Raporti i Agjencisë së Prokurimeve për tenderët në 2023 - “Në 1218 procedura të finalizuara mori pjesë vetëm 1 operator ekonomik”

30% e tenderëve që u finalizuan me sukses gjatë vitit që shkoi u dhanë pa garë, pasi pjesëmarrës ishte vetëm një operator ekonomik. Sipas të dhënave të nxjerra nga sistemi i prokurimit elektronik, rezulton se numri i procedurave tenderuese mbi kufirin monetar prej 1 mln lekë, me një ofertë të dorëzuar dhe të finalizuar me njoftim fituesi është 1218, nga totali prej 4007 tenderë që u finalizuan me fitues gjatë periudhës janar – dhjetor 2023.
Po ashtu, sipas të dhënave nga Agjencia e Prokurimit Publik rezulton se 112 prej procedurave prokuruese, ku ka marrë pjesë vetëm një operator kanë qenë tenderë mbi kufirin e lartë monetar.
Ndërkaq, sa i takon fondit total që është tenderuar pa garë, për të dytin viti radhazi APP nuk e bën publik shifrën, ndërkohë që në viti 2021 kjo vlerë arriti në 330 mln euro apo 21% e fondit total të prokuruar.
Realizimi i procedurave të prokurimit publik me vetëm një pjesëmarrës nuk është i ndaluar nga legjislacioni në fuqi, por gjithsesi ato përbëjnë arsye për ngritjen e flamujve të kuq, për shkak të mungesës së konkurrencës.
Ndërkohë që, mungesa e konkurrencës ul mundësitë e kursimit të parave publike, pasi vlerësimi i ofertës mbi çmimin më të favorshëm të ofruar është i pamundur.
Sipas Agjencisë së Prokurimit Publik, nga të gjitha procedurat tenderuese të realizuara vitin që shkoi vlera totale e kursyer e procedurave të fituara ndaj fondit total limit arriti në 15% apo rreth 20.3 mld lekë.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Nga kioskat te ndërtesat, në Tiranë u shembën 135 objekte - Bllokohen 114 objekte për mos pagesë të taksave dhe lirim hapësirash publike
Qeveria shqiptare në shtatorin e vitit 2022, ndërmori një aksion ku përmes një VKM-je të botuar në Fletoren Zyrtare, do të sekuestroheshin për llogari të......

Milsped Albania, zgjeron shërbimet logjistike kombëtare dhe ndërkombëtare për bizneset!
Milsped Albania, pjesë e grupit BALFIN, ka zgjeruar hapësirat trajtuese të mallrave me një mjedis të ri që i shtohet mjediseve ekzistuese prej 14 mijë m2 pranë......

Si përfitohet e drejta për të shfrytëzuar pronat publike? - Kriteret/ Korporata e Investimeve vendos t’i shesë, apo t’i japë me PPP
Korporata Shqiptare e Investimeve do të ketë në dorë të menaxhojë të gjitha pronat publike të cilat i transferohen, duke i dhënë ato për përdorim tek......

Parajsat fiskale shpërblyese? Pse ky shtet europian mund të përfitojë nga reformat e OECD-së
E shtrirë përgjatë lumit Liffey të Dublinit është një hapësirë e madhe ndërtesash qelqi zyrash. Nganjëherë të referuara si 'Silicon Docklands', pseudonimi......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht teksa është blerë sot me 94.9 lekë dhe është shitur me 95.8 lekë në raport me dje sipas kursit të këmbimit......

Kërkesa botërore për naftë pritet të rritet - Shkaku, rrugët e gjata të transportit për shkak të sulmeve në Detin e Kuq
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë rriti me 110 mijë fuçi në ditë parashikimet e saj të kërkesës për naftë me 110,000 fuçi në ditë, krahasuar me ato të një......

Rreziku i plastikës në organizmin e njeriut - Identifikohen më shumë se 16 mijë lëndë kimikate
Të paktën 3,000 kimikate më shumë janë të pranishme në plastikë, nga paketimi i ushqimit, te lodrat e fëmijëve, e deri te pajisjet mjekësore, zbuloi një......

Studiuesit në Seul krijojnë “orizin e viçit”! - Mund të shërbejë si një burim i qëndrueshëm proteinash
Studiuesit koreano-jugorë kanë kryer me sukses rritjen e qelizave të viçit në kokrrat e orizit në atë që ata thonë se është një hap i madh drejt arritjes së......