Shqipëria Postuar më 18 Mars 2024, 14:12

Çfarë fiton Shqipëria nëse të gjitha pensionet kalojnë në bankë? Përllogaritjet/ Kursimet që do të arriheshin nga eleminimi i “cash”

Nga SCAN TV

Modernizimi i sistemit bankar në ditët e sotme ofron mundësi të shumta për mënjanimin e përdorimit të parasë 'cash'. Një prej këtyre mundësive është përdorimi i parasë elektronike. “Banka e Shqipërisë” shpesh herë është përfshirë në fushata me synim reduktimin e 'cash'-it në ekonomi si një nga mënyrat e reduktimit të ekonomisë informale, por jo vetëm. Sipas një studimi të “Bankës së Shqipërisë”, në përgjithësi, kur zëvendësohet 'cash'-i dhe pagesa të tjera në formë letër me pagesa elektronike në nivel ekonomie, vlerësohet se, në shkallët e konvertimit hipotetik prej 35% dhe 70%, Shqipëria mund të gjenerojë kursime vjetore që variojnë nga 0.5% e PBB-së në 1%.

Por çfarë thotë studimi në rastin e pensioneve? SCAN Intel ka bërë përllogaritjet.

Sipas “Bankës së Shqipërisë”, nëse gjysma e pensioneve aktuale 'cash' do të shpërndaheshin ndryshe nëpërmjet transfertave elektronike të kreditit, kursimet vjetore do të ishin në vlerën 385 milionë lekë për pensionistët, 350 milionë lekë për qeverinë dhe 500 milionë lekë për kahun e ofertës.

Po në rast se të gjitha pensionet aktuale do të shpërndaheshin nëpërmjet transfertave elektronike të kreditit? Kursimet si për pensionistët ashtu edhe për qeverinë do të ishin akoma më të larta.

Rikujtojmë se nga data 1 prill të këtij viti do të nisë procesi i ri i shpërndarjes së pensioneve. Banka do jetë institucioni që do të realizoj shpërndarjen e tyre, ndërkohë që deri më sot janë shpërndarë nga posta shqiptare. Nga data 1 prill të gjithë qytetarët do hapin një llogari bankare, e cila do të jetë llogari pa kosto.

Xhorxhina Deda / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 18 Mars

Java nis negativisht për valutat e huaja!

Dollari amerikan blihet sot me 94.5 lekë dhe shitet me 95.4 lekë ndërsa monedha europiane është blerë sot me 103.1 lekë dhe është shitur me 103.9 lekë duke......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat