj linje hekurudhore përllogaritet në 373.15 mln euro, ndërkohë që struktura e financimit për këtë projekt ndahet midis kredive të dhëna nga BERZH dhe Banka Evropiane Investimeve, një granti të Bashkimit Evropian dhe mbulimit të TVSH-së nga buxheti i shtetit. Granti i BE-së kap vlerën e 120 mln euro, kredia e BERZH, 98.75 euro, ndërsa kredia e BEI, 100 mln euro. Rehabilitimi i kësaj linje hekurudhore parashikohet të sjellë një sërë përfitimesh në drejtim transportit të pasagjerëve, mallrave, por edhe mjedisit.
Një raport i Komunitetit të Transportit thekson se ndërtimi i linjës së re dhe elektrifikimi i saj synon të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e shërbimeve të pasagjerëve dhe mallrave, të përmirësojë kapacitetin e transportit, si dhe zhvillimin e transportit multimodal dhe intermodal në Shqipëri dhe në rajon. Projekti i hartuar për rehabilitimin e kësaj linje hekurudhore do mundësojë lëvizjen e trenave me shpejtësi 120 km/orë, ndërsa përshkon ultësirën perëndimore me stacione në Vorë – Mamurras – Laç – Milot – Lezhë – Shkodër – Koplik – Hani i Hotit, ku është edhe kufiri me Malin e Zi.
Projekti do të mundësojë elektrifikimin e shinave hekurudhore, rindërtimin e 12 stacioneve hekurudhore, futjen e një sistemi të ri telekomunikacioni dhe sinjalistike dhe përmirësime të sigurisë. Këto do të mundësojnë shpejtësi deri në 120 km/h, duke rritur efikasitetin dhe kapacitetin e transportit hekurudhor të pasagjerëve dhe mallrave. Si një zgjatim i korridorit kryesor TEN-T Mesdhetar, linja hekurudhore Vorë-Hani i Hotit lidh Tiranën me Podgoricën dhe është e vetmja lidhje hekurudhore midis Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

Si parashikohet të bëhet rritja progresive e pensioneve? - Nisma e PD-së, Juristi: Preken edhe ata që dalin rishtazi në pension
Nga nisma e Partisë Demokratike për rritjen progresive të pensioneve, për të aritur në 300 euro deri në 2029, preken jo vetëm ata që janë aktualisht në skemë,......

A po futet euro në një tendencë të re rënëse? - Pas ‘stabilitetit’ nis të zbresë poshtë nivelit 103 lekë
Pas dy muajve stabilitet, monedha europiane ka njohur një nivel të ri këto ditë, duke zbritur në nivelin e 102 lekëve. në mnuajt e parë të vitit, euro luhatej......

Bonot dhe obligacionet/ 22 ankande në prill, maj e qershor - Si mund të investojnë qytetarët në titujt qeveritarë
Në 3 muajt e ardhshëm, prill, maj dhe qershor, është planifikuar realizimi i 22 ankande bonosh dhe obligacionesh. Referuar kalendarit të emetimit të bonove, në......

Detyrim i ri për restorantet dhe marketet në Shqipëri - Duhet të lidhin kontrata për mbetjet, gjoba marramendëse për shkelësit e ligjit
Restorantet dhe mensat të cilat prodhojnë ushqim për konsum direkt për njerëz janë të detyruar të lidhin një kontratë bashkëpunimi me një operator të licencuar......

Sa po u kushton shitja e pronave qytetarëve shqiptarë? - U paguan 52.4 milionë euro për transaksionet
Pavarësisht se tregu i shit-blerjes së pasurive të paluajtshme është në ditët e tij më të mira, tatimi që qytetarët kanë paguar për shitjen e pronave nuk......

Bill Gates po përgatit një termocentral bërthamor të gjeneratës së re - Planifikohet një reaktor i ftohur me natrium në vend të ujit: Gati në 2030!
Bill Gates po përgatit një termocentral bërthamor të gjeneratës së re. Në Wyoming, SHBA, planifikohet një reaktor i ftohur me natrium në vend të ujit i cili do......

Si ndryshoi tregu i punës në Europë? - Shqipëria mes vendeve me rritje, regjistron normë punësimi më të lartë se Serbia
Të dhënat e Eurostat tregojnë se shkalla e punësimit në vendin tonë gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar ishte nën mesataren e Bashkimit Europian, por......

Bullgaria dhe Rumania i bashkohen Shengenit: Çfarë do të thotë për çmimet, transportin dhe mbiturizmin?
Vendet e Ballkanit do të hyjnë zyrtarisht në zonën Shengen më 31 mars. Marsi është caktuar të jetë një muaj emocionues për Rumaninë dhe Bullgarinë. Më 31......