Në Shqipëri, 11.9% e pacientëve trajtohen për diabet/ Durrësi dhe Fieri me normën më të lartë, Dibra dhe Korça më pak të prekura

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diabetit, 14 Nëntor 2023 ,"Scan Intel" ka analizuar të dhënat e INSTAT për individët e prekur nga kjo sëmundje për të parë se si ka qenë tendenca mes qarqeve të ndryshme. Vdekjet nga grupsëmundjet “Sëmundje të sistemit të qarkullimit të gjakut” dhe “Sëmundje të aparatit të frymëmarjes” kryesisht shkaktojnë numrin më të lartë të vdekjeve. Disa probleme shëndetësore kronike si hipertensioni dhe diabeti, megjithëse klasifikohen si sëmundje, mund të konsiderohen edhe si faktorë risku për sëmundjet e qarkullimit të gjakut.
Sipas shifrave për vitin 2021, të shkëputura nga vjetari rajonal statistikor, Durrësi është qarku me normën më të lartë të pacientëve kronikë të trajtuar për Diabet me 14,9%, ndjekur nga qarku i Fierit me 14.6% dhe ai Gjrokastrës me 12.4%. Ndërkohë, edhe Elbasani e Berati duket se janë mes qarqeve të prekura ku përkatësisht janë trajtuar 12.2% dhe 12.1% të pacientëve me diabet. Më pak të riskuar janë paraqitur qarqet si Shkodra, Korça dhe Dibra me 10.5%, 10.4% dhe 9.7% respektivisht.
Sipas INSTAT, bazuar në sistemin e recetës elektronike me rimbursim në vitin 2021, 11.9% e pacientëve janë trajtuar për Diabet Mellitus dhe 35.3 % e tyre për Hipertension Arterial.
Diabeti Mellitus apo sëmundja e sheqerit është një sëmundje kronike që karakterizohet nga rritja e nivelit të glukozës në gjak, për arsye se organizmi nuk ka mundësi të prodhojë insulinë ose prodhimi është i pamjaftueshëm. Organizata Botërore e Shëndetit pohon se kjo sëmundje prek rreth 5% të popullsisë së botës dhe se numri i të sëmurëve është vazhdimisht në rritje. OBSH gjithashtu parashikon se në 10 vitet e ardhshme kjo sëmundje do të rezultojë fatale për 50% të popullsisë pasi çdo vit diabeti shkakton 5% të vdekjeve globale.
Sondazh

Ekskluzive/ Detajet për Regjistrin Unik të adresave - Dr. i Përgjithshëm i Gjendjes Civile: Adresari i ri në mujain Prill
Pas ndryshimeve ligjore në sistemin e adresave të miratura nga qeveria shqiptare, brenda muajit Mars, këto ndryshime pritet të miratohen në Kuvend dhe në......

Cili është qarku më “punëtor”? Berati dhe Elbasani, me shkallën më të lartë të punësimit. Lezha e Dibra, rekord papunësie
Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, në vitin 2022, forcat e punës në Shqipëri numërojnë rreth 1.45 milion persona, të cilët përfaqësojnë popullsinë aktive të......

Korçarët, me nivelin më të lartë të kursimeve/ Rritën depozitat deri në 9.2%. Shkodra dhe Elbasani "kursyen" më pak
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga "Banka e Shqipërisë" për të kuptuar ecurinë e nivelit të depozitave sipas rretheve. Kjo përllogaritje është bërë......

Cilat biznese morën më shumë kredi? Tregtia kryeson edhe për 2023-shin, ndërtimi i dyti me 39.5 mld lekë
"Scan Intel" ka analizuar të dhënat e "Bankës së Shqipërisë" përsa i përket financimit të sektorit privat me kredi për të kuptuar se cilat segmente të këtij......

Kreditë e reja për biznesin, rekord në janar/ Tregtia vijon në vend të parë me 4.8 mld lekë, ndërtimi i dyti
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë për muajin e parë të vitit 2024, vihet re një rritje e huave të reja të dhëna gjatë janarit drejt......

Numri i bankomateve, rekord gjatë vitit 2023/ ATM-të me funksion depozitim të parave shënojnë rritjen më të madhe
Numri i bankomateve (ATM) në vitin 2023 rezulton të jetë rritur me rreth 8.2% sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Viti që lamë pas regjistron rekord të......

Në Shqipëri, ndër 4 gra ka 5 fëmijë/ Renditemi të tretët nga fundi duke lënë pas vetëm Maltën dhe Spanjën
Sipas të dhënave të ''Agjencisë Europiane të Statistikave'' në vitin 2022 Shqipëria renditet si shteti me fertilitetin më të ulët në Europë. Bazuar në......

Gratë, biznesi dhe ligji në Shqipëri/ Raporti i BB: Renditemi në vend të 41 në botë, nga 190 vende gjithsej
“Banka Botërore” ka publikuar së fundmi raportin “Gratë, Biznesi dhe Ligji” për vitin 2024. Ky raport është i pesti në seri dhe mat ligjet e rregulloret që......