Çmimet në ndërtim u shtrenjtuan më pak se një vit më parë/ Kostot në sektor u rritën me 4.1%, ndikuan energjia dhe transporti

Vitet e fundit ndërtimi po luan një rol të rëndësishëm në ecurinë ekonomike të vendit teksa sipërfaqet e lejeve janë shtuar ndjeshëm dhe tregu i pasurive të paluajtshme është zgjeruar, sidomos në kryeqytet. Ndonëse oferta në treg sa vjen e rritet edhe çmimet kanë shënuar të njëjtën prirje, duke reflektuar shtrenjtimin e kostove të ndërtimit. Që nga tremujori i fundit i vitit 2020, kosto e ndërtimit janë shtrenjtuar ndjeshëm si në bazë tremujore ashtu dhe vjetore.
Sipas INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e katërt të vitit 2023 arriti në 114,8 kundrejt tremujorit të katërt 2020 si periudha bazë. Në terma tremujorë themi se ky tregues u rrit me 0.7%. Rritja e Indeksit të Kushtimit në Ndërtim ka ardhur si pasojë e rritjes së shpenzimeve të energjisë elektrike, pagave dhe transportit. Konkretisht, në këtë tremujor energjia elektrike u rrit me 1.2% ndërsa dy zërat e tjerë të shpenzimeve, pra pagat dhe transporti u rritën me 1% secili.
Praktikisht, vitet e fundit, orientimi më i madh i investimeve është në ndërtim. Ndërtimi dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme kanë qenë ndër kontribuesit më të mëdhenj të rritjes ekonomike në tre vitet e fundit.
"Scan Intel’’ ka analizuar të dhënat e INSTAT për të kuptuar ecurinë vjetore të kostove të ndërtimit. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, vëmë re një shtrenjtim të kostos totale të ndërtimit të banesave me 4.1% për shkak të rritjes së çmimeve në zërat, siç janë energjia elektrike, pagat e punonjësve dhe transporti. Rikujtojmë që kostot e transportit janë rritur për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve djegëse, si nafta dhe benzina, të cilat vijojnë të tregtohen shtrenjtë.
Në terma vjetorë themi se energjia elektrike u rrit me 9%, ndërsa shpenzimet për paga dhe transport u rritën me 4.5% dhe 3.9% respektivisht. Po ashtu është reflektuar rritje edhe në shpenzimet materiale ku rritja më e lartë i atribuohet materialeve hidrosanitare me 4.4%, ndërsa materialet e ndërtimit u rritën me 3.4%, ndërsa ato elektrike me 2.1%.
Sondazh

Na kushtojnë më lirë prodhimet e importit/ Energjia dhe industria përpunuese shtrenjtojnë prodhimin vendas
Bizneset prodhuese vazhdimisht po përballen me një shtrenjtim të kostos së prodhimit të mallrave. Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2023, Indeksi i......

Çmimet nën ''kontroll" në muajin shkurt/ Inflacioni vlerësohet në 2.6%, poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë
Në më shumë se dy vite inflacioni për herë të parë ka rënë nën nivelin e objektivit të Bankës së Shqipërisë që është 3%. Sipas të dhënave të publikuara nga......

“Makinat nga Europa” në fokus të blerësve shqiptar/ Në dy muaj u regjistruan mbi 13,500 automjete, rritet interesi për elektriket dhe me 0 km
Gjatë periudhës Janar-Shkurt 2024 në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 13,597 mjete ku 84.3% e tyre janë autovetura. Përkatësisht në muajin e parë të vitit u......

Për shëndetësinë shpenzojmë $1 mld në vit/ Rreth $1350 për familje shpenzimet nga buxheti dhe nga xhepi
Buxheti i shtetit për shëndetësinë gjatë vitit aktual fiksohet pranë 65 miliardë lekëve, çka përkthehet në rreth 580 milinë euro në vit. Këto janë paratë që......

Sa do na kushtonte votimi elektronik? Rreth 200 milionë euro, ose 6,112 lekë për një votë
Sipas të dhënave zyrtare të “Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve” shpenzimet buxhetore për zgjedhjet vendore 2023 kanë prekur në total shifrën e 2.6 miliardë......

Sa është buxheti i lodrave për një fëmijë? Rreth 100 euro në vit mesatarisht. Tregu vlen thuajse 50 milionë euro
1 Qershori, dita e fëmijëve, padiskutim që ka në qendër të saj lodrat, si dhurata më e dëshiruar për ata që festojnë. Por, sa lodra blejnë shqiptarët në një......

Sa humbasin familjet nga rënia e euros? Rreth 4 mijë lekë në muaj humbje kush merr dërgesa nga emigrantët
Rënia e euros në raport me lekun ka qenë një ndër temat për të cilat është diskutuar më së shumti gjatë muajve të fundit, si përgjatë fundit të vitit 2022 po......

Sa mund të kursejë një familje shqiptare? Mesatarisht 5 mijë euro në vit. Kalkulatori, llogarit nivelin e kursimeve
Nisur nga të dhënat e “Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës” të publikuar nga INSTAT , "Scan Intel" ka analizuar shifrat për të llogaritur se sa mund......