A do mund të paguajmë taksat në kripto? - Tashmë është një realitet në Zvicër dhe po përhapet në Europë

Pagesa e taksave me monedha digjitale është në fakt tashmë një realitet në Zvicër, vend që po udhëheq garën europiane për të futur kripto-n në sistemet tradicionale bankare. Ose përshtatesh, ose vdes, kjo është ndjesia në mbarë botën kur bëhet fjalë për adoptimin e aktiveve digjitale, duke përfshirë kriptovalutat, nga bankat tradicionale.
Europa, pikërisht tani, po udhëheq garën globale, me Zvicrën në krye: jo vetëm që disa nga banorët e saj tani mund të paguajnë kafenë e tyre duke përdorur kripto, por edhe taksat e tyre. Bashkimi Europian po afrohet më shumë, me asetet e kriptove që i nënshtrohen rregullores së gjerë kur Rregullorja e Tregjeve të Kriptomonedhave (MiCAR) të hyjë në fuqi më 1 janar 2025.
Klientët e bankave tradicionale po pyesin tashmë për aksesin në kripto, ndërsa ekspertët shpjegojnë se evolucioni i kësaj teknologjie është i ngjashëm me kalimin nga pagesa me karta krediti në Apple Pay ose Google Pay. Kjo nënkupton se nuk do të ketë nevojë për ndërmjetës, gjë që redukton kostot, ndërsa kriptimi në blockchain - rrjeti i kompjuterëve që përdoret për të ruajtur të dhënat e transaksioneve - shihet si një garanci për mbrojtjen e aseteve të klientit.
Kapitalizimi i tregut të kriptomonedhave është rritur së fundmi në më shumë se 2.4 trilion euro globalisht, afërsisht gjysma e PBB-së nominale të Gjermanisë. Ato operojnë jashtë sistemeve financiare të krijuara dhe nuk janë të lidhura me asete fizike si ari ose të qeverisur nga institucionet financiare qendrore. Megjithatë, si rezultat, ato priren të jenë më të paqëndrueshme se monedhat tradicionale.
Kriptovalutat krijohen përmes një procesi llogaritës të quajtur ‘mining’, i cili është gjithashtu mënyra se si transaksionet hyjnë zyrtarisht në blockchain. Natyra e tij e decentralizuar, e cila regjistron çdo transaksion në këtë rrjet, siguron transparencë. Investitorët dhe analistët e konsiderojnë gjithnjë e më shumë kripto-n si ‘ari digjital’ pasi konsiderohet i sigurtë, për shkak të përdorimit të kriptografisë që premton 100% siguri kundër shkeljeve të identitetit.
Sipas ekspertëve, përdorimi i kriptomonedhave tashmë po përhapet te bizneset dhe klientët në Europë. Ndërsa kripto do të shërbejë si një formë alternative pagese në të ardhmen, ekspertët shprehen se monedhat tradicionale lokale do të jenë ende të forta në dekadat e ardhshme.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Mbi 480 miliardë dollarë pritet të investohen në vitin 2024 – Ku shkojnë të pasurit?
Vitin e kaluar u krijuan mesatarisht 70 investitorë shumë të pasur çdo ditë dhe ky është një trend që nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi. Popullsia ultra e......

Forcohet Dollari amerikan ndërsa vijojnë të dobësohen valutat e tjera!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes teksa është blerë sot me 94.7 lekë dhe është shitur me 95.5 lekë në raport me një......

Mallrave shqiptare iu ‘ngushtohet’ rruga në Greqi! 1.5 mld më pak/ Shifrat e INSTAT konfirmojnë fenomenin e 2 muajve të fundit
Mallrat shqiptare duket se po gjejnë gjithnjë e më pak 'hapësirë në Greqi'. Të dhënat zyrtare të tregtisë së jashtme tregojnë se një renie të eksporteve të......

Vijon “drama” e eksporteve shqiptare edhe në shkurt! Ranë me 16%, u ndikuan kryesisht nga hidrokarburet dhe tekstilet
Në muajin shkurt të këtij viti duket se eksportet në vlerë u ulën më pak se në muajin janar ku rënia u regjistrua në 29.2%. Kështu, shifrat nga “Instituti i......

Balluku takim me shoqatën e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave - Propozohen çmimet e energjisë për këtë sektor
Zëvendëskryeministrja e vendit njëkohësisht edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë sot në një tryezë diskutimi me......

BSH, projektrregullore për hyrjen në SEPA - Përcaktohen kriteret teknike për kryerjen e transfertave
Me synimin për t’u anëtarësuar gjatë muajit qershor të këtij viti në Tregun Unik të Pagesave në Euro, njohur ndryshe si SEPA, Banka e Shqipërisë po krijon edhe......

Mbi 49.500 të dypunësuar detyrim për deklarim të ardhurash - 30 prilli, afati i fundit. Cilat janë kategoritë që preken nga DIVA
Çdo punonjës, rezident dhe jo rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me burim brenda dhe jashtë vendit, në shumën mbi 2 milion lekë......

Si do funksionojë plani suedez për “kapjen” e bizneseve? - Shtrihet përgjatë vitit. Fokusi, subjektet e reja që shkelin ligjin
Përgjatë vitit 2024, administrata tatimore do të ndjekë një plan suedez për evidentimin e bizneseve që shkelin legjislacionin në fuqi. Sipas tatimeve,......