Kryeministri grek Mitsotakis prezanton “revolucionin e peshqirëve” - Nuk do të lejohen më shezllone në 85% të plazheve të vendit

70 deri në 85% e plazheve greke do të jenë të lira nga shezllonet, në atë që kryeministri i vendit Mitsotakis e ka cilësuar si ‘revolucionin e peshqirëve’. Ligji i ri vendos rregulla më të ashpra për shfrytëzimin e hapësirave të përbashkëta në plazhe: nga pronarë dhe pushues.
“A e mbani mend verën e kaluar bujën - dhe me të drejtë – të “revolucionit të peshqirëve” për pushtimin e paligjshëm të plazheve tona nga tavolina dhe shezllone? U mobilizuam menjëherë, miratuam një ligj të ri, i cili sjell rregull në plazhet tona.” Është kjo deklarata në profilin e tij TikTok e kryeministrit të Greqisë Mitsotakis.
“Thënë thjesht, realizohen tre gjëra: Sigurojmë akses të lirë në të gjitha plazhet tona për të gjithë qytetarët, përdorim teknologji të reja si për ankandet ashtu edhe për inspektimet e plazheve, vendosim gjoba më të ashpra për ata që shkelin ligjin dhe cënojnë plazhet tona”, shtoi Mitsotakis.
Kryeministri sqaroi se ligji nuk trajton çështje urbanistike, ka një distancë prej 50 metrash nga vija e detit për të ndërtuar dhe kjo distancë nuk ndryshon. Pra nuk cënon asnjë dispozitë për kushtet e ndërtimit. Sipas tij ky ligj siguron që 70% e sipërfaqes së plazhit duhet të jetë e lirë dhe në një distancë minimale prej 4 metrash nga bregu. Për plazhet në zonat e natyrës, 70% bëhet 85%, pra shezlongët vendosen vetëm në 15% të plazhit.
Për herë të parë krijohen “plazhet e paprekura” me vlera të veçanta mjedisore ku nuk lejohen shezlongët apo asnjë lloj shfrytëzimi. Kushdo që merr leje do të ketë edhe detyrime specifike: të pastrojë plazhet, të lejojë aksesin e personave me aftësi të kufizuar dhe sigurisht të ketë një roje plazhi. Ligji do të zbatohet me më shumë kontrolle dhe do të ketë gjoba të ashpra për shkelësit, madje edhe mbyllje të biznesit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

FMN jep hua 150 miliardë dollarë për të përballuar borxhet dhe luftërat - Egjipti, Ukraina, Argjentina janë ndër huamarrësit kryesorë të fondit
Normat më të larta të interesit dhe konfliktet gjeopolitike nxisin gjithnjë e më shumë krizat në mbarë botën. Për këtë arsye Fondi Monetar Ndërombëtar,......

Marrja me qira e një apartamenti nuk do të jetë më njësoj - BE miraton rregulla të reja: Ekuilibër mes turizmit dhe qirave afatgjata
Duke synuar vendosjen e një ekuilibri të përhershëm mes turizmit dhe qirave afatgjata, Bashkimi Europian ka miratuar rregulla të reja. Tashmë marrja me qira e......

Raporti i ILO-s: Fitimet nga puna e detyruar janë rritur me 37 % në dekadën e fundit!
Raporti i Agjencisë së Punës të OKB-së për fitimet dhe varfërinë tha se shfrytëzimi seksual i detyruar ishte fajtor për tre të katërtat e të ardhurave nga një......

Dhëndri i Trump vlerëson potencialin 'shumë të vlefshëm' të pronave të Gazës!
Dhëndri i Donald Trump dhe ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, ka thënë se "prona ujore" e Gazës ka një potencial "shumë të vlefshëm", duke......

Euro vijon zbritjen – Dobësohen ndjeshëm edhe valutat e tjera!
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të vlerës këtë mëngjes teksa në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 94.5 lekë dhe është shitur me 95.4 lekë......

Pensioni minimal në Shqipëri, rritje në 300 euro! Nisma ligjore në Kuvend - Rritje progresive të përvitshme duke nisur nga vitit 2024
Në Kuvend është depozituar një amendament që synon të rrisë gradualisht pensionin minimal në vend. Nisma mban firmën e deputetit Gazmend Bardhi, cili në emër......

Fondet për bujqësinë, kush përfiton nga skema - Zbardhet udhëzimi i Ministrisë, kriteret që do të aplikohen. Kërkesa deri në 19 Prill
Scan Tv zbardh udhëzimin e Ministrisë së Bujqësisë “Për kriteret, procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit të programit për bujqësinë”. Janë 8......

Shteti del me 200 milionë euro tepricë - Janar-Shkurt, rriten të ardhurat në buxhet. Konsumi, ndikim kryesor
Në dy muajt e parë të vitit, buxheti i shtetit ka arkëtuar 104 miliardë lekë , duke tejkaluar të njëjtën periudhë të 2023-shit me 6.8 miliardë lekë.......