Çmimet nën ''kontroll" në muajin shkurt/ Inflacioni vlerësohet në 2.6%, poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë

Në më shumë se dy vite inflacioni për herë të parë ka rënë nën nivelin e objektivit të Bankës së Shqipërisë që është 3%. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT për muajin Shkurt 2024, inflacioni fiksohet në 2.6%.Rikujtojmë se një vit më parë ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit ishte 7.1%.
Krahasuar me muajin Shkurt të vitit 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4.9%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4.7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.8%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.7%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.5%, “Veshje dhe këpucë” me 3.4%. Nga ana tjetër, për grupet si “Ushqime dhe pije joalkoolike” “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Shërbimi arsimor” dhe "Shëndeti, norma e inflacionit ishte më e ulët se 3%. Nga të dhënat gjatë kësaj periudhe çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 1.6%.
Përsa i përket produkteve të shportës së konsumatorit nga të dhënat rezulton se çmimet e nëngrupit të ushqimeve si “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 4.7%, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 4.6%, “mish” dhe “peshk”me 4.2% secili, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3.6%, dhe “fruta” me 2.9%. Çmimet e zarzavateve duket se në muajin shkurt janë shtrenjtuar ndjeshëm më pak se në muajt paraardhës.
"Scan Intel’’ ka analizuar gjithashtu të dhënat për të kuptuar sesi kanë ndikuar grupet kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit të analizuar më lart. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shkurt është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.96 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.45 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me 0.35 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.18 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.17 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me 0.12 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me 0.11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me 0.07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me 0.06 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Komunikimi” me 0.01 pikë përqindje. Ndërkohë, transporti ka kontribuar negativisht me 0.10 pikë përqindje.
Sondazh

“Makinat nga Europa” në fokus të blerësve shqiptar/ Në dy muaj u regjistruan mbi 13,500 automjete, rritet interesi për elektriket dhe me 0 km
Gjatë periudhës Janar-Shkurt 2024 në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 13,597 mjete ku 84.3% e tyre janë autovetura. Përkatësisht në muajin e parë të vitit u......

Për shëndetësinë shpenzojmë $1 mld në vit/ Rreth $1350 për familje shpenzimet nga buxheti dhe nga xhepi
Buxheti i shtetit për shëndetësinë gjatë vitit aktual fiksohet pranë 65 miliardë lekëve, çka përkthehet në rreth 580 milinë euro në vit. Këto janë paratë që......

Sa do na kushtonte votimi elektronik? Rreth 200 milionë euro, ose 6,112 lekë për një votë
Sipas të dhënave zyrtare të “Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve” shpenzimet buxhetore për zgjedhjet vendore 2023 kanë prekur në total shifrën e 2.6 miliardë......

Sa është buxheti i lodrave për një fëmijë? Rreth 100 euro në vit mesatarisht. Tregu vlen thuajse 50 milionë euro
1 Qershori, dita e fëmijëve, padiskutim që ka në qendër të saj lodrat, si dhurata më e dëshiruar për ata që festojnë. Por, sa lodra blejnë shqiptarët në një......

Sa humbasin familjet nga rënia e euros? Rreth 4 mijë lekë në muaj humbje kush merr dërgesa nga emigrantët
Rënia e euros në raport me lekun ka qenë një ndër temat për të cilat është diskutuar më së shumti gjatë muajve të fundit, si përgjatë fundit të vitit 2022 po......

Sa mund të kursejë një familje shqiptare? Mesatarisht 5 mijë euro në vit. Kalkulatori, llogarit nivelin e kursimeve
Nisur nga të dhënat e “Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës” të publikuar nga INSTAT , "Scan Intel" ka analizuar shifrat për të llogaritur se sa mund......

Të rinjtë, 300 mijë lekë praktika profesionale të paguara nga shteti - Ministrja Muzhaqi: “Kodimi”, 1285 përfitues në masën 100%
Një vit nga strategjia kombëtare “Rinia 2030”, ministrja e shtetit për Rininë dhe fëmijët Bora Muzhaqi, ka thënë se është realizuar rreth 70% e programit. Në......

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti - Interesi në rritje vë në “presion” prodhimin “Made in Albania”
Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e turistëve të huaj vit pas viti, për shkak të plazheve të bukura, pesiazheve malore, klimës si dhe qendrave historike, duke......