Shteti del me 200 milionë euro tepricë - Janar-Shkurt, rriten të ardhurat në buxhet. Konsumi, ndikim kryesor
Në dy muajt e parë të vitit, buxheti i shtetit ka arkëtuar 104 miliardë lekë , duke tejkaluar të njëjtën periudhë të 2023-shit me 6.8 miliardë lekë. Performanca në vjeljen e taksave ka bërë që për periudhën janar-shkurt, niveli i suficitit të regjistrohet në 20.7 miliardë lekë apo rreth 200 milionë euro.
Të dhënat fiskale të Ministrisë së Financave, tregojnë se të ardhurat tatimore për 2 mujorin 2024 u realizuan në masën 63.3 miliardë lekë, 10.8 miliardë ose 20.6% më shumë se 2 mujori i vitit të kaluar, si dhe 5.6 miliardë lekë, më shumë se plani i 2 mujorit 2024.
Ndikim të rëndësishëm kanë dhënë të ardhurat e arkëtuara nga TVSH, me rreth 3.8 miliardë lekë më shumë se një vit më parë, çka tregon konsum në rritje i cili vjen edhe për shkak të uljes së çmimeve por edhe fluksit të turistëve i cili ka qenë i lartë edhe gjatë kësaj periudhe.
Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore gjithashtu kanë pasur një rritje me 3.7 miliardë lekë, duke ndikuar ndjeshëm në të ardhurat totale. Nga tatimi mbi fitimin u mblodhën 5.9 miliardë lekë, ose 20.6% më shumë se 2 mujori 2023 dhe tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 10.5 miliardë lekë, 1.4 miliardë lekë ose më shumë se një vit më parë.
Sa i takon të ardhurave doganore, ato u realizuan në vlerën 32 miliardë lekë, ose 4.5% më shumë se 2 mujori 2023. Të gjithë zërat kanë perfomuar pozitivisht, përfshirë këtu edhe TVSH-në në import, duke qenë se ka pasur një rënie të inflacionit.
Shpenzimet e përgjithshme publike për periudhën 2 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 83.3 miliardë lekë me një realizim në masën 92.2 përqind të planit të periudhës.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Shqipëria mikpriti turistë edhe në dimër - Strukturat akomoduese patën rreth 42% më shumë vizitorë të huaj në janar
Shifrat më të fundit mbi strukturat akomoduese për muajin janar të këtij viti përforcojnë edhe njëherë rekordet e turizmit. Sipas të dhënave të INSTAT rezulton......

“Shteti shqiptar, pjesëmarrës në investimin e Sazanit” - Rama: Projekti do të kalojë në disa shkallë përpara se të miratohet
Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar “një ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm” propozimin e një kompanie ndërkombëtare për të investuar në......

Inflacioni barazon mesataren e BE-së - Çmimet në shkurt u shtrenjtuan me 2.8%. Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon
Në muajin shkurt të vitit 2024, të dhënat e publikuara nga INSTAT mbi inflacionin e matur sipas metidës europiane konfirmojnë një rritje më të ngadaltë të......

Shqipëria nis pastrimin e vijës bregdetare - Hapet tenderi për 7 bashkitë e vendit
Shqipëria ka nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik, ku pritshmëritë janë që këtë vit të kapërcehet rekordi historik i vitit të kaluar me 10.1 milionë......

82% e bizneseve “shkelin” Kodin e Punës! - Inspektohen rreth 10 mijë subjekte dhe 216 mijë vende pune
Bizneset shqiptare çedojnë në zbatimin e Kodit të Punës, duke rënë pre e gjobave, por nga ana tjetër duke u treguar të padrejtë me punonjësit e tyre. Gjatë......

Vetëm 7 vende në botë kanë cilësi të pranueshme ajri - Pothuajse asnjë nuk përmbush standartin e kërkuar nga OBSH
Vetëm shtatë vende po përmbushin standardin ndërkombëtar të cilësisë së ajrit, me ndotjen vdekjeprurëse që përkeqësohet për shkak të një rikthimi të......

Konsumi gjatë festave "gjallëroi" tregtinë me pakicë - Indeksi u rrit me 6.7% në dhjetor 2023, krahasuar me nëntorin
Ritmet e rritjes së tregtisë me pakicë u zbuten disi në tremujorin e fundit të vitit 2023, pas një rritje në 5.6% në tremujorin e tretë. INSTAT raportoi se......

Zbardhen emrat që “fshihen” pas 8 mijë bizneseve - Aplikime nga pronarët përfitues për t’u deklaruar në regjistrin e QKB
Afro 8 mijë aplikime janë depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit gjatë vitit që lamë pas në regjistrin e pronarëve përfitues, i cili është detyrim ligjor.......