Mbi 49.500 të dypunësuar detyrim për deklarim të ardhurash - 30 prilli, afati i fundit. Cilat janë kategoritë që preken nga DIVA

Çdo punonjës, rezident dhe jo rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me burim brenda dhe jashtë vendit, në shumën mbi 2 milion lekë ne vit, duhet të plotësojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave.
30 prilli është afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale me Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2023.
Edhe këtë vit, deklarimi i DIVA do të bëhet njëjtë me vitet e mëparshme. Të njëjtat kategori, të njëjtat detyrime, pavarësisht hyrjes në fuqi të ligjit të ri të “Tatimit mbi të Ardhurat”, efektet e të cilit për këtë deklaratë do të ndihen në vitin 2025, kur individët do të deklarojnë DIVA për vitin fiskal 2024.
Detyrimin e për të plotësuar Deklaratën individuale vjetore të të ardhurave” e kanë individët që gjatë vitit 2023 kanë pasur pagë bruto vjetore mbi 2,000,000 lekë apo ata, të cilët janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit.
Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore detyrimin për të plotësuar DIVA për vitin 2023 e kanë në total 73.790 individë, nga të cilët 24.224 individë me të ardhura mbi 2 milion lekë dhe 49,566 individë të dypunësuar.
Nga ana tjetër, nuk janë deklarues të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) kategoria “i vetëpunësuar” (me të gjitha kategoritë e të vetëpunësuarit) dhe i punësuar në një subjekt (person fizik apo juridik) në të cilin përfiton të ardhura nga pagat dhe shpërblimet në lidhje me marrëdhëniet e punës, pasi kategoria “i vetëpunësuar” ka detyrim vetëm pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe ka të përcaktuar në listëpagesë vlerën zero në rubrikën “Paga bruto”, sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Deklarata DIVA 2023, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.
Rubrikat e sipërpërmendura, megjithëse gjenerohen të paraplotësuara, do të vijojnë të jenë fusha të lira dhe të ndryshueshme, në mënyrë që deklaruesi të ketë mundësi t’i verifikojë dhe ndryshojë ato. Gjithashtu fushë e paraplotësuar do të jetë edhe vlera e paguar gjatë vitit përsa i takon Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.
Deklarimi i të ardhurave, përveçse është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Si do funksionojë plani suedez për “kapjen” e bizneseve? - Shtrihet përgjatë vitit. Fokusi, subjektet e reja që shkelin ligjin
Përgjatë vitit 2024, administrata tatimore do të ndjekë një plan suedez për evidentimin e bizneseve që shkelin legjislacionin në fuqi. Sipas tatimeve,......

Çfarë fiton Shqipëria nëse të gjitha pensionet kalojnë në bankë? Përllogaritjet/ Kursimet që do të arriheshin nga eleminimi i “cash”
Modernizimi i sistemit bankar në ditët e sotme ofron mundësi të shumta për mënjanimin e përdorimit të parasë 'cash'. Një prej këtyre mundësive është përdorimi......

"Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde!" - Guvernatori Sejko dhe ministrja Manastirliu, në çeljen e “Javës Globale të Parasë”
Në çeljen e “Javës Globale të Parasë”, një fushatë mbarëbotërore theksi është vënë në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut mbi rëndësinë e edukimit financiar......

Sa larg jemi nga pagesa e taksave në kriptovaluta në Europë?
Ose përshtateni ose ‘vdisni’ - kjo është ndjenja në të gjithë globin kur bëhet fjalë për adoptimin e aktiveve dixhitale, duke përfshirë kriptovalutat, nga......

Si po ecin punimet në aeroportin e ri të Vlorës? - Kryeministri: Ritme të shpejta. Gati vitin e ardhshëm
Aeroporti i ri i Vlorës do të jetë gati vitin e ardhshëm ndërsa punimet po ecin me ritrme të shpejta. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një......

Si ky komb po përdor teknologjinë e mbjelljes së reve për të prodhuar shi?!
Rritja e temperaturave globale ka shtuar një tendosje në rajone si Lindja e Mesme, e cila është jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj ndikimeve të ndryshimeve......

Java nis negativisht për valutat e huaja!
Dollari amerikan blihet sot me 94.5 lekë dhe shitet me 95.4 lekë ndërsa monedha europiane është blerë sot me 103.1 lekë dhe është shitur me 103.9 lekë duke......

“Rinohet” Policia e Shtetit! Ata mbi 55 vjeç do marrin pagë speciale - Projektligji: Mund të punojnë edhe në privat deri në pensionin e plotë
Punonjësit e Policisë së Shtetit që kanë 30 vite shërbim, do të mund të mbyllin karrierën e tyre në moshën 55 vjeçare kundrejt një skemë te re shpërblimi......