Putin merr një fitore të thellë dhe të pritshme - “Doja ta liroja Navalny. Gati të bisedojmë me Kievin!”

Presidenti rus Vladimir Putin, mori mandatin e tij të pestë dhe në fjalimin e fitores dha mesazhe të ndryshme. Ai premtoi se Rusia do të jetë më e fortë, duke falenderuar popullin e tij për besimin e rinovuar dhe duke paralajmëruar kundërshtarët e tij dhe NATO-n. Për sa i përket besimit total të votuesve, Putin mori 90% të mbështetjes.
Askush nuk do të na frikësojë apo shtypë, premton lideri i Kremlinit duke shtuar se vendi do të bëhet dhe më i fortë. Kjo pasi rezultati i zgjedhjeve tregon se Rusia është një familje e madhe. Presidenti rus iu referua jo vetëm Ukrainës dhe aelatëve perëndimorë por dhe opozitës brenda vendit.
Në të njëjtën kohë u shënuan dhe raste të anulimit të fletëve të votimit në shenjë proteste kundër regjimit. Në fjalën e tij të fitores përballë mbështetësve. Putin falenderoi në mënyrë të vecantë ushtarët që po luftojnë në Ukrainë prej më shumë se dy vitesh. Ai u shprej se ata kanë detyrën më të rëndësishme – atë të mbrojtjes së popullit rus.
Por nuk mungoi dhe një mesazh drejtpërdrejtë për ata që sfidojnë Rusinë: “Nuk ka rëndësi se sa janë përpjekur të na trembin, të shtypin vullnetin tonë., ndërgjegjen tonë, askush nuk ia ka dalë. Kanë dështuar deri tani dhe do të dështojnë dhe në të ardhmen”. Një konflikt me NATO-n do të çonte "një hap larg Luftës së Tretë Botërore", paralajmëroi edhe një herë Putin.
Ish-koloneli i KGB-së, i cili erdhi në pushtet në vitin 1999 dhe tani është 71 vjeç, çuditërisht iu referua Alexei Navalny, kundërshtari i tij kryesor që vdiq më 16 shkurt në një koloni penale siberiane pas vitesh persekutimi politik, të cilit ai thotë se ai do të kishte dhënë lirinë me dëshirë.
“Do ta kishim shkëmbyer me disa të burgosur të mbajtur në Perëndim, por me kusht që të mos kthehej në Rusi”, deklaroi Putin në komentin e parë për vdekjen e disidentit. Të dhënat zyrtare vlerësojnë një pjesëmarrje në votime mbi 73 për qind, krahasuar me gjashtë vjet më parë, falë edhe futjes së votimit elektronik.
Nga Kievi, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se zgjedhjet ruse nuk kanë legjitimitet dhe se Putin është një njeri i sëmurë për pushtet që dëshiron të mbretërojë përgjithmonë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

“Aeroporti i Vlorës, pikë e re referimi për britanikët” - Zv/kryeministrja Balluku, për “Express”: Në mars-dhjetor 2025, rreth 1 milionë udhëtarë
Shqipëria ka mbetur prej vitesh sekreti më i ruajtur i Gadishullit Ballkanik, me shumë turistë që e shpërfillin këtë vend si një destinacion pushimi në favor......

Rritje e kërkesës për rafineritë e naftës në Europë - E ardhme fitimprurese për shkak të zhvillimeve gjeopolitike
Pushtimi i Ukrainës dhe kriza e Detit të Kuq kanë intensifikuar konkurencën në tregun e rafinimit, siç shihet në ofertën e fundit të Vitol për të blerë një......

BE zbut rregullat për bujqësinë e gjelbër - Lehtësim të kufizimeve nën presionin e protestave
Nën presionin e fermerëve në të gjithë Europën dhe kërcënimit të prishjes së sigurisë ushqimore të qytetarëve të Bashkimit Europian, duket se Brukseli është......

Orbán kundërshton haptazi BE-në dhe 'botën perëndimore' në fjalimin e festës kombëtare!
Kryeministri hungarez Viktor Orbán kërkoi të mobilizonte mbështetjen përpara zgjedhjeve të Bashkimit Europian këtë verë dhe u kërkoi spektatorëve të tij ta......

Ja pse ka një pikë doganore të veçantë amerikane në aeroportin irlandez?!
Për shumicën e udhëtarëve ndërkombëtarë që mbërrijnë në SHBA, kalimi përmes imigracionit dhe doganave është një hap tjetër në procesin e udhëtimit dhe mund të......

Bitcoin tregon paqëndrueshmërinë e tij duke pësuar një rënie të madhe brenda natës!
Bitcoin pësoi një rënie të madhe në tregtimin brenda natës, duke treguar se kriptomonedha më e madhe në botë nuk e ka lëkundur tendencën e saj për rënie të......

Japonia vendos rritjen më të madhe të pagave në më shumë se 3 dekada! Pse kjo ka rëndësi?
Federata më e madhe e sindikatave të Japonisë, Rengo, tha të premten se punëtorët në firmat më të mëdha të vendit janë të vendosur për rritjen më të madhe të......

A duhet ta fikim kompjuterin natën apo thjesht ta vendosim në standby?
Një sondazh i kryer nga Panda Security, një kompani që prodhon një nga programet antivirus më të njohur në botë, zbuloi se vetëm 37% e përdoruesve e fikin......