Ekonomia e vendit "mbahet" tek bizneset e vogla - Zënë 99.8% të ndërmarrjeve aktive gjithsej, pesha e të punësuarve në 82.1%

Bazuar në shifrat e vrojtimit sa i përket statistikave strukturore të ndërmarrjeve, 99.8% të ndërmarrjeve aktive e zënë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në të njëjtën përqindje si vitin e kaluar. Nëse do të flisnim për peshën e të punësuarve, sipas statistikave punësimi në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ka shënuar rritje me 0.5 pikë përqindje.
Rreth 82.1% e të punësuarve janë punësuar nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, nga 81.6% që ishte ky tregues përgjatë vitit 2021. Me rritje po ashtu paraqiten edhe shitjet neto gjatë vitit 2022. Referuar shifrave rreth 80.1% e shitjeve neto realizohen nga ndërmarrrjet e vogla dhe të mesme, nga 79% që janë realizuar në vitin 2021, duke regjistruar rritje me 1.1 pikë përqindje.
Nga ana tjetër, investimet paraqiten me rënie, krahasuar me vitin paraardhës, pra vitin 2021. Sipas “Institutit të Statistikave”, rreth 75.6% e investimeve kryhen nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga 76.4% të kryera në vitin 2021.
Po të fokusohemi në strukturën e punësimit sipas aktiviteteve ekonomike shohim se mikrondërmarrjet kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 66.2%. Nga ana tjetër, ndërmarrjet e vogla kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e ndërtimit me 29.4%, ndërkohë ndërmarrjet e mesme kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e industrisë përpunuese me 38%.
Nga të dhënat e INSTAT shohim se norma e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është e njejtë me vendet e Bashkimit Europian. Nga krahasimi me BE-në del se përqindja e të punësuarve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vendin tonë është 82.1%, ndërsa në Europë është 64.4%.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Energjia e erës në det të hapur - Japonia synon të bëhet prodhuesi nr.1 në botë
Një grup i kompanive japoneze, përfshirë njësitë e energjisë së erës të Mitsubishi, JERA dhe Tokyo Gas, kanë krijuar një shoqatë për të nxitur zhvillimin e......

Mbi 3 mijë subjekte dalin nga sistemi tatimor - Cilat janë vështirësitë që kanë hasur bizneset?
Gjendja e tatimpaguesve te çregjistruar progresive ne Sistemin e Ri Tatimor ne fund te 2023 rezulton 69,600 tatimpagues. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria......

Balluku në tryezën e Shoqatës së Investitorëve të Huaj: Projekte për energjinë e gjelbër dhe Korridorin 8 në energjetikë
Ekspertë nga Gjermania do të vijnë në vendin tonë për të studiuar kapacitetet e hidrogjenit të zbuluar në Bulqizë. Lajmin e bëri të ditur zëvëndëskryeministrja......

Sa shqiptarë ndërrojnë qytet në vit? 42 mijë! Gjirokastritët dhe dibranët ikin me “vrap”, tiranasit, durrsakët dhe shkodranët, më “patriotët”
Rreth 42 mijë shqiptarë ndryshojnë çdo vit qytet, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Instituti i Statistikave, për vitin 2021. Për vitin 2022 nuk kemi ende......

Ku po marrin më shumë kredi qytetarët? Në Elbasan rritja më e madhe e huasë. Lezha, e vetmja me rënie
“Scan Intel” ka analizuar portofolin e kredisë së individëve sipas rretheve (definicioni i Bankës së Shqipërisë për përkatësinë gjeografike). Të dhënat i......

Më pak pronare femra në Fier/ Elbasani dhe Dibra shënuan rritjen më të lartë të bizneseve që drejtohen nga gratë në vitin 2022
Bizneset dhe ndërmarrjet në Shqipëri administrohen kryesisht nga meshkujt referuar të dhënave të publikuara nga ‘Instituti i Statistikave’. Gjatë vitit 2020......

Nis “megaprojekti” për ujësjellësit - 125.6 mln euro investime, Balluku: Ndërhyrje në 6 bashki
125.6 mln euro është vlera e investimit në sektorin e ujësjellës – kanalizime që do të nisë në 6 bashki të vendit. Investimi do të fokusohet në zonat e......

Në Shqipëri, 11.9% e pacientëve trajtohen për diabet/ Durrësi dhe Fieri me normën më të lartë, Dibra dhe Korça më pak të prekura
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diabetit, 14 Nëntor 2023 ,"Scan Intel" ka analizuar të dhënat e INSTAT për individët e prekur nga kjo sëmundje për të parë......