Zbardhen emrat që “fshihen” pas 8 mijë bizneseve - Aplikime nga pronarët përfitues për t’u deklaruar në regjistrin e QKB

Afro 8 mijë aplikime janë depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit gjatë vitit që lamë pas në regjistrin e pronarëve përfitues, i cili është detyrim ligjor. Referuar të dhënave zyrtare nga QKB, konkretisht janë trajtuar në total 7,952 aplikime nga të cilat 7, 570 aplikime nga subjektet tregtare dhe 382 aplikime nga Organizatat jo fitimprurëse.
Shqipëria miratoi ligjin “Për regjistrin e pronarëve përfitues” në vitin 2020 dhe që u bë funksional më 1 shkurt 2021. Regjistri administrohet nga QKB-ja dhe të gjitha subjektet dhe organizatat jofitimprurëse janë të detyruara të regjistrojnë në regjistër pronarët e tyre përfitues (përfshirë ndryshimet në lidhje me pronarët përfitues) brenda afateve specifike që mbikëqyren nga ky institucion.
Penalitetet financiare ndaj bizneseve që nuk respektojnë detyrimin ligjor për depozitimin e të dhënave, nisin nga 500 dollarë për rastet e mosrespektimit të afateve, për të shkuar deri në 6 mijë dollarë kur autoritetet konstatojnë se ato bëhen me qëllim për të fshehur të dhëna të rëndësishme mbi burimet financiare të pronarëve apo aksionerëve të tyre.
Ligji për pronarët përfitues ka ardhur si një rekomandim i Moneyval, strukturës europiane kundër pastrimit të parave, dhe ka qëllim zbardhjen e pronarëve të vërtetë, apo aksionerëve që qëndrojnë pas kompanive. Dhe një nga arsyet e daljes së Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave, ishte edhe miratimi i këtij ligji.
Gjatë vitit 2022, numri i aplikimeve të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit ka qenë disa herë më i lartë, duke u regjistruar në afro 24.600 të tillë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

A do të jetë bashkimi i shekullit? - Aleanca europiane që do të ndryshojë industrinë globale të automjeteve
Ndërsa kinezët duket se vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj prodhuesve europianë dhe BE-ja ka vendosur për rregulla më të ashpra mjedisore, dy grupe të mëdha......

Japonia i jep fund regjimit të vetëm të normave negative në botë në një lëvizje historike!
Banka qendrore e Japonisë rriti normat e interesit të martën për herë të parë që nga viti 2007, duke i dhënë fund regjimit të vetëm negativ të normave në botë......

Psikologjia që fshihet pas blerjeve - “Hilet” e supermarketeve, që konsumatorët të shpenzojnë më shumë
A keni menduar ndonjëherë për pamjen e supermarketeve, që nga momenti kur hyni në arkë? E megjithatë asgjë nuk i është lënë rastësisë. Dizajnerët e zgjuar......

Shtëpi për 1 euro, Italia u jep jetë fshatrave të braktisur - Në Mousomeli 300 shtëpi u shitën në pesë vitet e para
Gjithçka filloi me një ofertë tunduese, shtëpi në një qytet piktoresk sicilian, për vetëm një euro. Qyteti i Mousomeli është një fshat i vogël në Siçili, në......

A do mund të paguajmë taksat në kripto? - Tashmë është një realitet në Zvicër dhe po përhapet në Europë
Pagesa e taksave me monedha digjitale është në fakt tashmë një realitet në Zvicër, vend që po udhëheq garën europiane për të futur kripto-n në sistemet......

Mbi 480 miliardë dollarë pritet të investohen në vitin 2024 – Ku shkojnë të pasurit?
Vitin e kaluar u krijuan mesatarisht 70 investitorë shumë të pasur çdo ditë dhe ky është një trend që nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi. Popullsia ultra e......

Forcohet Dollari amerikan ndërsa vijojnë të dobësohen valutat e tjera!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes teksa është blerë sot me 94.7 lekë dhe është shitur me 95.5 lekë në raport me një......

Mallrave shqiptare iu ‘ngushtohet’ rruga në Greqi! 1.5 mld më pak/ Shifrat e INSTAT konfirmojnë fenomenin e 2 muajve të fundit
Mallrat shqiptare duket se po gjejnë gjithnjë e më pak 'hapësirë në Greqi'. Të dhënat zyrtare të tregtisë së jashtme tregojnë se një renie të eksporteve të......