Detyrim i ri për restorantet dhe marketet në Shqipëri - Duhet të lidhin kontrata për mbetjet, gjoba marramendëse për shkelësit e ligjit

Restorantet dhe mensat të cilat prodhojnë ushqim për konsum direkt për njerëz janë të detyruar të lidhin një kontratë bashkëpunimi me një operator të licencuar për grumbullimin, përpunimin ose eliminimin e nënprodukteve me origjinë shtazore kur ato nuk depozitohen si mbetje. Të njëjtin detyrim do të kenë edhe supermarketet apo njësitë e tregtimit që heqin nga tregu ushqime të cilat nuk mund të përdoren për njerëz kur ato dëmtohen, prishen, skadojnë apo nuk shiten.
Projektligji i ri i hedhur për konsultim nga Ministria e Bujqësisë për “Nënproduktet me orgjinë shtazore”, vendos detyrim gjithashtu edhe për operatorët e biznesit të licencuar për mbarështimin e kafshëve, therjen e kafshëve, mbarështimin e peshkut, përpunimin e peshkut, etj që të lidhin një kontratë me një grumbullues të nënprodukteve me origjinë shtazore, impiant ose stabiliment të licencuar për përpunimin ose/dhe eliminimin e nënprodukteve me origjinë shtazore.
Sipas draftit, lidhja e kontratës është kusht i licencimit të aktivitetit primar. Mos pajisja me kontratë për këto operatorë biznesit brenda 18 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji përbën shkak për heqjen e menjëhershme të licencës për ushtrimit e aktivitetit primar.
Referuar projektligjit, këto masa do të ndikojnë në mbrojtjen e mjedisit pasi nënproduktet janë potencialisht me ndikim negativ në ndotjen e tij nëse nuk mblidhen, përpunohen dhe shpërndahen siç duhet.
Drafti përcakton gjithashtu masa shtrënguese ndaj shkelësve të ligjit, me dënime administrative, ndërkohë që shkeljet që përbëjnë vepër penale dënohen sipas Kodit Penal në Republikën e Shqipërisë. Në dokument përcaktohet parimi “ndotësi paguan”, pra, dëmet që kanë vlerë financiare, ndaj çdo subjekti, shtetëror ose privat, paguhet nga individi ose subjekti që e shkakton.
Dënimet administrative variojnë nga 10 mijë deri në 2 milionë lekë gjobë në varësi të shkeljes që kryejnë operatorët, si në tregtim, licencim, import apo eksport.
Projektligji synohet të miratohet në vitin 2024 por parashikohet të shtrijë efektet nga data 1 shkurt 2026, në raport me hyrjen në fuqi të ligjeve të tjera në proces përafrimi që ndërlidhen me të, të cilat po ashtu synohet të miratohen gjatë vitit 2024.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Sa po u kushton shitja e pronave qytetarëve shqiptarë? - U paguan 52.4 milionë euro për transaksionet
Pavarësisht se tregu i shit-blerjes së pasurive të paluajtshme është në ditët e tij më të mira, tatimi që qytetarët kanë paguar për shitjen e pronave nuk......

Bill Gates po përgatit një termocentral bërthamor të gjeneratës së re - Planifikohet një reaktor i ftohur me natrium në vend të ujit: Gati në 2030!
Bill Gates po përgatit një termocentral bërthamor të gjeneratës së re. Në Wyoming, SHBA, planifikohet një reaktor i ftohur me natrium në vend të ujit i cili do......

Si ndryshoi tregu i punës në Europë? - Shqipëria mes vendeve me rritje, regjistron normë punësimi më të lartë se Serbia
Të dhënat e Eurostat tregojnë se shkalla e punësimit në vendin tonë gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar ishte nën mesataren e Bashkimit Europian, por......

Bullgaria dhe Rumania i bashkohen Shengenit: Çfarë do të thotë për çmimet, transportin dhe mbiturizmin?
Vendet e Ballkanit do të hyjnë zyrtarisht në zonën Shengen më 31 mars. Marsi është caktuar të jetë një muaj emocionues për Rumaninë dhe Bullgarinë. Më 31......

Pse Shqipëria po ia “rrëmben” pensionistët Portugalisë? - Analiza/ Vendi ynë, në listën e parajsave të reja fiskale
Diell, kosto e ulët jetëse…dhe lehtësi fiskale. Këto tre elemente bënë që për shumë vite, Portugalia të ishte vendi i preferuar i pensionistëve, kryesisht......

Ksamili futet në rikonstruksion para sezonit - Tendera për rikualifikimin e rrugëve dhe sistemit të kanalizimeve
Një nga destinaciionet turistike më të kërkuara nga turistët e huaj vitin e kaluar, Ksamili, është në proces rikualifikimi. Bashkia e Sarandës ka shpallur......

Turqia merr masa kundër META - Shkak, ndarja e të dhënave midis Instagram dhe Threads
Organi shtetëror turk për mbrojtjen e konkurrencës vendosi një masë të përkohshme ndaj kompanisë Meta me qëllim parandalimin e ndarjes së të dhënave ndërmjet......

Kush do blinte një lojë shahu për 230 mijë euro? - “Duel des Thes” mund të përfitohet vetëm nga tetë blerës
Një set shahu për vetëm 230 mijë euro. Dhe kushdo që kërkon ta blejë duhet të nxitojë pasi janë prdhuar vetëm 8 të tillë. Përvec faktit që gurët janë në......