Numri i bankomateve, rekord gjatë vitit 2023/ ATM-të me funksion depozitim të parave shënojnë rritjen më të madhe

Numri i bankomateve (ATM) në vitin 2023 rezulton të jetë rritur me rreth 8.2% sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Viti që lamë pas regjistron rekord të numrit të ATM-ve që nga viti 2015-të. Referuar shifrave, gjatë vitit 2023 numërohen gjithsej 925 bankomate, nga 855 gjatë vitit 2022.
Përveç funksionit klasik të tërheqjes së parasë cash, ATM-të që po instalohen vitet e fundit, kryesisht ATM-të që vendosen në degët e bankave, ofrojnë edhe shërbimin e depozitimit të parave. Nëse do t’i analizojmë sipas funksionit shohim se rritjen më të lartë e kanë patur ATM-të me funksion depozitim të parave cash. Në vitin 2023 numri i tyre u regjistrua në 370 me një rritje prej 21.3%. Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se me rritje po ashtu paraqiten edhe ATM-të me funksion tërheqje dhe me funksion urdhër transfertash me 1.3% dhe 11.1% përkatësisht. Rikujtojmë se sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2023 numri i kartave bankare aktive arriti në 1.43 milionë, me një rritje me 4.6% krahasuar me një vit më parë.
“Scan Intel” ka analizuar edhe ndryshimin e bankomateve (ATM) sipas rajoneve të analizuara nga ''Banka e Shqipërisë”. Të dhënat për vitin 2023 tregojnë se rajoni i Tiranës regjistron numrin më të lartë, ndërkohë që rritjen më të lartë, krahasuar me vitin 2022, e ka shënuar rajoni i Gjirokastrës me 21.6%. Në Tiranë në vitin 2023 janë regjistruar gjithsej 544 bankomate, nga 484 që ishin në vitin 2022, duke u rritur kështu me 12.4%. Rajonet të cilat kanë shënuar rënie të ATM-ve në vitin që lamë pas janë Korça me 1.8% dhe Lushnja me 15.4%.
Të dhënat e Bankës tregojnë se numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në fund të vitit të kaluar arriti shifrën rekord prej 19,184, duke shënuar kështu një rritje me 18.2%, krahasuar me një vit më parë. Edhe sipas rajoneve vihet re një rritje e konsiderueshme e terminaleve POS, përveç rajonit të Lushnjës, i cili ka regjistruar rënie.
Duket sikur shqiptarët po shkojnë gjithmonë e më shumë drejt pagesave elektronike, por nuk mund të lëmë pa përmendur edhe ndikimin e turizmit dhe nevojën për shtimin e terminaleve për karta dhe para elektonike.
Sondazh

Në Shqipëri, ndër 4 gra ka 5 fëmijë/ Renditemi të tretët nga fundi duke lënë pas vetëm Maltën dhe Spanjën
Sipas të dhënave të ''Agjencisë Europiane të Statistikave'' në vitin 2022 Shqipëria renditet si shteti me fertilitetin më të ulët në Europë. Bazuar në......

Gratë, biznesi dhe ligji në Shqipëri/ Raporti i BB: Renditemi në vend të 41 në botë, nga 190 vende gjithsej
“Banka Botërore” ka publikuar së fundmi raportin “Gratë, Biznesi dhe Ligji” për vitin 2024. Ky raport është i pesti në seri dhe mat ligjet e rregulloret që......

Pagat u rritën më shumë në shtet/ Thellohet hendeku, rrogat në privat rreth 26% më të ulta
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2023, është 75,025 lekë, duke u rritur me 13.7%, krahasuar me të njëjtin......

Turizmi, punësimi u rrit më shumë në sektorin e shërbimeve/ Papunësia tek të rinjtë mbetet shqetësuese, ngjitet me 0.5 pikë
Sipas të dhënave të INSTAT, treguesit e punësimit u paraqitën me një rritje të lehtë gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Në tremujorin e katërt të......

Projeksionet e obezitetit në Shqipëri/ Në 2035-ën pritet të ketë më pak fëmijë të prekur nga obeziteti në vendin tonë se në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë
Obeziteti është një pandemi globale që po përhapet shpejt në të gjithë botën. Numri i fëmijeve apo të rriturve të prekur nga kjo sëmundje vazhdon të jetë në......

Si ndryshuan lejet e ndërtimit ndër vite? Durrësi, Tirana dhe Lezha me "hovin" më të madh
Numri total i lejeve të ndërtimit në Shqipëri përgjatë vitit 2023 u regjistrua në 1,602, duke shënuar një rritje prej 13%, krahasuar me vitin 2022. Sipas të......

Çmimet në ndërtim u shtrenjtuan më pak se një vit më parë/ Kostot në sektor u rritën me 4.1%, ndikuan energjia dhe transporti
Vitet e fundit ndërtimi po luan një rol të rëndësishëm në ecurinë ekonomike të vendit teksa sipërfaqet e lejeve janë shtuar ndjeshëm dhe tregu i pasurive të......

Na kushtojnë më lirë prodhimet e importit/ Energjia dhe industria përpunuese shtrenjtojnë prodhimin vendas
Bizneset prodhuese vazhdimisht po përballen me një shtrenjtim të kostos së prodhimit të mallrave. Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2023, Indeksi i......