Si do funksionojë plani suedez për “kapjen” e bizneseve? - Shtrihet përgjatë vitit. Fokusi, subjektet e reja që shkelin ligjin

Përgjatë vitit 2024, administrata tatimore do të ndjekë një plan suedez për evidentimin e bizneseve që shkelin legjislacionin në fuqi. Sipas tatimeve, bashkëpunimi midis administratës tatimore shqiptare dhe administratës tatimore suedeze ka sjellë një kontribut për përmirësimin e kapaciteteve të zbulimit, trajtimit dhe ndjekjes së dukurive tatimore në Republikën e Shqipërisë.
Ekspertët suedezë kanë ndarë njohuritë dhe praktikat më të mira suedeze me qëllim për të krijuar një përqasje sistematike për projektin pilot në fushën e bizneseve/subjekteve të reja. Projekti pilot synon të përmirësojë kapacitetet e administratës tatimore në identifikimin dhe ndjekjen e bizneseve/subjekteve të reja, të cilët janë mospërmbushës për detyrimet tatimore.
Ky bashkëpunim pritet të sjellë përmirësim të efikasitetit dhe efektivitetit të administratës tatimore shqiptare në fushën e zbulimit, trajtimit dhe monitorimit të dukurive tatimore. Po ashtu, në këtë kuadër, po bashkëpunohet edhe me administratat tatimore te Europës Juglindore nen drejtimin dhe asistencën e FMN-së
Konkretisht, është krijuar Komuniteti i Praktikes se Riskut në të cilin të gjithë përfaqësuesit shkëmbejnë eksperiencat e tyre më të mira për të mundësuar një funksionim efecient të marrëdhënieve me bizneset.
Në këtë mënyrë, administrata tatimore shqiptare po përshtatet dhe po merr mësime nga një model i suksesshëm ndërkombëtar, me shpresën për të përmirësuar sistemin e saj për zbulimin dhe menaxhimin e dukurive tatimore.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Çfarë fiton Shqipëria nëse të gjitha pensionet kalojnë në bankë? Përllogaritjet/ Kursimet që do të arriheshin nga eleminimi i “cash”
Modernizimi i sistemit bankar në ditët e sotme ofron mundësi të shumta për mënjanimin e përdorimit të parasë 'cash'. Një prej këtyre mundësive është përdorimi......

"Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde!" - Guvernatori Sejko dhe ministrja Manastirliu, në çeljen e “Javës Globale të Parasë”
Në çeljen e “Javës Globale të Parasë”, një fushatë mbarëbotërore theksi është vënë në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut mbi rëndësinë e edukimit financiar......

Sa larg jemi nga pagesa e taksave në kriptovaluta në Europë?
Ose përshtateni ose ‘vdisni’ - kjo është ndjenja në të gjithë globin kur bëhet fjalë për adoptimin e aktiveve dixhitale, duke përfshirë kriptovalutat, nga......

Si po ecin punimet në aeroportin e ri të Vlorës? - Kryeministri: Ritme të shpejta. Gati vitin e ardhshëm
Aeroporti i ri i Vlorës do të jetë gati vitin e ardhshëm ndërsa punimet po ecin me ritrme të shpejta. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një......

Si ky komb po përdor teknologjinë e mbjelljes së reve për të prodhuar shi?!
Rritja e temperaturave globale ka shtuar një tendosje në rajone si Lindja e Mesme, e cila është jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj ndikimeve të ndryshimeve......

Java nis negativisht për valutat e huaja!
Dollari amerikan blihet sot me 94.5 lekë dhe shitet me 95.4 lekë ndërsa monedha europiane është blerë sot me 103.1 lekë dhe është shitur me 103.9 lekë duke......

“Rinohet” Policia e Shtetit! Ata mbi 55 vjeç do marrin pagë speciale - Projektligji: Mund të punojnë edhe në privat deri në pensionin e plotë
Punonjësit e Policisë së Shtetit që kanë 30 vite shërbim, do të mund të mbyllin karrierën e tyre në moshën 55 vjeçare kundrejt një skemë te re shpërblimi......

Kriza e Boeing kërcënon ekonominë amerikane - Çmime më të larta për udhëtimet ajrore dhe dobësim i ekonomisë
Problemet e Boeing nuk kanë të bëjnë vetëm me vetë kompaninë, por me ekonominë e gjerë të SHBA-së. Një nga kompanitë më të mëdha industriale të Amerikës po......