A duhet ta fikim kompjuterin natën apo thjesht ta vendosim në standby?

Një sondazh i kryer nga Panda Security, një kompani që prodhon një nga programet antivirus më të njohur në botë, zbuloi se vetëm 37% e përdoruesve e fikin kompjuterin e tyre çdo natë, krahasuar me 63% që e mbajnë atë ndezur, megjithëse me mënyra të ndryshme: disa e vendosin në standby (gatishmëri), disa në gjumë, disa në letargji dhe madje 23% e mbajnë të ndezur gjatë gjithë kohës, duke shkaktuar kështu një sërë problemesh. Por cili është ndryshimi midis fikjes së pajisjes deri ditën tjetër dhe lënies së saj të ndezur me një nga mënyrat e listuara?
Le të fillojmë nga një supozim: mbajtja e kompjuterit të ndezur gjatë natës, ose në çdo rast praktikisht duke mos e fikur kurrë, është shumë e jo e këshilluar për arsye konsumimi, funksionaliteti dhe sigurie IT. Përveç kursimit në faturë, fikja e saj zgjat jetën e komponentëve elektronikë, të cilët i nënshtrohen një forme plakjeje të ndikuar kryesisht nga temperatura e tyre e funksionimit.
Në fakt, një kompjuter desktop mund të konsumojë nga 100 në 500 Wh (nëse keni, për shembull, monitorë të mëdhenj dhe një kartë përshpejtimi), ndërsa një laptop nga 20 në 60 Wh. Duke e cilësuar si të papërshtatshme idenë e mbajtjes së PC-së tonë gjithmonë të ndezur gjatë gjithë kohës, hipotezat e mëtejshme midis modaliteteve të gatishmërisë, gjumit dhe letargjisë, të cilat kanë një konsum midis 1-5 dhe 0 Wh, mbeten për t'u hetuar.
Në thelb, përdorimi i këtyre mënyrave mund të përkthehet në disa euro shtesë në vit në faturë, ndonëse llogaritet se konsumi i të gjitha pajisjeve të gatishmërisë në botë është rreth 10% e totalit.
Prandaj, me këto shifra, zgjedhja nëse kompjuteri do të jetë i ndezur apo i fikur gjatë natës varet kryesisht nga përdorimi i tij. Si rregull, nëse nuk e përdorni si server, nëse jeni duke bërë një kopje rezervë ose një përditësim të sistemit, ose keni nevojë ta aksesoni atë nga distanca, është më mirë të fikni makinën për të ruajtur të dhënat e ndjeshme në të dhe gjithashtu për të pushuar komponentët. Programet që përdorim çdo ditë nuk janë të shkruara në mënyrë perfekte dhe, sa më gjatë ta mbani kompjuterin të ndezur, aq më shumë rrezikoni nga keqfunksionimet ose përplasjet. Fikja e tij të paktën një herë në dy-tre ditë është një zakon i mirë për të shmangur problemet.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Renditja/ Cilat qytete janë qendrat më të mira financiare të Europës?
Në peizazhin me zhvillim të shpejtë të financave globale, qytetet europiane janë në një konkurrencë të ashpër për ta vendosur veten si qendra të fuqishme......

BE do të rishikojë politikën bujqësore në përgjigje të protestave të fermerëve!
Komisioni Europian propozoi rishikimin e disa dispozitave të Politikës së Përbashkët Bujqësore në përgjigje të protestave të fermerëve në të gjithë......

“Tranzicioni i gjelbër, mundësi për punësimin” - Ekspertët: Ka nevojë për programe arsimimi dhe kualifikimi profesional
Tranzicioni i gjelbër dhe investimet në energji të rinovueshme nuk janë vetëm sfidë, por edhe mundësi që duhet të shfytëzohen nga vendet e Ballkanit......

Ky është profesioni më i kërkuar në Europë - Kompanitë ofrojnë pagë të lartë për punonjës të rinj
Evropa ka sot më shumë se kurrë nevojë për drejtues të mjeteve të rënda, sidomos kamionëve. Raporti i fundit nga Unioni Ndërkombëtar i Transportit Rrugor 2023......

Thellohet “përplasja” SHBA-Kinë për çipat - Kina u kërkon prodhuesve të automjeteve elektrike të blejnë çipa lokalë
Qeveria kineze u ka kërkuar prodhuesve të automjeteve elektrike, nga BYD deri te Geely, që të rrisin ndjeshëm blerjet e tyre nga prodhuesit vendas të çipave të......

Rregullore globale për inteligjencën artificiale - Iniciativa e SHBA në asamblenë e përgjithshme të OKB-së
SHBA po udhëheq një rezolutë të Kombeve të Bashkuara për të promovuar sisteme të sigurta dhe të besueshme të inteligjencës artificiale me synim për të rritur......

Çfarë parashikon projekti 1 MLD USD për Sazanin e Zvërnecin - Bloomberg: Turizmi në Shqipëri “josh” dhëndrin e Donald Trump
Vitet e fundit Shqipëria është kthyer në qendër të vëmendjes për potencialin e saj turistik. Rritja e pandalshme e numrit të vizitorëve të huaj, të cilët vitin......

Ekonomia e vendit "mbahet" tek bizneset e vogla - Zënë 99.8% të ndërmarrjeve aktive gjithsej, pesha e të punësuarve në 82.1%
Bazuar në shifrat e vrojtimit sa i përket statistikave strukturore të ndërmarrjeve, 99.8% të ndërmarrjeve aktive e zënë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në të......