Shqipëria Postuar më 19 Mars 2024, 12:44

Shqipëria nis pastrimin e vijës bregdetare - Hapet tenderi për 7 bashkitë e vendit

Nga SCAN TV
Shqipëria nis pastrimin e vijës bregdetare - Hapet tenderi për 7

Shqipëria ka nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik, ku pritshmëritë janë që këtë vit të kapërcehet rekordi historik i vitit të kaluar me 10.1 milionë vizitorë.

Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka shpallur tenderin për shërbimin e Pastrimit të Zonës Bregdetare për Bashkitë Shkodër, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Vlorë, Himarë dhe Sarandë. Tenderi është i ndarë në 2 lote dhe fondi limit është 160 milionë lekë.

Për pastrimin e zonës bregdetare për Bashkitë Shkodër, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë do të përdoren 85.1 milionë lekë, ndërsa për Bashkitë Vlorë, Himarë e Sarandë 74. 9 milionë lekë.

Kohëzgjatja e kontratës është për 93 ditë ndërsa afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave caktuar data 23 prill 2024.

Pritshmëritë janë që këtë sezon veror, Shqipërinë ta vizitojnë rreth 14 milionë turistë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat