Pse Shqipëria po ia “rrëmben” pensionistët Portugalisë? - Analiza/ Vendi ynë, në listën e parajsave të reja fiskale

Diell, kosto e ulët jetëse…dhe lehtësi fiskale. Këto tre elemente bënë që për shumë vite, Portugalia të ishte vendi i preferuar i pensionistëve, kryesisht italianë, për t’u transferuar për të jetuar atje.
Por këtë vit, njëri nga këto elemente, do t’i mungojë Portugalisë, çka ka bërë që pensionistët e transferuar atje, të rialokohen, në një vend tjetër. E një ndër vendet kryesore që po vlerësohet, është pikërisht Shqipëria.
Por pse Shqipëria po shihet si alternativë kryesore e transferimit të pensionistëve që dikur preferonin Portugalinë?
Fillimisht, të shpjegojmë se çfarë ka ndodhur me Portugalinë. Kjo e fundit, ka vendosur që të heqë lehtësitë tatimore për pensionistët dhe profesionistët që ishin transferuar atje. Arsyeja! Sepse ata kishin krijuar një rritje jonatyrale të çmimit të banesave
Sipas një studimi, midis vitit 2012 dhe 2021 kostoja e strehimit u rrit me 78% në Portugali, krahasuar me mesataren prej 35% në vendet e BE-së. Ndaj, edhe heqja e lëhtësive tatimore, pritet që të frenojë këtë rritje të fortë të çmimeve të pasurive të paluajtshme.
E në këtë eksod të ri të pensionistëve italianë, Shqipëria kryeson si parajsë e re fiskale.
Por pse Shqipëria konsiderohet parajsë e re fiskale për pensionistët. Padyshim, vendi ynë ofron të gjitha ato që ofronte Portugalia; Diell, kosto të ulët jetese, dhe elementin më të rëndësishëm që kërkojnë këta turistë specifikë; lehtësitë fiskale.
Vendi ynë ofron një përjashtim total nga taksat për pensionet që vijnë nga jashtë. Vendimi është marrë në janar të vitit 2020. Dokumenti kryesor për t’u transferuar për të jetuar në Shqipëri është leja e qendrimit. Për ta marrë atë, nevojitet dëshmia se je në pension në Italiu dhe se ke të ardhura minimale 10 mijë euro.
Po ashtu, nevojitet hapja e një llogarie bankare në një bankë në Shqipëri ku të kalohet pensioni dhe një dëshmi penaliteti që dëshmon se pensionisti nuk ka detyrime të pashlyera me drejtësinë italiane.
Por pse Shqipëria është një vend që tërheq më shumë pensionistët italianë? Të analizojmë pak avantazhin konkurrues që vendi ynë paraqet kundrejt vendeve të tjera të Mesdheut…
Nëse flasim për rastin e Greqisë, të dhënat tregojnë se për të inkurajuar pensionistët e huaj që të transferojnë vendbanimin e tyre në Greqi, Athina ka vendosur gjithashtu një normë të vetme tatimore prej 7% për të gjitha të ardhurat e marra jashtë vendit.
Nga ana tjetër, Qiproja është një nga destinacionet që duhet të tërheqë italianët për shkak të klimës se kostoja e jetesës është e ulët dhe ka avantazhin e taksimit. Tatimi mbi të ardhurat personale gëzon një zonë pa taksa deri në 19,500 euro. Për një pensionist italian që jeton në Qipro, pensioni bruto është nën atë prag. Po ashtu, edhe në Maltë sistemi i taksave është shumë i favorshëm. “Programi i daljes në pension në Maltë” ka objektiv specifik tërheqjen e të gjithë pensionistëve në Bashkimin Europian.
Spanja ofron gjithashtu lehtësime tatimore për pensionistët e huaj, të cilët aspirojnë të zhvendosen atje. Sistemi tatimor i lejon ata të përfitojnë nga përjashtimet tatimore ose reduktimet e të ardhurave nga burime të huaja, duke përfshirë zbritjet për shpenzimet mjekësore.
Por si funksionon në Bullgari dhe Rumani?
Ata që imagjinojnë emigracionin e kundërt, pra larg vapës së vendeve të Mesdheut, mund të shkojnë në Rumani ose Bullgari, ku aplikohet taksa e shteshtë prej 10%.
Xhorxhina Deda/ SCAN
Sondazh

Ksamili futet në rikonstruksion para sezonit - Tendera për rikualifikimin e rrugëve dhe sistemit të kanalizimeve
Një nga destinaciionet turistike më të kërkuara nga turistët e huaj vitin e kaluar, Ksamili, është në proces rikualifikimi. Bashkia e Sarandës ka shpallur......

Turqia merr masa kundër META - Shkak, ndarja e të dhënave midis Instagram dhe Threads
Organi shtetëror turk për mbrojtjen e konkurrencës vendosi një masë të përkohshme ndaj kompanisë Meta me qëllim parandalimin e ndarjes së të dhënave ndërmjet......

Kush do blinte një lojë shahu për 230 mijë euro? - “Duel des Thes” mund të përfitohet vetëm nga tetë blerës
Një set shahu për vetëm 230 mijë euro. Dhe kushdo që kërkon ta blejë duhet të nxitojë pasi janë prdhuar vetëm 8 të tillë. Përvec faktit që gurët janë në......

Kryeministri grek Mitsotakis prezanton “revolucionin e peshqirëve” - Nuk do të lejohen më shezllone në 85% të plazheve të vendit
70 deri në 85% e plazheve greke do të jenë të lira nga shezllonet, në atë që kryeministri i vendit Mitsotakis e ka cilësuar si ‘revolucionin e peshqirëve’.......

FMN jep hua 150 miliardë dollarë për të përballuar borxhet dhe luftërat - Egjipti, Ukraina, Argjentina janë ndër huamarrësit kryesorë të fondit
Normat më të larta të interesit dhe konfliktet gjeopolitike nxisin gjithnjë e më shumë krizat në mbarë botën. Për këtë arsye Fondi Monetar Ndërombëtar,......

Marrja me qira e një apartamenti nuk do të jetë më njësoj - BE miraton rregulla të reja: Ekuilibër mes turizmit dhe qirave afatgjata
Duke synuar vendosjen e një ekuilibri të përhershëm mes turizmit dhe qirave afatgjata, Bashkimi Europian ka miratuar rregulla të reja. Tashmë marrja me qira e......

Raporti i ILO-s: Fitimet nga puna e detyruar janë rritur me 37 % në dekadën e fundit!
Raporti i Agjencisë së Punës të OKB-së për fitimet dhe varfërinë tha se shfrytëzimi seksual i detyruar ishte fajtor për tre të katërtat e të ardhurave nga një......

Dhëndri i Trump vlerëson potencialin 'shumë të vlefshëm' të pronave të Gazës!
Dhëndri i Donald Trump dhe ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, ka thënë se "prona ujore" e Gazës ka një potencial "shumë të vlefshëm", duke......