Sa mund të kursejë një familje shqiptare? Mesatarisht 5 mijë euro në vit. Kalkulatori, llogarit nivelin e kursimeve
Nisur nga të dhënat e “Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës” të publikuar nga INSTAT , "Scan Intel" ka analizuar shifrat për të llogaritur se sa mund të kursejë një familje më të ardhura mesatare në Shqipëri.
Sipas "Anketës së Buxhetit në Familje", një familje shqiptare është e përbërë mesatarisht nga 3.7 persona. Të ardhurat mesatare për frymë në vitin 2022 janë 35,725 lekë, ndërkohë shpenzimet mesatare për frymë për të njëjtin vit llogariten 23,882 lekë.
Meqënëse një familje përbëhet mesatarisht nga 3.7 persona, atëherë themi se të ardhurat mesatare mujore për një familje janë 132,182, ndërsa shpenzimet totale të një familjeje përllogariten të jenë 88,367 lekë. Nga shifrat del se një familje mesatare Shqiptare mund të lërë mënjanë në fund të muajit rreth 43,815 lekë. Ndërkohë, në fund të vitit, pra në 12 muaj një familje që përbëhet nga 3.7 persona mund të arrijë të kursejë mesatarisht 525,780 lekë, gjithmonë nëse flasim për një rast ideal.
Por si paraqitet situata e nivelit të kursimit krahasuar me një vit më parë? Në një analizë analoge, të dhënat për vitin 2021 tregojnë se të ardhurat mesatare mujore për një familje shqiptare janë 30,962 lekë për frymë, ndërsa shpenzimet mujore janë 22,850 lekë për frymë. Duke përdorur të njëjtën logjikë të përllogaritjes së nivelit të kursimeve rezulton se një vit më parë familjet shqiptare kursenin mesatarisht 30,011 lekë në muaj dhe 360,132 lekë në vit.
Në përfundim të analizës rezulton se një familje mesatare shqiptare mund të rrisë nivelin e kursimit deri në 165,500 lekë më shumë në një periudhë njëvjeçare. Ky konkluzion mbështetet edhe nga të dhënat e "Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës" të cilat shpjegojnë se në vitin 2022 rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri është ulur me 1.4 pp, krahasuar me vitin 2021.
“Scan Intel” ka përgatitur një kalkulator mbi kursimin, ku gjithësecili mund të llogarisë sa para dhe sa vite do t'i duhen për të arritur nivelin e kursimeve që dëshirojnë

Të rinjtë, 300 mijë lekë praktika profesionale të paguara nga shteti - Ministrja Muzhaqi: “Kodimi”, 1285 përfitues në masën 100%
Një vit nga strategjia kombëtare “Rinia 2030”, ministrja e shtetit për Rininë dhe fëmijët Bora Muzhaqi, ka thënë se është realizuar rreth 70% e programit. Në......

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti - Interesi në rritje vë në “presion” prodhimin “Made in Albania”
Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e turistëve të huaj vit pas viti, për shkak të plazheve të bukura, pesiazheve malore, klimës si dhe qendrave historike, duke......

Raporti i Agjencisë së Prokurimeve për tenderët në 2023 - “Në 1218 procedura të finalizuara mori pjesë vetëm 1 operator ekonomik”
30% e tenderëve që u finalizuan me sukses gjatë vitit që shkoi u dhanë pa garë, pasi pjesëmarrës ishte vetëm një operator ekonomik. Sipas të dhënave të nxjerra......

Nga kioskat te ndërtesat, në Tiranë u shembën 135 objekte - Bllokohen 114 objekte për mos pagesë të taksave dhe lirim hapësirash publike
Qeveria shqiptare në shtatorin e vitit 2022, ndërmori një aksion ku përmes një VKM-je të botuar në Fletoren Zyrtare, do të sekuestroheshin për llogari të......

Milsped Albania, zgjeron shërbimet logjistike kombëtare dhe ndërkombëtare për bizneset!
Milsped Albania, pjesë e grupit BALFIN, ka zgjeruar hapësirat trajtuese të mallrave me një mjedis të ri që i shtohet mjediseve ekzistuese prej 14 mijë m2 pranë......

Si përfitohet e drejta për të shfrytëzuar pronat publike? - Kriteret/ Korporata e Investimeve vendos t’i shesë, apo t’i japë me PPP
Korporata Shqiptare e Investimeve do të ketë në dorë të menaxhojë të gjitha pronat publike të cilat i transferohen, duke i dhënë ato për përdorim tek......

Parajsat fiskale shpërblyese? Pse ky shtet europian mund të përfitojë nga reformat e OECD-së
E shtrirë përgjatë lumit Liffey të Dublinit është një hapësirë e madhe ndërtesash qelqi zyrash. Nganjëherë të referuara si 'Silicon Docklands', pseudonimi......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht teksa është blerë sot me 94.9 lekë dhe është shitur me 95.8 lekë në raport me dje sipas kursit të këmbimit......