BE zbut rregullat për bujqësinë e gjelbër - Lehtësim të kufizimeve nën presionin e protestave

Nën presionin e fermerëve në të gjithë Europën dhe kërcënimit të prishjes së sigurisë ushqimore të qytetarëve të Bashkimit Europian, duket se Brukseli është gati për t'iu dorëzuar kërkesave të tyre. Ky veprim sinjalizon një reduktim të objektivave për menaxhimin e ndryshimeve klimatike dhe zbutjen e efektit serë nga 27 vendet anëtare.
Udhëheqja e Bashkimit Europian – dhe në funksion të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në qershor – është e interesuar të qetësojë punëtorët e zemëruar të fermave, të cilët po reagojnë ndaj kufizimeve të rrepta dhe të kushtueshme, por edhe ndaj rritjes rekord të kostove të tyre. Megjithatë, përveç zgjedhjeve europiane, mbahen edhe ato kombëtare, si në rastin e Francës.
Në mënyrë të veçantë, Komisioni Europian pritej të paraqesë propozimet e tij, me synimin për të zvogëluar edhe më shumë barrën burokratike nga ‘shpina’ e fermerëve dhe për t'u siguruar atyre kushte të barabarta në fushën e konkurrencës ndërkombëtare. Qasja e re e Brukselit ka të bëjë me dhënien e fermerëve të më shumë fleksibiliteti, pa humbur vëmendjen e qëndrueshmërisë.
Për më tepër, Komisioni kërkon të forcojë pozicionin e tyre në sistemin global të zinxhirit të furnizimit. Çështja do të jetë ndër prioritetet kryesore që do të diskutohen në samitin e liderëve europianë në Bruksel këtë javë.
Në veçanti, Komisioni do të propozojë disa ndryshime në lidhje me kuadrin e Politikës së Përbashkët Bujqësore, e cila parashikon dhënien e subvencioneve për sektorin, në mënyrë që ai të përmbushë angazhimet e tij për të parandaluar ngrohjen e mëtejshme globale.
Për më tepër, propozimet e zyrtarëve europianë do të përfshinin gjithashtu përjashtime nga rregullat, të cilat njihen më shpesh si kushte të mira bujqësore dhe mjedisore.
Këto rregulla janë në thelb specifikimet bazë, përcaktuar në kuadrin e Politikës së Përbashkët Bujqësore dhe kanë qenë objektiv i mobilizimeve të gjera dhe shumëditore bujqësore në të gjithë Europën, nga Franca dhe Belgjika në Gjermani dhe Greqi.
Në tryezën e diskutimit është edhe zbutja e rregullave, që kanë të bëjnë me mbulimin e tokës, me qëllim parandalimin e monokulturave dhe efekteve të dëmshme të tyre. Përjashtimet e propozuara do të zbusin gjithashtu ato rregullore që parashikojnë lënien mënjanë, domethënë që fermerët të lënë 4% të tokës së tyre të papunuar për të përmirësuar biodiversitetin. Kjo është një kërkesë e formuluar dhe dërguar Komisionit Europian nga shoqatat bujqësore, siç raportojnë qarqet diplomatike në Bruksel.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Orbán kundërshton haptazi BE-në dhe 'botën perëndimore' në fjalimin e festës kombëtare!
Kryeministri hungarez Viktor Orbán kërkoi të mobilizonte mbështetjen përpara zgjedhjeve të Bashkimit Europian këtë verë dhe u kërkoi spektatorëve të tij ta......

Ja pse ka një pikë doganore të veçantë amerikane në aeroportin irlandez?!
Për shumicën e udhëtarëve ndërkombëtarë që mbërrijnë në SHBA, kalimi përmes imigracionit dhe doganave është një hap tjetër në procesin e udhëtimit dhe mund të......

Bitcoin tregon paqëndrueshmërinë e tij duke pësuar një rënie të madhe brenda natës!
Bitcoin pësoi një rënie të madhe në tregtimin brenda natës, duke treguar se kriptomonedha më e madhe në botë nuk e ka lëkundur tendencën e saj për rënie të......

Japonia vendos rritjen më të madhe të pagave në më shumë se 3 dekada! Pse kjo ka rëndësi?
Federata më e madhe e sindikatave të Japonisë, Rengo, tha të premten se punëtorët në firmat më të mëdha të vendit janë të vendosur për rritjen më të madhe të......

A duhet ta fikim kompjuterin natën apo thjesht ta vendosim në standby?
Një sondazh i kryer nga Panda Security, një kompani që prodhon një nga programet antivirus më të njohur në botë, zbuloi se vetëm 37% e përdoruesve e fikin......

Renditja/ Cilat qytete janë qendrat më të mira financiare të Europës?
Në peizazhin me zhvillim të shpejtë të financave globale, qytetet europiane janë në një konkurrencë të ashpër për ta vendosur veten si qendra të fuqishme......

BE do të rishikojë politikën bujqësore në përgjigje të protestave të fermerëve!
Komisioni Europian propozoi rishikimin e disa dispozitave të Politikës së Përbashkët Bujqësore në përgjigje të protestave të fermerëve në të gjithë......

“Tranzicioni i gjelbër, mundësi për punësimin” - Ekspertët: Ka nevojë për programe arsimimi dhe kualifikimi profesional
Tranzicioni i gjelbër dhe investimet në energji të rinovueshme nuk janë vetëm sfidë, por edhe mundësi që duhet të shfytëzohen nga vendet e Ballkanit......